Lajmet

​Bordi i KEK-ut kërkon sërish rritje të çmimit të rrymës, kritikohet nga Komisioni Hetimor

U fol edhe për transferimin e subvencionit qeveritar, miliona euro nga KEK-u te kompania private KESCO për blerje të rrymës.

Published

on

Kryesuesi i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Haziri po kërkon sërish shtrenjtim të energjisë elektrike për qytetarët, për të pasur siç tha ai investime dhe sistem të qëndrueshëm energjetik në vend.

Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike, Haziri ka folur edhe për transferimin e subvencionit qeveritar, miliona euro nga KEK-u te kompania private KESCO për blerje të rrymës.

Fillimisht deputeti Pal Lekaj ka thënë se nuk ka qenë e arsyeshme të rritet çmimi i energjisë elektrike, derisa sipas tij në KEK janë derdhur miliona euro nga Qeveria dhe kjo korporatë ka plotësuar rreth 95 për qind të nevojave për qytetarët.

“Është bërë shtrenjtimi i rrymës pothuajse pa nevojë, ka pasur subvencione, milionat kanë shkuar dhe KEK ka qenë në gjendje diku 95 për qind me mbulu tërësinë për energjinë”, theksoi Lekaj.

Por këtë rritje e ka arsyetuar kryesuesi i Bordit të KEK-ut, Haziri dhe për më tepër tha se është e nevojshme të rriten sërish çmimet e energjisë elektrike.

“Nuk pajtohem që s’ka pasur nevojë me u rrit çmimi i energjisë, përkundrazi edhe tash ka nevojë me u rrit ky çmim, përkundër asaj që dikush mundet mos me u pajtua. Nëse dëshirojmë të bëjmë investime kapitale dhe të krijojmë një sistem të qëndrueshëm energjetik në Kosovë, bartës i së cilit është Korporata Energjetike e Kosovës, nuk kemi qare pa pasur mjete shtesë. Këto mjete shtesë nëse nuk i sigurojmë përmes afarizmit të ndërmarrjes, ne duhet me i marrë prej buxhetit të Kosovës”, theksoi Haziri.

Ndaj kërkesës së kryesuesit të Bordit ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila. Shefja e GP të VV-së, i tha Hazirit se nuk është ftuar në komision të flasë për tarifat.

“Njëjtë sikur kryesuesi kisha thënë edhe unë se nuk jeni të ftuar këtu për tarifa. Sepse mënyra se si tarifohen ose si ngriten çmimet e energjisë elektrike është debat me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë”, tha ajo.

Pas kësaj pati edhe një përplasje ndërmjet kryetarit të Komisionit, Driton Selmanaj dhe deputetes Mimoza Kusari Lila, kur nuk iu dha fjala deputetes në fjalë.

Kusari-Lila: Çka e ke të paqartë zotëri Selmanaj, ta sqaroj?

Selmanaj: Nuk po më duhen sqarimet nga ana juaj, të themi të drejtën. Ne kemi të ftuarin këtu dhe marrim përgjigje.

Gjatë këtij raportimi , kryesuesi Haziri ka komentuar edhe kërkesën e qeverisë, për milionat e subvencionit për KEK-un që janë bartur tek kompania private, KESCO për blerje të energjisë.

Haziri tha se kjo përgjegjësi bie mbi Ministrinë e Ekonomisë, sepse kjo ministri kështu ka vendosur.

“Edhe transferimi i mjeteve te KEK-u, është një marrëveshje për të cilën ka vendosur Ministria e Ekonomisë, edhe te rasti i kalimit(te KESCO), prapë kontrata është nënshkruar prej të njëjtit person. Ka qenë vendim i ministrisë dhe i qeverisë për me i kalu ato mjete nuk ka qenë vendim i KEK-ut. KEK-u e ka ekzekutuar një kërkesë të qeverisë”, tha ai.

Në këtë komision gjatë ditës është intervistuar edhe ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë publike KOSTT, Kadri Kadriu. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara