Lajmet

​Bie çmimi i naftës, 4 cent më lirë

Sipas njoftimit të MINT-it, vërehet se çmimi maksimal i benzinës mbetet i pandryshuar, 1.76 euro për litër.

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që në 24 orët e ardhshme çmimi maksimal i naftës të jetë 1.79 euro për litër.

Sipas njoftimit të MINT-it, vërehet se çmimi maksimal i benzinës mbetet i pandryshuar, 1.76 euro për litër.

I pandryshuar ka mbetur edhe çmimi maksimal i lejuar i produktit gas, 0.78 euro për litër. Kjo çmimore vlen 24 orë.

Gjatë fundjavës, çmimi maksimal i lejuar për dizel ishte 1.83 euro për litër, ndërsa për benzinë 1.76 euro për litër.

Lajmet

Kurti takon ministrin francez për Evropë, diskutojnë për forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër.

Përmes një postimi në “X”, Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“U takova me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër. Diskutuam forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë, sigurinë, zhvillimet rajonale dhe integrimin në BE. Jam mirënjohës për mbështetjen e Francës si një anëtare kyçe e BE-së dhe për vlerat tona të përbashkëta që udhëheqin partneritetin tonë,” ka shkruar Kurti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për lojëra fati, kapen edhe armë, thikë e fishekë

Published

on

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, pasi i njejti përveq se luante lojëra fati, gjatë bastisjes në atë lokal është gjetur dhe konfiskuar një armë me pesë fishekë, një thikë dhe tre telefona.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Binak Qela” në Pejë.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin pasi nuk ishte biznes i regjistruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Published

on

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë me kompanitë e kontraktuara, për vijimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Kontrata është dhënë për zgjerimin e rrugës në segmentin Dollc-Zahaq, për lotin 1 dhe 2. Vlera e parashikuar e kontratës arrin shifrën prej 45 milionë e 690 mijë eurove.

Grupi i operatorëve ekonomikë që kanë fituar tenderin e thirrur nga Ministria janë Benita Company, Asfalt Group, Arfa Group, Fortesa SHPK dhe Saba Belca.

Sipas kontratës publike të OSHP-së kompanitë i kanë të caktuara shifrat e investimeve dhe detyrat e ndara për realizimin e këtij projekti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës gjatë procesit të check-in

Published

on

Një person ka ndërruar jetë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, teksa ishte duke e bërë check-in.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një shtetas zviceran.

“Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Të kërkuara