Teknologji

​Astronomët kanë zbuluar një sinjal të ri misterioz nga hapësira

Astronomët besojnë se disa nga kandidatët më të mundshëm për origjinën e sinjalit janë kuazarët e sfondit ose radio-galaktikat.

Publikuar

Një ekip astronomësh nga Universiteti i Sidneit Perëndimor në Australi ka zbuluar një sinjal misterioz që vjen nga galaktika spirale “NGC 2082”.

Astronomët besojnë se disa nga kandidatët më të mundshëm për origjinën e sinjalit janë kuazarët e sfondit ose radio-galaktikat, por tani për tani ka mundësi të ndryshme. Një kuazar është një “burim radio kuazi-yjor”, pra një burim kozmologjik i rrezatimit elektromagnetik.

“Ne po vëzhgojmë vazhdimësinë e radios ‘NGC 2082’ me një teleskop nga 888 në 9.000 megaherc. Disa 20 sekonda ‘hark’ (njësia për matjen e madhësisë së këndit) nga qendra e kësaj galaktike spirale aty pranë, ne zbuluam një burim radioje të ndritshëm dhe kompakt me origjinë të panjohur”, shpjegojnë studiuesit e udhëhequr nga Joel Balzan.

Për momentin, astronomët besojnë se origjina më e mundshme e sinjalit është një kuazar i sfondit ose një radio-galaktikë.

Lajmet

Sanksionohen gjashtë persona për sulme kibernetike kundër shteteve të BE-së dhe Ukrainës

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian (BE) sanksionoi gjashtë persona lidhur me përfshirjen e tyre në sulme kibernetike kundër infrastrukturës kritike dhe shërbimeve thelbësore, si shëndetësia dhe bankat.

“Me këto listime të reja, BE dhe shtetet e saj anëtare riafirmojnë gatishmërinë e tyre për të rritur përpjekjet për të ofruar një përgjigje më të fortë … ndaj aktiviteteve të vazhdueshme keqdashëse kibernetike që synojnë BE-në”, thuhej në një deklaratë nga Këshilli Evropian.

Aktualisht janë 14 individë dhe katër subjekte që janë të sanksionuar për krime kibernetike kundër BE-së.

Në mesin e sanksioneve janë ngrirja e asteve dhe ndalimi i udhëtimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Sindikata e lartë industriale gjermane do të kërkojë rritje 7% të pagave nga Volkswagen

Publikuar

nga

Sindikata e lartë industriale gjermane, IG Metall do të kërkojë një rritje pagash prej 7% gjatë një periudhe 12-mujore nga Volkswagen. Negociatat për paga do të fillojnë në muajin tetor.

Bisedimet kanë të bëjnë me një marrëveshje kolektive për rreth 120 mijë punonjës në gjashtë vende të kompanive në shtetet e Saksonisë së Poshtme dhe Saksonisë Anhalt, përfshirë Wolfsburgun, ku ka selinë e Volkswagenit, shtoi IG Metall.

IG Metall në fillim të kësaj jave këshilloi anëtarët e saj të kërkojnë gjithashtu një rritje prej 7% në një raund më të gjerë të negociatave kolektive për sektorin e inxhinierisë mekanike që nuk përfshin VW, shumë mbi normën aktuale të inflacionit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Japonia sanksionon disa kompani kineze

Publikuar

nga

Japonia ka vendosur kufizime tregtare kundër firmave në Kinë, Indi, Kazakistan dhe Uzbekistan për mbështetjen e tyre të supozuar për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Këto janë saksionet e para të cilat u vendosën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë për kompanitë kineze, të cilat dyshohet se kanë lidhje me luftën.

Sipas këtyre sanksioneve, kompanive japoneze u ndalohet të eksportojnë mallra nga firmat e sanksionuara, sikurse Asia Pacific Links Ltd me bazë në Hong Kong dhe Yilufa Electronics Limited, me bazë në Shenzhen.

Sanksionet erdhën në periudhën kur Japonia dhe Koreja e Jugut sanksionuan muajin e kaluar kompani dhe individë të akuzuar për furnizimin e Rusisë me armë për përdorim në Ukrainë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

SHBA ndalon shitjet e softuerit antivirus Kaspersky për shkak të lidhjeve me Rusinë

Publikuar

nga

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ia ka ndaluar kompanisë ruse, Kasperky, ofrimin e produkteve të famshme antivirus, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Kasperskyt në përgjithësi nuk do t’i lejohet që mes aktiviteteve të tjera, të shesë softuerin e tij brenda Shteteve të Bashkuara ose të sigurojë përditësime të softuerit tashmë në përdorim”, thuhet në një deklaratë të departamentit të tregtisë.

Njoftimi erdhi pas një hetimi i cili zbuloi se “operacionet e vazhdueshme të Kasperskyt në Shtetet e Bashkuara paraqesin rrezik të sigurisë kombëtare për shkak të aftësive kibernetike sulmuese të qeverisë ruse dhe kapacitetit për të ndikuar ose drejtuar operacionet e Kasperskyt”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara