Lajmet

​BE diskuton për ndalimin e hyrjes për turistët rusë

Borrell tha se ai beson se ndalimi i hyrjes së turistëve rusë në Evropë “nuk është një ide e mirë”.

Published

on

Ministrat e jashtëm të BE-së sot do të diskutojnë apelin e Ukrainës për ndalimin e vizitave të turistëve rusë në Evropë, transmeton Euractiv nga Brukseli.

Sipas këtij portali, disa nga vendet fqinje me Rusinë kanë vendosur tashmë ndalime apo kufizime të vizave për rusët, por ndalimi në nivel të BE-së ende nuk është në fuqi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i cili do të kryesojë takimin e ministrave të BE-së në Pragë, tha se ai beson se ndalimi i hyrjes së të gjithë rusëve në Evropë “nuk është një ide e mirë”.

Në muajin shkurt, Bashkimi Evropian kufizoi vizat për zyrtarët rusë, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe drejtorët e kompanive, por vizat turistike ishin ende të lejuara.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga BE-ja të mbyllë kufijtë për të gjithë rusët, përfshirë turistët, duke thënë se ata duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, të cilën Kremlini e quajti “irracionale” dhe premtoi një përgjigje.

Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë me Rusinë në Evropë, nga e enjtja do të zvogëlojë numrin e kërkesave për viza turistike ruse, të cilat janë rreth 1 mijë në ditë, kështu që tani do të përpunojë vetëm 10 për qind të tyre, sepse, siç shpjegohet, nën ligjin finlandez, është e pamundur të ndalohet plotësisht hyrja në bazë të shtetësisë së aplikantit.

Për shkak të sanksioneve të BE-së që mbyllën hapësirën ajrore evropiane për fluturimet nga Rusia, qytetarët rusë masivisht iu drejtuan udhëtimeve tokësore përmes Finlandës për të arritur në vendet e tjera evropiane.

Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike për qytetarët rusë kur Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Estonia dëshiron që rregullat e BE-së të ndryshojnë për të ndaluar rusët me viza Shengen të lëshuara tashmë, pavarësisht se cili vend i BE-së i ka lëshuar ato.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së, pretendon se “biznesi i zakonshëm i turistëve rusë në kohën e agresionit është i papërshtatshëm”.

Lituania ka thënë se nëse nuk bihet dakord për një ndalim në mbarë BE-në, ajo mund të kërkojë një “zgjidhje rajonale” për ndalimin e turizmit, i cili ka të ngjarë të përfshijë Letoninë, Estoninë, Finlandën dhe Poloninë.

Botë

​Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook

Published

on

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kufizuar përditësimet në Facebook, për shkak të krizës buxhetore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm.

Si rrjedhojë, mijëra punonjës që paguhen nga buxheti shtetëror do të jenë në pushim pa pagesë, derisa të arrihet një marrëveshje mes partive.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota. Kjo, për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, thuhet në njoftimin në Facebook.

“Kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, thuhet po aty.

Kjo është mbyllja e parë e qeverisë pas shtatë vitesh, që nga mandati i parë i presidentit aktual./S.K/KP/

 

Continue Reading

Botë

​Trump tërheq kandidaturën për të drejtuar agjencinë amerikane të të dhënave të punësimit

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr nominimin e ekonomistit konservator EJ Antoni si kreu i Byrosë së Statistikave të Punës (BLS).

Nominimi erdhi menjëherë pasi Trump shkarkoi komisioneren e BLS, Erika McEntarfer në mes të mandatit të saj, pas një raporti të dobët të punësimit që ngriti shqetësime në lidhje me ekonominë amerikane.

Nominimi i Antonit u vlerësua nga konservatorët, por disa ekonomistë të pavarur thanë se ai nuk ishte i kualifikuar për këtë punë dhe se konfirmimi i tij mund të dëmtonte besueshmërinë e BLS-së.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk dha një arsye për tërheqjen, por tha se presidenti planifikon të nominojë një kandidat të ri për këtë rol së shpejti.

Ndërkohëm, Presidenti ka hedhur poshtë vazhdimisht shqetësimet në lidhje me politikat e tij ekonomike, duke argumentuar se tarifat që ai ka vendosur mbi partnerët tregtarë globalë do të rrisin vendet e punës dhe prodhuesit në SHBA./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Qelaj: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Published

on

Për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë nga vetë avokati i popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha Orav./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të armës dhe deklarim të rremë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe ka arrestuar derisa ishte nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’.

Ata njoftuan se gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё

Sipas Policisë, gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara