Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm për klubin italian dhe Kosovën pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes Zvicër–Kosovë.
Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Pas testeve të kryera, Rrahmani do të kthehet në Itali për kontrolle të mëtejshme, por tashmë flitet për një mungesë prej të paktën një muaji.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Nëse ky parashikim konfirmohet, ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e Napolit ndaj Fiorentinës, Manchester City-t, Pizës, Milanit, Sportingut dhe Xhenovës, shkruan ‘Sport Mediaset’.
Napoli dhe stafi mjekësor po ndjekin nga afër gjendjen e mbrojtësit, duke shpresuar që rikuperimi i tij të shkojë sipas planit dhe të mos ndikojë në formën e skuadrës në javët e ardhshme./S.K/KP/FFK/