Lajmet

​“Boll Ma”, protestojnë gastronomët, kërkojnë lirimin e masave antiCOVID

Protestës së gastronomëve iu janë bashkuar edhe disa qytetarë, e të cilët kërkojnë lirimin e dasmave.

Publikuar

“Boll Ma”, “Vriteni virusin dhe bizneset”, “Le tus Dance” janë disa nga pankartat që përfaqësuesit e bizneseve po mbanin në duar derisa po protestonin para objektit të Qeverisë së Kosovës për t’i kundërshtuar masat antiCOVID-19.

Protestës së gastronomëve iu janë bashkuar edhe disa qytetarë, e të cilët kërkojnë lirimin e dasmave.

Përfaqësues të bizneseve të gastronomisë po kërkojnë lirimin e masave antiCOVID-19, e të cilat kërkesa tash e sa kohë po kërkojnë nga Qeveria, por siç thonë ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka thënë se janë që 20 muaj të mbyllur, ku ka shtuar se që i janë drejtuar ekzekutivit, por që këta të fundit nuk janë përgjigjur.

“Pothuajse janë 20 muaj me të gjithë bashkëpunëtorët e kemi ngritur zërin për kërkesat si përfaqësues të bizneseve. Për t’i shmangur protestat shumë herë i jemi drejtuar Qeverisë por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot jemi këtu për t’i kundërshtuar masat e fundit. Derisa ata po mbajnë darkën e lamës, ndërsa neve nuk na lejohet të punojmë. Gjendja e pandemisë ende s’ka përfunduar por po ashtu bota po funksionojë duam të funksionojë edhe te ne”, ka thënë Sogojeva.

Kurse kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi para protestuesve teksa tha se duan të dëshmojnë që janë të punë e jo të dhunës, shtoi edhe se nuk do të ndalen së protestuari e që kjo protestë sipas tij nuk do të jetë e qetë.

Vlen të theksohet se me masat e fundit të Qeverisë lidhur me pandemisë, gastronomia lejohet deri në 23:00 ndërsa muzika ndalet në orën 21:30.

Lajmet

​Gjykata e Apelit vendos: Vula e PD-së i takon Berishës, rrëzohet Lulzim Basha

Publikuar

nga

Gjykata e Apelit vendosi që vula e Partisë Demokratike t’i kalonte Rithemelimit, grupimit të Sali Berishës.

Gjykata e Apelit vendosi mospranim të ankimimit të Enkelejd Alibeajt me vendim unanim nga të reja gjyqtaret.

Trupa gjykuese e përbërë nga Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro nuk pranuan ankimin, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri se vula i takon Berishës.

Në 27 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë nga Agron Zhukri që njihte si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën. Në arsyetimin e dhënë nga gjykata e Lartë theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje proceduriale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedurial. /TopChannel/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hovenier: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë

Publikuar

nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë për të cilën dy vendet duhet të angazhohen dhe ta shtyjnë agjendën përpara. Hovenier shtoi se përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.

Këto deklarime Hovenier i bëri gjatë samitit “The Western Balkans 2024”, ku sipas tij po synohet që të mbështeten dhe përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.

“Prioriteti jonë numër një për Ballkanin Perëndimor është i bazuar në përpjekjet tona për të mbështetur integrimin evropian sepse ne synojmë të mbështesim dhe të përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor plotësisht në strukturat evropiane sepse e ardhmja e rajonit është në BE dhe si pjesë e komunitetit transatlantik veçanërisht NATO-s për ato shtete që duan të jenë pjesë e saj”, tha Hovenier.

Hovenier ka përmendur edhe rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve që kanë arritur Kosova e Serbia.

