Sport
Barça merr vendim kundër vullnetit të Xavit, pritet largimi i yllit të madh të klubit
Kjo do të paraqes një problem mjaft të madh për Xavin.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiBarcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Frenkie de Jong për të mbledhur para për transferime të reja, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.
De Jong, 24-vjeçar, ishte një titullar nën trajnerin Ronald Koeman dhe pritej të ishte figurë e rëndësishme edhe nën trajnerin e ri Xavi Hernandez, por “Blaugranët” me sa duket janë të etur ta sakrifikojnë forcën e mesfushës për fuqinë t’i dhënë emra të rinj fazës së sulmit.
Gjiganti spanjoll ka së fundi ka bërë të ditur përmes drejtorit sportiv se klubi nuk ka fuqi financiare për të bërë blerje të reja në afatin kalimtar të janarit dhe se kjo mund të bëhet vetëm nëse ka shitje të lojtarëve aktual.
Kjo do të paraqes një problem mjaft të madh për Xavin pasi ai ka për detyrë të fillojë ringjalljen e Barcelonës që ka përjetuar një nisje katastrofale të edicionit garues 2021/2022.
Sport
Asllani, Zielinski apo Barella? Tri opsione për të mbushur boshllëkun e Calhanoglut!
Published
13 mins agoon
November 18, 2024By
UBT NEWSDëmtimi i mesfushorit turk Hakan Calhanoglu ka ngritur sërish pyetjen se kush do ta zëvendësojë atë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, pas mungesës së mundshme të tij ndaj Veronës. Edhe pse shpresohet që Calhanoglu të rikthehet pas disa ditësh, ajo që është e sigurt është se do të ketë një ndryshim të nevojshëm në formacionin e Interit për këtë takim.
Zëvendësuesi natyral i tij është Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar, i cili ka pasur një periudhë të ndërlikuar kohët e fundit për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë lojës, duke u bashkuar në këtë mënyrë me Calhanoglun në disa mungesa.
Megjithatë, nëse Asllani nuk është gati ose nëse trajneri Simone Inzaghi dëshiron të zgjerojë mundësitë, ai ka disa opsione të tjera. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Inzaghi mund të mbështetet në dy emra të tjerë të njohur për të zëvendësuar turkun: Piotr Zielinski dhe Nicolò Barella.
Këta dy mesfushorë janë konsideruar si opsione të vlefshme për të mbushur vendin e Calhanoglut dhe për të mbajtur Interin konkurrues në ndeshjen e “Bentegodit”. Zgjidhja do të varet nga besimi i Inzaghit në secilin prej tyre dhe mënyra se si do të shfrytëzojë mundësitë taktike në këtë përballje të rëndësishme./UBTNews/
Sport
Holanda e kualifikuar, Koeman nuk rrezikon me De Jongun, mesfushori kthehet te Barça
Published
2 hours agoon
November 18, 2024By
UBT NEWSNë një zhvillim të rëndësishëm për kombëtaren e Holandës, trajneri Ronald Koeman ka vendosur të mos e rrezikojë mesfushorin Frenkie de Jong në ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues, kundër Bosnjës, për shkak të gjendjes fizike të lojtarit. De Jong, i cili nuk është ende 100% i gatshëm fizikisht pas dëmtimit të mëparshëm, nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këtë ndeshje, me qëllim që të mbrohet dhe të shmanget ndonjë lëndim tjetër që mund të ndodhte për shkak të një ngarkese të tepërt.
Koeman ka marrë këtë vendim, duke marrë parasysh se Holandës tashmë i është siguruar kualifikimi për fazën çerekfinale të Nations League, duke e bërë të panevojshme përfshirjen e De Jongut në këtë ndeshje, e cila nuk ka ndikim në kualifikimin. Pavarësisht mungesës së tij, Holanda ka arritur objektivin e saj për të siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.
Frenkie de Jong do të kthehet në Barcelonë, ku do të vazhdojë rehabilitimin e tij nën kujdesin e mjekëve të klubit. Ata do të kontrollojnë gjendjen e kyçit të këmbës së tij, zonë që ka qenë problematike për mesfushorin holandez gjatë periudhës së fundit. De Jong ka shpjeguar se duhet të kujdeset për këtë pjesë të trupit pas çdo ndeshjeje dhe se ende ndjen shqetësime nga lëndimi i tij i mëparshëm, veçanërisht kur kalon në minuta të shumta lojë.
