Sport

​Barça merr vendim kundër vullnetit të Xavit, pritet largimi i yllit të madh të klubit

Kjo do të paraqes një problem mjaft të madh për Xavin.

Published

on

Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Frenkie de Jong për të mbledhur para për transferime të reja, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

De Jong, 24-vjeçar, ishte një titullar nën trajnerin Ronald Koeman dhe pritej të ishte figurë e rëndësishme edhe nën trajnerin e ri Xavi Hernandez, por “Blaugranët” me sa duket janë të etur ta sakrifikojnë forcën e mesfushës për fuqinë t’i dhënë emra të rinj fazës së sulmit.

Gjiganti spanjoll ka së fundi ka bërë të ditur përmes drejtorit sportiv se klubi nuk ka fuqi financiare për të bërë blerje të reja në afatin kalimtar të janarit dhe se kjo mund të bëhet vetëm nëse ka shitje të lojtarëve aktual.

Kjo do të paraqes një problem mjaft të madh për Xavin pasi ai ka për detyrë të fillojë ringjalljen e Barcelonës që ka përjetuar një nisje katastrofale të edicionit garues 2021/2022.

Sport

FIFA prezanton një tjetër shpërblim për kampionët e botës

Published

on

By

Trofeu i Kupës së Botës dhe medaljet e arta nuk do të jenë shpërblimet e vetme për ekipin që do të shpallet kampion i botës. FIFA ka prezantuar edhe një dhuratë të veçantë, duke sjellë në futboll një nga traditat më të njohura të sportit amerikan.

Për herë të parë, kampionët e botës do të marrin unaza të personalizuara, të cilat do të simbolizojnë triumfin në ngjarjen më të madhe të futbollit.

Çdo unazë do të jetë pjesë e një edicioni të kufizuar prej vetëm 2.026 copësh, secila me numër individual. Nga to, 30 unaza do t’u dhurohen anëtarëve të ekipit fitues, ndërsa 1.996 do të dalin në shitje për tifozët në mbarë botën.

Në njërën anë të unazës do të jetë i gdhendur trofeu i Kupës së Botës, ndërsa ana tjetër do të personalizohet për të pasqyruar identitetin e kombëtares fituese.

Menjëherë pas finales, kapiteni dhe trajneri kryesor i ekipit kampion do të marrin unaza të përkohshme, ndërsa më vonë do të prodhohen dhe dorëzohen 30 unazat e personalizuara për skuadrën fituese.

Finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet të dielën, ku për titullin kampion do të përballen Spanja dhe Argjentina.

D.L

Continue Reading

Sport

Trepça, Bashkimi dhe Peja mësojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup 2026/27

Published

on

By

Trepça, Bashkimi dhe Peja kanë mësuar kundërshtarët e tyre në edicionin 2026/27 të FIBA Europe Cup, pas shortit të hedhur të enjten në Munih të Gjermanisë.

Kampionia e Kosovës, Trepça, është shortuar në Grupin A, ku do të përballet me Promitheas Patras (Greqi), Opava (Çeki), VET-CONCEPT Gladiators Trier (Gjermani), Split (Kroaci) dhe Batumi 2010 (Gjeorgji).

Bashkimi do të garojë në Grupin F, ku kundërshtarë do t’i ketë Bigbank/Kalev (Estoni), Glint Manisa Basket (Turqi), Elan Chalon (Francë), Valmiera Glass VIA (Letoni) dhe Manchester Basketball (Britania e Madhe).

Ndërkohë, Peja do ta nisë aventurën evropiane nga raundi kualifikues, ku do të përballet me Dinamo Bukureshtin e Rumanisë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesi i këtij dueli do të sigurojë një vend në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Sipas kalendarit të garës, ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen më 23 dhe 30 shtator, ndërsa faza e grupeve të FIBA Europe Cup për edicionin 2026/27 do të nisë më 7 tetor.

D.L

Continue Reading

Sport

FFK uron FC Ballkanin për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pas fitores 3:2 ndaj skuadrës uellsiane Connah’s Quay Nomads në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në reagimin e saj, FFK vlerësoi paraqitjen e skuadrës nga Suhareka, e cila, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, siguroi kalimin tutje me një performancë bindëse në ndeshjen e kthimit. Edhe pse mysafirët ngushtuan rezultatin në minutat e fundit, Ballkani arriti ta ruajë epërsinë dhe të sigurojë kualifikimin.

Federata uroi futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët për këtë sukses, duke theksuar se kualifikimi i FC Ballkanit dhe FC Malishevës në raundin e dytë të UEFA Conference League është dëshmi e progresit të futbollit të Kosovës dhe e punës së vazhdueshme në të gjitha nivelet.

Në fund, FFK i uroi FC Ballkanit dhe FC Malishevës shumë sukses në sfidat e ardhshme, duke shprehur besimin se do ta përfaqësojnë futbollin e Kosovës në mënyrën më të denjë në arenën evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Lineker dhe Rooney kritikojnë Tuchelin pas eliminimit të Anglisë: “Na kushtoi me vendimet e tij”

Published

on

By

Legjendat e futbollit anglez, Gary Lineker dhe Wayne Rooney, kanë drejtuar kritika të forta ndaj përzgjedhësit të Anglisë, Thomas Tuchel, pas humbjes 2:1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Gary Lineker vlerësoi se qasja taktike e Anglisë pas golit të epërsisë ishte e gabuar dhe tepër mbrojtëse.

“Ne shënuam një gol, pastaj u kthyem në mbrojtje. Taktikisht ishte e habitshme, për të qenë plotësisht i sinqertë. Ishte një veprim negativ nga ana e Tuchelit”, deklaroi Lineker në podcastin “The Rest is Football”.

Kritikave iu bashkua edhe Wayne Rooney, i cili beson se vendimet e trajnerit gjerman ndikuan drejtpërdrejt në eliminimin e Anglisë.

“Vendimet që ka marrë Thomas Tuchel, duhet të jemi të sinqertë, na kanë kushtuar me eliminim”, u shpreh legjenda e Manchester Unitedit.

Anglia u eliminua në gjysmëfinale pas humbjes 2:1 nga Argjentina, e cila tashmë ka siguruar një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara