Lajmet

​Asociacioni i Komunave kërkon që Qeveria t’i procedojë pagat për mësimdhënësit

Kështu thuhet në reagimin e AKK-së.

Published

on

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i bën thirrje Qeverisë që urgjentisht t’i procedojë pagat për mësimdhënësit sipas akteve ligjore në fuqi.

Në një reagim për media thuhet se AKK-ja ka pranuar shqetësimet e Komunave, Kryetarëve të Komunave dhe Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës me kujdes po përcjell situatën duke pranuar shqetësimet e Komunave, Kryetarëve të Komunave dhe Kolegjiumit të Drejtorëve Komunal të Arsim, për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Bordi rithekson se Komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale sipas legjislacionit në fuqi. MFTP-ja është vetëm ekzekutuese e pagesave, jo edhe ndërmarrëse e veprimeve të njëanshme pa asnjë vendimmarrje të punëdhënësit, në këtë rast Komunave.

“Kjo qasje e nivelit qendror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të bazuara në ligjet pozitive në Kosovë. Deri më tani, në asnjë rast nuk ka ndodhë të kemi ndalesa të pagave të punëtorëve të asnjë sektori me të cilin menaxhojnë komunat, pa veprimin ligjor paraprak të vetë punëdhënësit”, thuhet më tej në reagim.

Lajmet

Fatmir Limaj para seancës konstituive: Nisma nuk ndryshon qëndrim për Haxhiun

Published

on

By

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se qëndrimi i partisë së tij për votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit mbetet i pandryshuar.

Kjo deklaratë u bë para seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të vendoste për këtë pozicion të rëndësishëm në institucione.

Limaj theksoi se Nisma ka një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në politikën e partisë për këtë çështje të rëndësishme

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Me arrogancë nuk ka konsensus institucional

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se partia e tij do të vazhdojë të mos e mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Sigurisht që do të votojmë kundër, derisa është kjo situatë që e ka sjellë Vetëvendosje, duke u sjellë sikur një parti që thuajse e ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Zemaj para seancës konstituive të Kuvendit.

Ai theksoi se për momentin nuk ekziston asnjë emër nga VV që do të mund të merrte përkrahjen e LDK-së, duke përjashtuar mundësinë e një kandidati konsensual.

“Nuk mund të ketë kandidat konsensual derisa arroganca dhe mënyra si bëhen politikat, si tenton kapjen e institucioneve, edhe konsensusi për ndonjë emër të përveçëm është i pamundur në këtë situatë”, përfundoi Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Tahiri: Qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar për kryetarin e Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se subjekti i tij politik mban të njëjtin qëndrim sa i përket procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Deklarata e tij erdhi menjëherë pas mbërritjes në ambientet e Kuvendit, para nisjes së seancës konstituive.

“S’ka ndërruar asgjë për të ndryshuar qëndrimi. Po vazhdojmë për seancë”, deklaroi shkurt Tahiri para gazetarëve.

Seanca e sotme është vazhdim i procesit të nisur më 15 prill, i cili është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e nevojshme në disa tentativa radhazi.

Continue Reading

Lajmet

Kurti sërish në heshtje para gazetarëve

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë të premte nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përpara nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Teksa kalonte pranë gazetarëve të pranishëm në hapësirat Kuvendit, Kurti zgjodhi të mos japë asnjë koment, duke kaluar në heshtje.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i ekzekutivit shmang përgjigjet ndaj mediave në momente politike të rëndësishme. Vazhdimi i seancës konstituive vjen pas disa tentativave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me partitë opozitare që nuk kanë përkrahur kandidaturën e Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazetarët kanë kërkuar përgjigje në lidhje me qëndrimet e kryeministrit në detyrë për këtë ngërç politik, por deri më tani, Kurti ka preferuar të mos komentojë publikisht.

Continue Reading

Të kërkuara