Pas ndeshjes kundër Hungarisë, ku De Jong luajti 68 minuta, ai theksoi se ende nuk është në nivelin e tij optimal dhe ka ende ndjeshmëri në kyçin e këmbës. “Zakonisht, pas një dëmtimi, kthehem shpejt në nivelin tim më të lartë, por tani është ndryshe. Ka më shumë pasoja dhe ndonjëherë ndihem ende i ndjeshëm. Megjithatë, vetëm duke luajtur dhe stërvitur, do të mund të kthehem në formën time të plotë,” ka shpjeguar De Jong. Ai ka shpresë se dhimbja do të kalojë dhe se forma do të rikthehet natyrshëm me kalimin e kohës.
Me rikthimin në Barcelonë, De Jong do të ketë mundësinë të pushojë dhe të përgatitet për ndeshjen e ardhshme të La Ligës, kundër Celta Vigos, që do të zhvillohet këtë të shtunë në “Balaídos”. Ky pushim do t’i mundësojë atij një rikuperim të plotë, pa sforcime të tepërta, për të qenë në gjendje të luajë pa shqetësime fizike.
Në fund, trajneri i kombëtares së Holandës, Koeman, ka treguar kujdesin maksimal për shëndetin e lojtarëve të tij kyç, duke siguruar që ata të jenë në formën më të mirë për fazat e ardhshme të sezonit, pa u rrezikuar me ngarkesa të tepruara./UBTNews/
Sport
Kosova përballë dy sfidave jetike për Botërorin e Basketbollit
Published
5 hours agoon
November 18, 2024By
UBTnewsKosova do të ketë dy përballje mjaft të rëndësishme në basketboll në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Dardanët përballen me Zvicrën dhe Irlandën në udhëtim.
Ndeshja e parë zhvillohet më 21 nëntor në Bern, derisa ajo e dyta më 24 nëntor në Dublin. Lidere e Grupit A është Zvicra me dy fitore në dy ndeshje, derisa Azerbajxhani dhe Kosova kanë nga një fitore e një humbje. Irlanda është e fundit pa fitore me dy humbje në dy ndeshje.
Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës 83:76, kurse pësoi humbje nga Azerbajxhani 87:77.
Dy ndeshjet e fundit të Kosovës do të jenë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.
Sport
“Më falni që nuk e nokautova!” – Jake Paul i drejtohet Mike Tyson pas fitores!
Published
5 hours agoon
November 18, 2024By
UBT NEWSNë një përballje që pritej të ishte një spektakël i vërtetë, Jake Paul triumfoi ndaj legjendës së boksit, Mike Tyson, në një duel që ngjante më shumë me një monolog të tijin sesa një luftë e barabartë. Tyson, në moshën 58-vjeçare, u përpoq të jepte gjithçka në dy raundet e para, por, siç parashikohej, trupi i tij nuk mundi të qëndronte në nivelin e një lufte të tillë. Gjatë gjashtë raundeve të mbetura, boksieri i ri, Paul, dominonte qartë, duke fituar në fund me pikë një fitore të merituar.
Pavarësisht fitoreve të tij të qarta në ring, Jake Paul është kritikuar ashpër nga disa për faktin se nuk e mposhti Tyson me një “nokaut” të shkëlqyer, kur ishte evident se legjenda e boksit po luftonte për të qëndruar në këmbë. Paul ka reaguar ndaj këtyre kritikave me një kërkesë faljeje publike, duke thënë se ai nuk e donte ta lëndonte Tyson dhe se nuk dëshironte të bënte diçka që do ta çonte në një situatë më të rrezikshme për 58-vjeçarin.
Jake Paul: “Më falni që nuk e nokautova, nuk doja ta lëndoja”
Në një postim të tijin në rrjetet sociale pas ndeshjes, Jake Paul kërkoi falje për faktin që nuk e rrëzoi Tysonin, edhe kur kishte mundësinë. “Më falni që nuk e nokautova, djema. Më vjen shumë keq. Pasi e pashë pak të lodhur, unë nuk doja ta lëndoja shumë”, shkroi ai, duke sqaruar se nuk kishte dashur të shkatërronte një prej figurave më të mëdha në historinë e sportit, dhe se ky ishte një akt i përmbajtur nga ana e tij.
