Sport

​Asllani: Ndaj Barçës Interi luan për fitore, por së pari mendjen te Roma

Asllani luajti së fundi për Shqipërinë në ndeshjen kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Published

on

Lëndimi i Marcelo Brozovic mund të jetë një një mundësi e mirë që Kristjan Asllani të gjejë hapësirë në formacionin e Simone Inzaghit te Interi..

Asllani luajti së fundi për Shqipërinë në ndeshjen kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ai ka thënë se është plotësisht në dispozicion të trajnerit, madje duke filluar që nga ndeshja e ardshme, ajo kundër Romës.

Sigurisht, unë kam qenë gjithmonë në dispozicion të trajnerit dhe kështu do të jem në dispozicion edhe të shtunën. Por, le të shohim. Është për të ardhur keq që humbëm Marcelon, një lojtar themelor për ne. Por nëse vjen radha ime, unë jam gati. Do të përpiqem të jap më të mirën“, ka thënë Asllani.

Mesfushori shqiptar foli gjithashtu edhe për nisjen e dobët të Interi në këtë sezon të Serie-A, duke thënë se Interi nuk heq dorë nga lufta për titull.

Po, patjetër. Ne gjithmonë punojmë mirë dhe shumë gjatë javës: Jam i sigurt se rezultatet do të vijnë. Sigurisht, duhet ta besojmë, ne luajmë për këtë”, tha Asllani.

Sa i përket dy ndeshjeve me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kmapionëve, Asllani tha se do të luajnë ndaj tyre me qëllimin për të fituar.

Sigurisht, do të duhet të luajmë për të fituar kundër Barçës, por do të mendojmë për ta kur të vijë java e Champions League dhe ajo ndeshje, tani e rëndësishme është Roma. Ne kemi në mendje vetëm ndeshjen e së shtunës kundër “Giallorossëve”, tha në fund Asllani.

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara