

Lajmet
Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke
Një vëmendje poashtu e veçantë u tha se iu kushtua edhe zhvillimeve në Ukrainë.
Published
2 years agoon
By
UBT newsPresidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, ambasadori, Timothy A. Chorba. Kjo përfaqësi e ish-diplomatëve të lartë amerikanë, po viziton Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës për tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe shprehu mirënjohjen për atë çka ato kanë bërë për pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor.
Presidenca shqiptare bëri të ditur se në mënyrë të veçantë presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mire në rajon, duke nënvizuar edhe mbështetjen që Shqipëria i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternative për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.
Ndërsa, lidhur me procesin e integrimit evropian, Begaj, nënvizoi se pas anëtarësimit në NATO, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioriteti strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Duke iu referuar kushteve të reja gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, presidenti Begaj, nënvizoi qasjen e re të Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe i njohu të pranishmit me çeljen e negociatave të aderimit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.
Një vëmendje e veçantë u tha se iu kushtua edhe zhvillimeve në Ukrainë, si dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në dënimin e agresionit rus dhe në mbrojtje të parimeve të Kartës së OKB-së dhe rendit botëror.
Presidenti Begaj përshëndeti gjithashtu edhe bashkëpunimin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë me partneren e saj në Shqipëri, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, të drejtuar nga presidenti i këtij këshilli, Besnik Mustafaj.
Lajmet
Maqedonci: Nuk pajtohemi me kufizimet për FSK-në por do ta respektojmë zotimin për veri
Published
2 minutes agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se do ta respektojnë zotimin e autoriteteve të vendit, të bërë në vitin 2023, për të mos e dislokuar FSK-në në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in, por theksoi se nuk pajtohen me këto kufizime.
Maqedonci tha të mërkurën se kanë marrë konfirmimin që trupat amerikane do të jetë prezentë në Kosovë përmes KFOR-it, madje sipas tij, po diskutojnë me SHBA-në për prezencë ushtarake edhe jashtë këtij mandati.
Autoritetet e Kosovës në krye me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi, u patën zotuar se nuk i dërgojnë ushtarët në veri – pjesë e banuar me shumicë serbe – pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.
Maqedonci tha të mërkurën në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, se asnjëherë nuk ka bërë rizotim të këtij dakordimi.
“Shpesh është keqinterpretuar një letër që kam shkruar për komandantin e KFOR-it. Asnjëherë nuk kam bërë rizotim. Ministri i Mbrojtjes nuk bën rizotim të një letre e cila është bërë si zotim nga një kryeministër për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Ne kemi thënë se do të respektojmë atë zotim, pavarësisht se nuk pajtohemi nga kufizimet që ka për veprim FSK-ja në veri, pa koordinim paraprak me KFOR-it. Do të vazhdojmë të respektojmë këtë zotim duke koordinuar paraprakisht me KFOR-in para se të dërgojmë trupa në veri”, theksoi ai.
Në konferencën e mbajtur të martën në Prishtinë, shefi i NATO-s u pyet nëse kanë ndryshuar qasjen sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri.
“Mandati është që FSK-ja të ketë çfarë i duhet që të jetë efektive për rolin e saj humanitar këtu në Kosovë. Ky është mandati që NATO e ka për të ndihmuar FSK-në që të bëhet më e mirë, që të jetë një forcë e fuqishme humanitare”, tha Rutte.
Sa i përket deklarimeve të djeshme të shefit të NATO-s, Maqedonci tha se Kosova është bërë me ushtri përmes ndryshimeve ligjore në vitin 2018 dhe si të tillë e njohin shtetet në mënyrë bilaterale.
Maqedonci tha se po vazhdojnë të diskutojnë që edhe NATO si institucion në të ardhmen e afër të njoh mandatin e ri të FSK-së.
“Ne do të vazhdojmë që të diskutojmë me partnerët tanë në NATO që edhe NATO si institucion në të ardhmen e afërt të njoh mandatin e ri të FSK-së. Për t’u theksuar është fakti që në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, NATO ka një mision të veçantë që e kryen përmes një ekipi që quhet ndërlidhës dhe këshillues të NATO-s”, theksoi ai.
Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke folur për mbështetjen ushtarake amerikane ndaj Kosovës, ai tha se ka marrë konfirmimin se e njëjta do të vazhdojë të jetë prezentë në Kosovë.
“Ne po vazhdojmë të kemi konfirmim se ushtria amerikane do të jetë prezentë në kuadër të KFOR-ti. Përveç kësaj ne jemi të interesuar dhe po diskutojmë për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it, pra në aspektin bilateral, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta në FSK. Ne po diskutojmë në dy drejtime prezencën ushtarake amerikane. Një që lidhet me vendimmarrjen e vet tyre për të vazhduar që të jetë pjesë e KFOR-it dhe e dyta përmes bashkëpunimit bilateral që ShBA të ketë prezencë në Kosovë si në aspektin e trajnimeve por edhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të përbashkëta strategjike”, theksoi ai.
Maqedonci foli edhe për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, ku tha se plani është që e njëjta të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vjen nga Serbia.
Lajmet
Krasniqi: Do të hyjë në koalicion vetëm me Kurtin kryeministër
Published
1 hour agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se do të hyjë në koalicion vetëm me Kurtin kryeministër.
Ai tha se s’mund të flasë në emër të minoriteteve tjera jo serbe se me kë do ta bëjnë koalicionin.
“Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të VV-së, kështu që gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbesimin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, tha Krasniqi.
