Lajmet

​Borrell njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

Borrell ka shkruar në Twitter se po punojnë për paketën e gjashtë të sanksioneve.

Published

on

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka njoftuar se paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë do të përfshijë eksportet e naftës, edhe më shumë banka ruse dhe ata që janë përgjegjës për përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

Borrell ka shkruar në Twitter se po punojnë për paketën e gjashtë të sanksioneve, e cila parashikon përjashtimin e edhe më shumë bankave nga SWIFT, zgjerimin e listës së sanksioneve të sanksionuara ndaj shpërndarësve të informacionit dhe importin e naftës ruse.

Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen pritet të paraqesë një paketë të gjashtë sanksionesh në Parlamentin Evropian nesër në mëngjes, të cilat duhet të miratohet nga shtetet anëtare.

Lajmet

Kaq mallra të falsifikuara ka konfiskuar Dogana e Kosovës gjatë vitit 2024

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Pronësi Industriale ka shënuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se qeveria e ka kuptuar rëndësinë e pronësisë intelektuale, andaj atë e ka shndërruar në politikë publike konkrete.

Sipas saj, përmes markave tregtare kanë avancuar në ruajtjen e pronësisë intelektuale, derisa përmendi se janë zgjidhur 741 raste të shkeljeve ndër vite të markave tregtare.

Ajo theksoi se pronësia intelektuale është e rëndësishme në shekullin e teknologjisë dhe revolucionit industrial.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Doganës së Kosovës, Driton Azemi, tha se vitin 2024 kanë pasur 148 kërkesa për veprim doganor në fushën e pronësisë intelektuale.

Po ashtu ai tha se në vitin e kaluar kanë konfiskuar mbi 272 mijë artikuj si mallra të falsifikuara me një vlerë të përgjithshme 12.5 milionë euro.

Dogana e Kosovës që nga fillimi ka marrë përgjegjësitë dhe rolin e saj me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe i ka kryer të gjitha detyrat e saj. Këtu po e veçoj se vetëm gjatë vitit 2024 ne kemi shqyrtuar 148 kërkesa për veprim doganor në fushën e të drejtave pronësisë intelektuale, ndërkaq 601 kërkesa që kanë të bëjnë me marka tregtare si dhe 40 kërkesa për të drejtat e autorit. Si rezultat i këtij angazhimi dhe falë bashkërendimit të ngushtë me të gjithë akterët të  tjerë relevant gjatë vitit 2024 Dogana e Kosovës ka iniciuar 805 raste për verifikimin e mallrave me dyshim për shkelje të pronësisë intelektuale. Ka arritur të konfiskojë mbi 272 mijë artikuj të cilët pas verifikimit janë konstatuar si mallra të falsifikuara me një vlerë të përgjithshme prej 12.5 milionë euro”, theksoi ai.

Krahas kësaj në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, u diskutua edhe për “Muzika dhe Pronësia Intelektuale: Krijimtaria, Institucionet dhe Mbrojtja Ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Hapet edhe një zyrë e Postës së Kosovës në Leposaviq

Published

on

By

Autoritetet e Kosovës kanë hapur zyrën e katërt të Postës së Kosovës në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Në hapjen e kësaj zyre, që është e dyta që është hapur në qendër të Leposaviqit, ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ky është një lloj bashkëdyzimi i ligjshmërisë dhe cilësisë. Ata operatorët e palicencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës, ku përveç dërgesave të zakonshme të Postës, mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit”, tha Kurti.

Nga Posta e Kosovës thanë se në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviqit – tani ky institucion ka trembëdhjetë pika. Shumica e pikave – 11 prej tyre – sipas Postës, janë hapur vetëm në dy vjetët e fundit.

Megjithatë, një nga pikat e Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill u sulmua me dy granata dore. Sulmi ndodhi disa ditë pasi kjo pikë ishte hapur.

Sulmi u dënua nga zyrtarët në Kosovës dhe nga Gjermania. Kurti, e ishte cilësuar sulmin si “orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës”.

Sulme në veriun e Kosovës janë regjistruar edhe vitin e kaluar, teksa institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë një sërë hapash për, siç kanë thënë, shtrirjen e sovranitetit në këtë pjesë të vendit.

Këtu përfshihet mbyllja e organeve të përkohshme komunale – që funksiononin sipas sistemit të Serbisë – dhe ndërmarrjet e tyre publike. Po ashtu, janë mbyllur edhe Posta e Serbisë në veri, Banka Postare Kursimore, Thesari i Bankës Kombëtare, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Rrethi Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe të tjera.

Në veri, po ashtu është ndaluar përdorimi i dinarit serb për kryerjen e pagesave. Serbia ka financuar strukturat paralele në veri dhe ka mbështetur serbët atje përmes pensioneve dhe shtesave të tjera, në dinarë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar shumë nga veprimet e Prishtinës në veriun e Kosovës, duke i vlerësuar si veprime të paakordinuara./REL/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

Published

on

By

Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marshim proteste ditën e nesërme të datës 29 prill 2025, duke filluar nga ora 12:05.

Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit të Shkupit, dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.

Ky marsh ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane: Familjet e të zhdukurve meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre

Published

on

By

E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, bëri homazhe te memoriali kushtuar personave të zhdukur.

Ambasada amerikane është e përkushtuar të mbështesë të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më tutje, ambasada thekson se familjet meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre.

Continue Reading

Të kërkuara