“Duhet të angazhohemi bashkërisht edhe kolektivisht për të gjitha këto sfida politike dhe veçanërisht për Kosovën me qenë se këtu punoj e jetoj. Kemi edhe një sfidë për pozicionimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kosova duhet së bashku me Serbinë ta shtyjnë përpara agjendën e tyre. Ka një varg zyrtarësh amerikan që kalojnë shumë kohë për nevojën për zbatimin e plotë nga Kosova e Serbia të obligimeve që i kanë marr përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja më lejoni të them se përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha Hovenier.

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë këtij samiti ka përmendet se Kosova s’ka probleme me serbët lokal, por me Beogradin zyrtar që sipas tij nuk është distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe Putinit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Blinken thotë se fati i planit të armëpushimit është në duart e Hamasit

Publikuar

nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se nëse plani i armëpushimit, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk përparon, Hamasi do të jetë fajtor.

Blinken përsëriti thirrjen e tij për Hamasin që të pranojë planin siç është përshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, 11 ditë më parë. Ai tha se përgjegjësia është mbi “një djalë” që fshihte “dhjetë kate nën tokë në Gaza” për të votuar, duke iu referuar liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ai shtoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj propozimit gjatë bisedimeve të së hënës në Jerusalem.

Netanyahu nuk e ka miratuar publikisht atë që Biden përshkroi dhe as nuk u deklarua lidhur me atë nëse përputhet me një propozim izraelit në të cilin bazohej deklarata e Bidenit.

Blinken e përshkroi si një “shenjë shpresëdhënëse” përgjigjen e Hamasit ndaj një rezolute të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të hënën.

Sipas rezolutës, Izraeli ka pranuar atë që Biden ka paraqitur dhe i bëri thirrje që edhe Hamasi të veprojë njëjtë. Këtë rezolutë e përshëndeti edhe Hamasi. Por Blinken tha se përgjigja e Hamasit nuk është përfundimtare, duke shtuar se “ajo që ka rëndësi” është ajo që thuhet nga udhëheqja e Hamasit në Gaza, “dhe kjo është ajo që ne nuk e kemi”.

“Nëse propozimi nuk do të procedohet, atëherë do të jetë “në dorën e tyre”, tha ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin

Publikuar

nga

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes dy Koreve, ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin. Ushtarët koreano jugorë kanë qëlluar në ajër për të paralajmëruar disa trupa koreano verior që kaluan kufirin mes dy vendeve. Incidenti ndodhi në zonën e demilitarizuar në një kohë që tensionet mes dy Koreve vijojnë të përshkallëzohen.

Raportohet se një grup ushtarësh koreano verior me mjete fushore hynë në territorin koreano jugor, mesa duket gabimisht. Ata u tërhoqën menjëherë pasi koreano jugoret qëlluan për ti paralajmëruar. Gjatë javëve të fundit, veriu ka lëshuar qindra balona të mbushura me mbeturina drejt qytezave kufitare të jugut.

Seuli u kundërpërgjigj duke transmetuar muzikë pop dhe propagandë me megafonë. Aktivistë koreano jugore gjithashtu lëshuan balona me material propagandistike drejt veriut.  Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit koreano verior Kim Kong Un, ndërkohë ka kërcënuar jugun me kundërveprime të reja nëse vijonte këto veprime.

Vitin e shkuar, Kim Jong Un i dha fund të gjitha përpjekjeve për një bashkim të paqtë me jugun, duke akuzuar Seulin për akte armiqësore ndaj veriut. Që atëherë, veriu çmontoi një monument që simbolizonte bashkimin në penian dhe I dha fund të gjitha komunikimeve me jugun.

Në fillim të këtij muaji, Korea e Jugut anuloi të gjitha bashkëveprimet e mbetura nën marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në 2018-ën me veriut, çka I hapi rrugë rifillimit të stërvitjeve dhe aktivitete propagandistike.  Ndërkohë, gjatë muajve të fundit, Seuli ka gjurmuar ushtarë koreano veriorë që instalonin mina përgjatë kufirit dhe shkëpusnin lidhjet hekurudhore me jugun./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara