Lajmet

​Blinken: Ukrainasit qëndrojnë të fortë

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për udhëtimin e tij në Kiev, duke thënë se ishte një shans për të demonstruar fuqishëm mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për qeverinë ukrainase.

Ai ka thënë se gjatë takimit me zyrtarët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shprehu vlerësimin e tij për udhëheqjen e presidentit Joe Biden dhe bujarinë e SHBA-së ndaj Ukrainës, raporton BBC.

Blinken ka shtuar se Rusia vazhdon të përpiqet të brutalizojë pjesë të Ukrainës, por ukrainasit po qëndrojnë të fortë. Ai gjithashtu thotë se Moska po dështon në qëllimet e saj të luftës, ndërsa Ukraina po ia del.

Sekretari i Shtetit ka thënë se një Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të jetë shumë më gjatë se sa është në skenë Vladimir Putin i Rusisë.

Lajmet

Policia dhe Prokuroria Speciale me aksion brenda “Pallatit të Rinisë”, një i arrestuar

Published

on

By

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale është duke zhvilluar një operacion policor brenda ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë” në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale po kryhen kontrolle dhe deri më tani një person është arrestuar.

Dyshimet raportohen se janë ngritur për keqpërdorime dhe përfshirje të personave të caktuar në veprimtari të kundërligjshme.

Continue Reading

Lajmet

Uji i Liqenit të Badocit vazhdon të jetë i papijshëm, thotë IKSHPK-ja

Published

on

By

Shkalla e manganit në ujin e Liqenit të Badocit ka rënë, por pamjaftueshëm që ai të përdoret për pije, ka thënë të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).

IKSHPK-ja tha në një shkrim në Facebook se ka vazhduar vëzhgimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”, i cili vjen nga Liqeni i Badocit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të manganit javën e kaluar.

“Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundjavës, vërehen ulje e vlerave të Manganit. Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, tha IKSHPK-ja.

IKSHPK-ja tha se udhëzimi i saj nga java e kaluar që uji nga ky liqen të mos përdoret për pije – por vetëm për pastrim – mbetet në fuqi derisa të bjerë vlera e manganit nën shkallën e lejuar.

Edhe vitin e kaluar, IKSHPK kishte udhëzur mospërdorimin për pije të ujit nga ky liqen, për shkak të ngritjes së vlerave të manganit.

Ajo tha se ekipet e saj do të vazhdojnë të mbikëqyrin ujin e pijes nga Liqeni i Badocit edhe gjatë ditëve në vijim.

Ekspertët kanë thënë se rritja e niveleve të manganit ndodh zakonisht kur ndërrohen stinët.

Mangani konsiderohet lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, përfshirë metabolizmin e kolesterolit, të glukozës e të karbohidrateve, në formim të kockave, në mpiksjen e gjakut, dhe në reduktimin e inflamacionit.

Por, kur sasia teprohet, sikurse me gjithçka tjetër, e mira bëhet e dëmshme.

Uji i liqenit të Badocit, dhe ai i liqenit të Batllavës, përdoren për pije në rajonin e Prishtinës.

Eksperti për ujërat, Skendër Bublaku, i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se rritja e niveleve të manganit në liqenin e Badocit – i krijuar në vitet ’60 – është rezultat i faktorëve natyrorë dhe njerëzorë.

“Fillimisht, ajo është një zonë relativisht e pasur me minerale. Liqeni e ka pasur një problem teknik prej fillimit, marrja e ujit bëhet relativisht ulët, afër fundit të liqenit. Dhe, kjo e bën gjithmonë problematike prezencën e metaleve në tokë, në krahasim me liqenet e tjera”./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Vjedhje e rëndë në një banesë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas raportit person/a, të panjohur me përdorim force dyshohet se kishin depërtuar në një banesë nga e cila kishin vjedhur gjësende të ndryshme, një pistoletë me disa fishekë.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Komuna nënshkruan kontrata me 24 operatorë privat – Rama: Nëse s’blejnë autobus të rinj u revokohen licencat

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontrata me 24 operatorë privat të transportit publik. Përmes kësaj kontrate, operatorët privatë do të paguhen sipas kilometrave të realizuar.

Kontrata përcakton që operatorët privatë obligohen që t’i blejnë autobusë të rinj, në të kundërtën atyre mund t’u revokohet licenca.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se kjo marrëveshje hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe se qytetarët do të paguajnë një biletë.

“Sot kjo ditë shënon një tranformim të trafikut urban, duke i nënshkruar 24 kontrata me sektorin privat. Prej sot e tutje kontratat do t’i kenë tetëvjeçare këto kontrata dhe u mundëson që të investojnë në autobusë të rinj. Kemi punuar shumë që ta krijojmë një sistem të ri dhe në mënyrë që qytetarët ta blejnë veç një biletë. Që nga 1 janari qytetarët do ta blejnë veç një biletë”, u shpreh Rama.

“Kjo e krijon një ekuilibër dhe një baras-peshë të shërbimeve që do të ketë një ‘garë’ ndërmjet sektorit privat dhe publik në mënyrë që standardi të jetë i barabartë. Kontrata është njëvjeçare që t’i blejnë autobusët, në të kundërtën do t’u merre licenca”, deklaroi Rama.

Continue Reading

Të kërkuara