Në një intervistë të mëvonshme në podcastin “BS me Jake Paul”, YouTuber-i dhe bokseri 27-vjeçar shpjegoi se ai e konsideronte Tysonin një mit të gjallë të sportit dhe se respekti për të kishte ndikim në mënyrën sesi kishte menaxhuar luftën. “Nuk mund ta bëja. Nuk mund të godisja një njeri të tillë që është kaq i madh për sportin”, tha Paul, duke theksuar se ai kishte marrë vendimin të mos e shkarkonte Tysonin në një moment kur ishte qartë se ky i fundit ishte shumë i lodhur dhe po luftonte vetëm për të mbijetuar në ring.
Mike Tyson, i mundur, por i nderuar
Ndeshja, që u zhvillua në arenën e Dallas Cowboys në Arlington, Teksas, e shpalli Jake Paul si fitues të qartë pas 8 raundeve. Të tre gjyqtarët e ndeshjes e shpallën Paul fitues me pikë, por ajo që mori vëmendje të veçantë ishte respekti që ai tregoi për Mike Tyson, edhe pse kishte mundësinë të mbyllte luftën shumë më herët. Tyson, i cili dikur ishte një nga boksierët më të frikshëm në botë, duket se ka pasur vështirësi në përballjen me një kundërshtar më të ri dhe më energjik, duke lënë të nënkuptohet se mosha dhe periudha e gjatë e largimit nga ringut kishin bërë të veten.
Pas ndeshjes, Jake Paul e quajti Tyson “më të madhin e të gjitha kohërave”, dhe shprehu mirënjohjen për mundësinë që kishte për të luftuar me një boksier të tillë. Ai e përshëndeti Tysonin për përpjekjen e tij për t’u përgatitur për këtë duel, pavarësisht moshës së avancuar dhe kushteve të trupit.
Kritika dhe mbështetje për Paul
Pas ndeshjes, shumë të pranishëm në ring dhe tifozë të sportit e kritikuan Paul për faktin se nuk arriti ta mposhtte Tysonin më shpejt, duke argumentuar se kjo ishte një mundësi e humbur për të treguar superioritetin e tij të plotë si boksier. Megjithatë, disa mbështetës të Paul, veçanërisht ata që ndjekin karrierën e tij si YouTuber dhe figurë publike, mbrojtën vendimin e tij, duke thënë se ai kishte treguar respekt për një ikonë të boksit dhe se ky akt i përmbajtur ishte një shenjë e maturisë dhe e profesionizmit.
Për më tepër, shumë kritika kanë ardhur nga ata që shohin ndeshjen si një farsë, duke theksuar se përpjekja e Tyson për të konkurruar në këtë nivel ka qenë më shumë një hap i rrezikshëm sesa një mundësi për t’u rikthyer në ring si një rival i vërtetë për Paul.
Një ndeshje që lë shumë diskutime
Ndërkohë që Jake Paul ka fituar respektin e disa për faktin se nuk ka përdorur forcën maksimale për të mposhtur një boksier të madh si Tyson, kjo ndeshje ka lënë shumë diskutime dhe pyetje të hapura për të ardhmen e tij në botën e boksit. Të gjithë po presin të shohin se si do të zhvillohet karriera e tij pas këtij dueli dhe nëse ai do të arrijë të bëhet një konkurrent serioz në arenën e boksit të profesionistëve./UBTNews/
Asllani, Zielinski apo Barella? Tri opsione për të mbushur boshllëkun e Calhanoglut!
Tërbim në Rusi për përshkallëzimin serioz të luftës me Ukrainën
’Demokracia serbe’ me aksion simbolik para EULEX-it në Mitrovicë
Beteja e Trump për të emëruarit, Presidenti i ri nuk tërhiqet për të përzgjedhurit
Izraeli vret 8 mjekë në Liban
Subvencionet për familjet me asistencë sociale, ekspertët thonë se janë jo efektive
Hidhen bomba ndaj shtëpisë së Netanjahut
Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, kaq raste të reja për vitin 2024
Rama: Shqiptarët do t‘i japin gjykimin më të mirë historik PS-së në zgjedhje
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman