Në një kohë kur diagnostikimi i hershëm dhe i saktë po konsiderohet çelësi kryesor për trajtimin e suksesshëm të shumë sëmundjeve, United Hospital po vazhdon të investojë në teknologjitë më të avancuara mjekësore, duke e vendosur shëndetin dhe sigurinë e pacientëve në qendër të çdo shërbimi. United Hospital është shndërruar në një nga adresat më të besueshme për qytetarët që kërkojnë diagnostikim të saktë, trajtim bashkëkohor dhe kujdes të avancuar shëndetësor.
I pajisur me sistemin modern të rezonancës magnetike (MRI) të gjeneratës së fundit, të integruar me Inteligjencë Artificiale, spitali po sjell standarde të reja në fushën e radiologjisë dhe diagnostikimit në Kosovë. Kjo teknologji mundëson imazhe me rezolucion të lartë, analiza më të detajuara dhe identifikim më të hershëm të ndryshimeve patologjike, duke ndihmuar mjekët në marrjen e vendimeve klinike më të sakta.
United Hospital është shndërruar në një nga adresat më të besueshme për qytetarët që kërkojnë diagnostikim të saktë, trajtim bashkëkohor dhe kujdes të avancuar shëndetësor.
I pajisur me teknologjinë më moderne diagnostike dhe me një ekip mjekësh specialistë me përvojë të gjerë profesionale, spitali po vendos standarde të reja në ofrimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë.
Diagnostikimi i hershëm dhe i saktë i sëmundjeve mbetet një nga shtyllat kryesore të suksesit në mjekësinë moderne, ndërsa pikërisht për këtë kujdeset çdo ditë stafi profesional i United Hospital, duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologjinë më të avancuar.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe gatishmëria për t’u ofruar pacientëve zgjidhjet më të mira terapeutike e kanë bërë United Hospital një qendër referuese ku shëndeti i pacientit trajtohet si prioritet absolut dhe ku çdo rast merr vëmendjen e merituar nga mjekë të zotë, të përgatitur dhe të përkushtuar ndaj misionit të tyre për të shpëtuar dhe përmirësuar jetë.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, përdorimi i Inteligjencës Artificiale në rezonancën magnetike jo vetëm që rrit saktësinë diagnostike, por edhe shkurton kohën e ekzaminimit, përmirëson cilësinë e imazheve dhe e bën përvojën e pacientit më të rehatshme dhe më efikase.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike, United Hospital ofron ekzaminime MRI për regjione të ndryshme të trupit, rezonancë të plotë të shtyllës kurrizore (All Spine MRI) si dhe rezonancë të të gjithë trupit (All Body MRI), duke u mundësuar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre shëndetësore nëpërmjet teknologjisë më bashkëkohore.

Përfaqësuesit e spitalit theksojnë se investimet në pajisje moderne dhe në zhvillimin profesional të stafit kanë një qëllim të vetëm: ofrimin e kujdesit më cilësor dhe më të sigurt për pacientët. Sipas tyre, çdo ekzaminim realizohet sipas standardeve ndërkombëtare, duke garantuar saktësi, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti.
Përveç diagnostikimit të avancuar, United Hospital vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve specialistike, duke bashkuar teknologjinë moderne me ekspertizën e mjekëve të profileve të ndryshme. Kjo qasje ka bërë që spitali të fitojë besimin e një numri në rritje pacientësh, të cilët vlerësojnë cilësinë e shërbimeve dhe kujdesin e vazhdueshëm që u ofrohet.
Mesazhi i institucionit mbetet i qartë: kontrolli i rregullt dhe diagnostikimi i hershëm janë investimi më i rëndësishëm për shëndetin. Për këtë arsye, United Hospital po vazhdon të qëndrojë pranë qytetarëve me teknologji të avancuar, staf të specializuar dhe një përkushtim të palëkundur për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të secilit pacient.
Besimi i pacientëve, vlerësimi më i madh për profesionalizmin dhe përkushtimin në kujdesin kardiologjik
Çdo fjalë mirënjohjeje nga pacientët përbën motivimin më të madh për të vazhduar misionin tonë me përkushtim dhe përgjegjësi. Kur profesionalizmi, ekspertiza mjekësore dhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj shëndetit të zemrës vlerësohen nga ata që kanë përfituar nga shërbimet tona, ky është treguesi më i qartë i besimit të ndërtuar ndër vite.
Vlerësimi i pacientes S.K. Dogani për Dr. Edis Demirin, kardiolog invaziv në United Hospital, dëshmon rëndësinë e një qasjeje profesionale dhe njerëzore në trajtimin e pacientëve. Ky besim na obligon të vazhdojmë të ofrojmë kujdes të nivelit më të lartë, duke qëndruar pranë çdo pacienti për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin kardiovaskular, sepse çdo rrahje e zemrës ka rëndësi./Rajonipress/
