Lajmet

​Bislimi në Pragë: Kosova synon sivjet të aplikojë për anëtarësim në BE

Bislimi tha se ky është një vit i rëndësishëm dhe ambicioz në agjendën evropiane.

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi u prit në një takim në Pragë nga ministri për Punë Evropiane i Republikës së Çekisë, Mikulas Bek, me të cilin ka biseduar mbi të ardhmen evropiane dhe sfidat e përbashkëta.

Bislimi tha se ky është një vit i rëndësishëm dhe ambicioz në agjendën evropiane, pasi Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe pret zhvillime pozitive në çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Gjithashtu, ai e informoi ministrin Bek, për synimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE brenda këtij viti, pas 6 vjetësh të rrugëtimit në implementimin e dokumenteve të rëndësishme si Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe Agjenda për Reforma Evropiane.

Bislimi foli dhe mbi objektivat për punësim dhe drejtësi dhe progresin që ka njohur Kosova gjatë Qeverisë Kurti.

“Zhvillimet pozitive, ku demokracitë janë ato që fitojnë, duhet të jenë gjithmonë të inkurajuara”, tha zëvendëskryeministri Bislimi, ku veçoi gjithashtu dhe arsimin publik në nivelin universitar falas dhe pakot e ringjalljes ekonomike për përballimin e efekteve të pandemisë dhe atyre nga lufta në Ukrainë.

Gjithashtu u fol dhe për përballimin e krizës energjetike si sfidë e përbashkët e vendeve në kontinentin evropian, ku u evidentua synimi për tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe të ripërtërirë.

Sa i përket çështjes së dialogut, u theksua se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila sjell normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe ka në qendër njohjen reciproke.

Ndryshe, Republika Çeke është kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së.

Vendi

Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll sezonin me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do ta përmbyllë sezonin artistik 2025/2026 me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”, një mbrëmje e veçantë që sjell në qendër fuqinë e tingullit, fjalës dhe imagjinatës.

Nën dirigjimin e Hajrullah Sylës dhe me solist violinistin Festim Fanaj, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur me vepra të kompozitorëve bashkëkohorë nga vende dhe kultura të ndryshme.

Koncerti do të mbahet më 25 qershor, duke filluar nga ora 19:30, në hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Me këtë koncert, Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll një tjetër sezon të suksesshëm artistik, duke ftuar dashamirët e muzikës në një udhëtim të veçantë përmes tingujve dhe emocioneve./A.K/

Continue Reading

Live

Dorëhiqet Keir Starmer, Andy Burnham drejt postit të Kryeministrit të ri të Britanisë

Published

on

By

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen të hënën nga pozita e tij dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste, më pak se dy vjet pas fitores së tij dërrmuese në zgjedhje.

Starmer deklaroi se vendimi erdhi pasi u bë e qartë se partia dëshironte largimin e tij, pas rënies së fortë në sondazhe dhe polemikave të shumta që shoqëruan qeverisjen e tij. Ky largim e çon Mbretërinë e Bashkuar drejt kryeministrit të saj të shtatë në vetëm 10 vjet.

Procesi zyrtar për zëvendësimin e tij do të nisë më 9 korrik, ku çdo kandidat duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 20% të grupit parlamentar (ose 81 deputetë).

Megjithatë, ish-kryetari i qarkut Greater Manchester, Andy Burnham, i cili sapo fitoi bindshëm një zgjedhje të pjesshme për t’u rikthyer në Parlament, konsiderohet favoriti absolut.

Burnham tashmë ka konfirmuar kandidaturën e tij dhe, duke pasur mbështetjen e rreth gjysmës së deputetëve laburistë dhe të figurave kyçe si Wes Streeting, pritet të marrë drejtimin e partisë dhe postin e kryeministrit pa pasur nevojë për një garë formale. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

lajme

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

Të kërkuara