“Por nga diskutimet që kam edhe me kolegë tjerë që janë në qeveri, partnerë kësaj qeverie, vullneti i gjithë tyre është që të jenë pjesë e Qeverisë Kurti 3 e cila do të jetë në ardhje shumë shpejt”, shtoi ai.
Lajmet
Miratohet draft strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
Published
1 hour agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën draft strategjinë 2025-2030 për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe planin e veprimit 2025-2027.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se përmes këtij dokumenti parashihet përmirësimi i cilësisë në shërbime, avancimi i sistemit gjithëpërfshirës në arsimim dhe përmirësimi i qasjes për personat me aftësi të kufizuara.
“Draft-strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2030 si dhe plani i veprimit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2027 karakterizohet nga qasja unifikuese dhe gjithëpërfshirëse. Është e shtrirë në të gjitha nivelet qeverisëse, duke respektuar, mbrojtur dhe zbatuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të garantuara me legjislacionin vendor dhe standardet ndërkombëtare e rajonale për të drejtat e njeriut. Përmes kësaj strategjie parashihet arritja e këtyre objektivave strategjike. E para është përmirësimi i cilësisë në shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuara, e dyta është avancimi i sistemit gjithëpërfshirës në arsimim dhe në ngritjen profesionale të personave me aftësi të kufizuara dhe e treta përmirësimi i qasjes për persona me aftësi të kufizuara”, tha Kurti.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për emërimin e komisionit ad-hoc për vlerësimin profesional për pozitën e kryeinspektorit shëndetësor në Inspektoratin e Shëndetësisë.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po synojnë standarde të larta të kujdesit shëndetësor.
“Përmes kësaj procedure të rekrutimit synojmë të forcojmë mbikëqyrjen dhe të sigurojmë që standardet më të larta të kujdesit shëndetësor të respektohen në çdo institucion shëndetësor në Republikën e Kosovës pa dallim. Përmes këtij procesi ne jo vetëm që po sigurojmë zbatimin e legjislacionit, por edhe rrisim besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor. Prandaj, marrë parasysh rëndësinë e këtij procesi ju ftoj për aprovim”, tha Vitia.
Po ashtu, u miratua edhe propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për komisionin ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
“Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale është një institucion kyç në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e tregut të barnave, i cili ka ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Fuqizimi i pozitës së drejtorit ekzekutiv të këtij institucioni luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e rregullave, standardeve si dhe përmbushjen e objektivave të agjencisë. Komisioni për rekrutim do të sigurojë që ky proces të zhvillohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, duke respektuar parimet e transparencës, barazisë dhe konkurrencës”, shtoi ai.
Lajmet
Maqedonci: Marrëveshja me SHBA-në ka qëllim avancimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Published
2 hours agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se kjo marrëveshje ka për qëllim që të dyja palët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike në bashkëpunim me shtetet aleate, në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dyja palët të angazhohemi në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike dhe ngritje të kapaciteteve strategjike ushtarake. Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, cenimit për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, deklaroi ai.
Qeveria i dha dritën e gjelbër edhe marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë me Slloveninë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm.
“Arritja e marrëveshjes për sigurinë në fushën e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte. Forcimi, bashkëpunimi dypalësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik”, tha Kurti.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar tri marrëveshje mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se marrëveshja e parë është për transferimin e personave të dënuar.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e drejtësisë, vendosja e drejtësisë dhe rehabilitimi social i personave të dënuar, duke mundësuar ekzekutimin e sanksioneve penale në shtetin vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar. Kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e vendimeve gjyqësore përmes transferimit të personit dënuar në rastet kur një shtetas i shtetit të administrues është duke vuajtur dënimin në shtetin dënues dhe kërkon transferimin në shtetin administrues me qëllim të rehabilitimit social”, tha ajo.
Marrëveshja e dytë e miratuar është nisma për marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkaq, marrëveshja e tretë është për ekstradim, për çka Haxhiu tha se bazohet në zotimin e Kosovës për të zhvilluar partneritet evropian.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, ndër tjera, u miratua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për menaxhimin e grant-kontratës të asistencës teknike, në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.
Nismë për lidhje të marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për menaxhimin e grant-kontratës të asistencës teknike, kabineti qeveritar miratoi edhe me Malin e Zi.

Maqedonci: Nuk pajtohemi me kufizimet për FSK-në por do ta respektojmë zotimin për veri

Elon Musk planifikon të dhurojë 100 milionë dollarë për “operacionet politike” të Trumpit

Lufta tregtare globale përshkallëzohet me nisjen e tarifave të SHBA për metalet

Parlamenti holandez kundërshton planin e mbrojtjes të BE-së

“Digjni çdo gjë”, email-i sekret brenda USAID: Grisni sa më shumë dokumente

Lutnick mbështet luftën tregtare të Trump: Ia vlen, edhe po krijoi recesion

Kina, Rusia dhe Irani bisedime për programin bërthamor ndërsa tensionet me SHBA-në rriten

Krasniqi: Do të hyjë në koalicion vetëm me Kurtin kryeministër

Miratohet draft strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt