Lajmet

​Bojkotimi i mësimit në “Sami Frashëri”, KMDLNj kërkon nga komuna e Prishtinës ta zgjidhë problemin

Sipas mësimdhënësve, ata nuk e pranuan drejtoreshën, e cila sipas tyre është përzgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Published

on

Në Gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet tash e sa ditë nuk po mbahet procesi mësimor për shkak se mësimdhënësit nuk po e pranojnë Fahrije Retkoceri për drejtoreshë të kësaj shkolle. E gjithë kjo ka ardhur pas konkursit për zgjedhjen e drejtorit të ri të gjimnazit.

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, sot takuan Këshillin grevist të Gjimnazit “Sami Frashëri”, me ç’rast u informuan për gjendjen e krijuar në këtë shkollë.

Sipas mësimdhënësve, ata nuk e pranuan drejtoreshën, e cila sipas tyre është përzgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe se ata janë të vendosur të mos mbajnë mësim deri në plotësimin e kërkesës. Grevës i janë bashkangjitur 46 mësimdhënës ndërsa dy të tjerë nuk janë pjesë e grevës.

Mësimdhënësit pohuan se ata kanë pasur informata disa muaj më parë se e njëjta do të vijë si drejtoreshë dhe pohuan se ajo ka pasur pretendime se do të “vendosë rregull” në këtë shkollë.

Mësimdhënësit pohuan se që nga njoftimi publik i DKA-së së komunës së Prishtinës për përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm, kanë dorëzuar një peticion me të cilin shprehin pakënaqësitë për gjithë procesin duke e përfshirë edhe procesin e intervistimit, ku sipas të njejtëve as Komisioni vlerësues nuk ka qenë i kompletuar.

Që në ditën e parë të punës si drejtoreshë , stafi në shenjë pakënaqësie në momentin kur drejtoresha ka hyrë në sallën e profesorëve, kanë lëshuar sallën të gjithë. Sipas mësimdhënësve, kanë pasur edhe presion nga jashtë dhe veçanërisht nga DKA e Prishtinës për ndërprerje të grevës.

Në këtë konkurs kanë qenë kandidatë zëvendës drejtori aktual dhe një mësimdhënës, të cilët pohuan se nuk kanë marrë pjesë në intervistim ngase kanë pasur informata se drejtoresha aktuale do të emërohet në këtë pozitë dhe se ata nuk kanë dashur të jenë pjesë e një procesi të montuar.

Mësimdhënësit kanë kërkuar që të kenë edhe një takim me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, sipas të cilëve besojnë se ka qenë vendim i tij për emërimin e drejtoreshës.

KMDLNJ gjithashtu takoi drejtoreshën aktuale, Fahrije Retkoceri e cila tha se ka përfillur të gjitha procedurat e kërkuara me konkurs dhe ligj dhe se ajo nuk ka asnjë pretendim siç pohojnë disa nga mësimdhënësit grevistë.

Gjithashtu, ajo u shpreh e gatshme për bashkëpunim me të gjitha institucionet për të gjetur zgjidhje.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) fton Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës që të gjejë një zgjidhje sa më parë për këtë situatë të krijuar ngase sot është dita e 5-të që nuk po zhvillohet mësimi në këtë shkollë.

Sipas KMDLNJ-së, në rastin konkret, nxënësit e kësaj shkolle po e pësojnë për faktin se pa fajin e tyre janë të përjashtuar nga procesi mësimor duke ua shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut.

Për këtë arsye KMDLNJ fton të gjitha palët ta tejkalojnë situatën e krijuar, të vazhdohet procesi mësimor dhe të hetohet rasti, që nga shpallja e konkursit, intervistimi e deri te përzgjedhja pas së cilës do të përcaktohej përgjegjësia konkrete për situatën e krijuar dhe në përputhje me këtë do të ndërmerreshin masat ndaj atyre që iu dëshmohet përgjegjësia.

Për KMDLNJ-në vetëm ndërprerja dhe vazhdimi i procesit mësimor është e pranueshme, ndërsa kundërshtimi i zgjedhjes së drejtoreshës që po kundërshtohet mund dhe duhet të bëhet vetëm dhe përmes rrugëve ligjore.

Lajmet

​Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Published

on

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.

Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.

“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.

Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Published

on

By

Aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.

Raportohet nga mediat se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar dy persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, teksa të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara