Sport

​Bayerni po bëhet me portier të ri

Mbrëmë është arritur marrëveshja.

Published

on

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kampioni gjerman, Bayern Munich po bëhet me portier të ri.

Bëhet fjalë për Daniel Peretz, ku mbrëmë është arritur marrëveshja mes Bayernit dhe Maccabi Tel Aviv për transferimin e portierit izraelit në “Allianz Arena”.

Bayerni do t’i paguajë pesë milionë euro skuadrës izraelite për Peretz, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me gjigantin gjerman.

Testet mjekësore do të kryhen në fund të javës pasi që Peretz duhet të luajë për Maccabi Tel Aviv të enjten, e më pas do të udhëtojë drejt Munichut.  

Sport

Rilindja e “Piratit”: Vedat Muriqi po kalon sezonin e jetës te Mallorca

Published

on

By

Vedat Muriqi ka vërtetuar se është një nga investimet më të mençura në historinë e RCD Mallorca.

Pas një periudhe sfiduese në Itali te Lazio, sulmuesi i Kosovës gjeti qetësinë dhe formën e tij më të mirë në ishujt spanjollë, duke u shndërruar në heroin e padiskutueshëm të tifozëve.

Transferimi i tij për vetëm 8 milionë euro në vitin 2021 tashmë konsiderohet si një “vjedhje” e vërtetë në tregun e transferimeve, duke parë kontributin e tij kolosal në fushë.

Sezoni aktual 2025-26 po rezulton të jetë kulmi i karrierës së tij në La Liga. Me 18 gola të shënuar në vetëm 26 ndeshje, Muriqi ka thyer çdo parashikim, duke treguar një saktësi vrastare para portës dhe duke u renditur lart në listën e golashënuesve më të mirë në Spanjë.

Ky shpërthim vjen pas disa sezoneve stabiliteti, ku ai kishte dëshmuar veten si një pikë referimi në sulm, sidomos në sezonin 2022-23 ku shënoi 13 gola.

Përveç golave, ndikimi i Muriqit te Mallorca shkon përtej statistikave. Ai njihet si lideri shpirtëror i skuadrës, ku forca e tij në lojën ajrore dhe sakrifica për ekipin e kanë bërë atë makthin e mbrojtësve në Spanjë.

Me 18 golat e këtij sezoni, “Piratin” po e kërkojnë sërish klubet e mëdha evropiane, por lidhja e tij e fortë me qytetin dhe klubin e Mallorcës e bën atë një ikonë që vështirë se do të largohet pa lënë një gjurmë edhe më të thellë në historinë e futbollit spanjoll.

Continue Reading

Sport

Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ballafaqime shumë interesante.

Pa dyshim, spikat takimi midis Real Madridit e Mançester Sitit, një takimi i denjë për t’u quajtur finale para finales.

Ato luajnë sonte nga ora 21:00.

Në këtë termin takohen edhe:

Bodoe/Glimt – Sporting

Paris Saint Germanin – Chelsea.

Nga ora 18:45 luajnë Bayer Levekusen – Arsenal.

Continue Reading

Sport

Liga e Kampionëve ndez motorët

Published

on

By

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve shkojnë e bëhen gjithnjë e më interesante, sa ofrohet fundin i garës dhe mbesin vetëm ekipet e përzgjedhura.

Ndaj, edhe shtohet bukuria dhe paqartësia në këto ndeshje.

E tillë ishte nata e mbrëmshme, tashmë në fazën e eliminimit direkt.

U luajtën katër ndeshje.

Turqit e Gallatasarajit u treguan shumë të fortë në stadiumin e tyre kundër anglezëve të Liverpulit. Rezultati ishte vetëm 1:0, por dominimi i ekipit nga Stambolli ishte i qartë. Me tifozerinë fenomenale që ka ekipi, me atmosferën drithëruese, ishte një ndeshje për t’u shijuar.

Bajerni i Munihut e tregoi forcën e plotë kundër Atalantës në Bergamo. E mundi 6:1, për një kualifikim pothuaj të sigurt. Ndeshja e kthimit mbetet vetëm formalitet.

Fitore të lartë shënoi edhe Atletiko Madrid. E mundi Totenhemin me rezultat 5:2. Një fitore për siguri të plotë për kalim në fazën tjetër.

Emocione dhe futboll të bukur ofroi takimi midis Njukatsëll Junajtid dhe Barcelonës. Kur gjithçka dukej e përfunduar dhe anglezët po llogarisnin në fitore në takimin e parë, një penallti e kohës shtesë i dha tjetër kthesë lojës. Rezultati 1:1 i takimit të parë favorizon Barcelonën.

Continue Reading

Sport

Elldin Uglari gjyqtar në sfidën Bullgari–Azerbajxhani te femrat

Published

on

By

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kosovar Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari–Azerbajxhani për femra, e cila është pjesë e kualifikimeve për FIBA Women’s EuroBasket 2027.

Përballja zhvillohet në Plovdiv, Bullgari, duke filluar nga ora 18:00. Aktualisht, Bullgaria ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Azerbajxhani ka tri humbje në tri përballje.

Elldin Uglari ka përvojë të gjerë në gjykimin e ndeshjeve evropiane, duke përfshirë sfida këtë verë dhe viteve të kaluara, dhe zgjedhja e tij tregon besimin e FIBA-s në gjyqtarët e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe një nder për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara