Lajmet

​Asociacioni i komunave padit MAShTI-n dhe MSh-në, nuk i bashkohen komunat e udhëhequra nga VV

Ibrahimi përsëriti se dëmi për vitet e fundit konsiderohet të jetë 35 milionë euro.

Published

on

26 komuna të mërkurën dorëzuan padi ndaj Ministrisë së Arsmit dhe asaj të Shëndetësisë, për shkak të kontratës kolektive. Por kësaj padie të Asociacionit të komunave të Kosovës nuk iu bashkuan edhe katër komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, ajo e Podujevës, Kamenicës, Gjilanit dhe Shtimes.

Kryetrari i Asciociacionit, Sazan Ibrahimi përsëriti se dëmi për vitet e fundit konsiderohet të jetë 35 milionë euro.

“Sot komunat e Republikës së Kosovës do të deponojnë padi sa i përket çështjes së kontratave kolektive ndaj Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësië, ku vlera e dëmit në bazë të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës e tejkalon shifrën prej 35 milionë euro. Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale që shkojnë në të mirën e qytetarëve… Janë 26 komuna që sot do të dorëzojnë padi”, tha ai.

Megjithëse paralajmëroi se komuna të tjera mund të dorëzojnë padi, ai tha për KosovaPress se komunat që drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e kësaj padie.

“Katër komunat ku Lëvizja Vetëvevendosje ka shtritje më të madhe sipas kontakteve deri dje që i kemi pasur nuk kanë shpreh interesim të jenë pjesë e kësaj padie për kthimin e mjeteve financiare”, tha Ibrahimi.

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara