Lajmet

​BB siguron pajisje mjekësore për Kosovën, për të forcuar kapacitetet e saj ndaj COVID-19

Published

on

Me pajisjet më të fundit mjekësore që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë marrë tani me mbështetjen e Bankës Botërore, laboratorët dhe sistemet shëndetësore të Kosovës tani janë në një pozitë më të mirë për të avancuar përgjigjen klinike të vendit ndaj COVID-19.

Ngrirësit dhe frigoriferët ultra të ftohtë, kutitë e transportit, çantat për mbrojtje nga rreziku biologjik, tubat për mbledhje të gjakut, gjilpërat e sigurisë dhe shumë pajisje dhe furnizime të tjera të ndërlidhura të prokuruara përmes grantit Financimi për Pandemi të Bankës Botërore prej rreth 1.75 milion euro, tani kanë mbërritur në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Ato do të ndihmojnë përpjekjet e Kosovës për të krijuar magazinim për të ruajtur një zinxhir të ftohtë pa ndërprerje për vaksinat.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, tha se ardhja në Kosovë e pajisjeve shtesë mjekësore është një lajm i shkëlqyeshëm për betejën ndaj COVID-19 dhe shpreson të ndihmojë kthimin e vendit në rrugën e prosperitetit të qëndrueshëm.

“Banka Botërore do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e saj për Kosovën për të adresuar ndikimin shkatërrues të COVID19 në shëndetin publik dhe ekonominë, duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve dhe forcimin e sistemit shëndetësor të vendit”, tha ai.

Pajisjet dhe furnizimet e ardhura së fundi dhe të financuara nga granti i financimit emergjent për pandemi, plotësojnë prokurimin dhe shpërndarjen e pajisjeve dhe furnizimeve shtesë për COVID-19 në kuadër të Projektit Shëndetësor të Kosovës, i financuar nga Banka Botërore dhe zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani, 3.4 milionë euro janë përdorur për të blerë dhe vendosur me sukses në spitalet vendore 60 shtretër të kujdesit intensiv të teknologjisë së lartë; 55,500 maska FFP2 për frymëmarrje; 90,000 veshje mbrojtëse; 15,000 mburoja të fytyrës; 15,000 syze mbrojtëse; 4,600,000 dorëza nitrile; 225,000 dorëza kirurgjikale; 120,000 maska për fytyrën; 15 pompa infuzioni për lëngje intravenoze; 7 sisteme digjitale me rreze X; 300 monitorë pacientësh; dhe të tjera.

Ndryshe, Banka Botërore po mbështet gjithashtu përgjigjen e Kosovës ndaj COVID-19 përmes një financimi prej 46 milionë euro për Projektin e Emergjencës COVID-19 në Kosovë, i cili gjithashtu përfshin blerjen e pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore shtesë për institucionet shëndetësore të Kosovës. Edhe kjo pajisje tashmë është blerë dhe duhet të arrijë së shpejti në duart e stafit shëndetësor të Kosovës.

Programi aktual i Bankës Botërore në Kosovë mbështet 11 projekte në sektorë të ndryshëm, me 281.6 milionë dollarë amerikanë në kredi të buta. Përveç kësaj, Banka Botërore gjithashtu mbështet Kosovën me financim në formë të granteve dhe punë analitike.

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola njofton për lëndimin e yllit kryesor të skuadrës

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se Rodri nuk do të luajë në ndeshjet kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Villas në Premier League.

Ai nuk ka luajtur që nga dëmtimi muskulor që pësoi më 5 tetor në Brentford.

“Nuk është një mungesë afatgjatë, por për shkak se është një problem muskulor, duhet të jemi të kujdesshëm”, shpjegoi ai.

Një masë paraprake e përforcuar nga historia e Rodrit, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju nëntorin e kaluar menjëherë pas ceremonisë së Topit të Artë  dhe humbi një pjesë të madhe të sezonit 2024-2025.

Guardiola tha gjithashtu se lojtari i tij nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen kundër Aston Villa të dielën e ardhshme, në raundin e 9-të të Premier League.

Nëse ky skenar konfirmohet, ai do të ketë humbur pothuajse një muaj garash dhe katër ndeshje me Manchester Cityn, plus dy me Spanjën./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara