Lajmet

​BE-ja thotë se Marrëveshja i mundëson Kosovës të marrë ndihmë teknike e financiare

Pos tjerash në këtë njoftim thuhet se, Kosova filloi të përfitojë nga ndihma e BE-së në kuadër të IPA-s në vitin 2007.

Published

on

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një komunikate ka theksuar se fondet e IPA III do të përdoren për financimin e aktiviteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës si dhe energjisë e mjedisit.

“Ratifikimi i Marrëveshjes Kornizë të Partneritetit Financiar (FFPA) IPA III i mundëson Kosovës të vazhdojë të marrë ndihmë teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian. Kjo marrëveshje mbulon periudhën shtatëvjeçare, duke filluar nga viti 2021 si dhe programin e parë vjetor IPA III në vlerë prej 63.9 milionë euro. Kuvendi i Kosovës ratifikoi sot Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar me Bashkimin Evropian lidhur me Instrumentin për Ndihmën Para Anëtarësimit (IPA) III. Ratifikimi i Marrëveshjes Kornizë të Partneritetit Financiar (FFPA) IPA III i mundëson Kosovës të vazhdojë të marrë ndihmë teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian. Kjo marrëveshje mbulon periudhën shtatëvjeçare, duke filluar nga viti 2021 si dhe programin e parë vjetor IPA III në vlerë prej 63.9 milionë euro. “Ishte kënaqësi të shohim se ratifikimi i Marrëveshjes Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III ka marrë mbështetje të madhe ndërpartiake në Kuvend”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. “Fondet e IPA III do të përdoren për financimin e aktiviteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës si dhe energjisë e mjedisit. Këto aktivitete do ta mbështesin edhe më tej Kosovën në integrimin e saj evropian dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë dhe standardit të jetesës për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së BE-së.

Pos tjerash në këtë njoftim thuhet se, Kosova filloi të përfitojë nga ndihma e BE-së në kuadër të IPA-s në vitin 2007.

Që nga ajo kohë e deri në fund të vitit 2022, Kosovës i janë ndarë përmes programit IPA I dhe IPA II gjithsej 1.21 miliardë euro. BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare i Kosovës.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara