Lajmet

​ASK: Fluturimet shënojnë rritje për 46 përqind

Sa i përket numrit të fluturimeve del se në TM4 2021 ka rritje në krahasim me TM4 2020 për 46 përqind.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt (TM4) 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin. Sa i përket numrit të fluturimeve del se në TM4 2021 ka rritje në krahasim me TM4 2020 për 46 përqind.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim: Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ku krahasuar me TM4 2020, numri i pasagjerëve është rritur për 7%.

Transporti i mallrave me tren në TM4 2021 është rreth 30 mijë ton. Sa i përket numrit të fluturimeve në TM4 2021 ka rritje në krahasim me TM4 2020 për 46 përqind.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë, që në raport me TM4 2020 ka rritje për 47 përqind.

Bota

Austria mbyll dhjetëra pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Published

on

Austria ka ndërmarrë masa të rrepta duke mbyllur disa pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Aftës Epizootike. Sëmundja ka shpërthyer në këto dy shtete, me Hungarinë që raportoi një shpërthim të saj të parë pas 50 vjetësh, duke detyruar vendosjen e ushtarëve dhe nisjen e masave dezinfektuese. Po ashtu, Sllovakia shpalli një situatë emergjente pasi ajo u gjet në tre ferma. Sëmundja prek bagëtinë dhe kafshët e tjera me thundra dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit.

Për të frenuar përhapjen e virusit, Austria ka vendosur masa rigoroze kontrolli, duke përfshirë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve mbi qilima epidemikë në pikat kufitare. Po ashtu, makina dhe udhëtarë po kontrollohen për produkte mishi. Policia austriake ka fokusuar burimet e saj në kufi dhe është në gatishmëri të lartë për të trajtuar çdo rast të mundshëm shpërthimi në fermat austriake./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Dogana e Kosovës konfiskon 28 mijë cigare në aeroport

Published

on

By

Dogana e Kosovës njoftoi të hënën se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, gjatë kontrollit doganor derisa ka ndaluar një udhëtar në fluturimin Prishtinë-Londër, në Aeroportin e Prishtinës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Doganës, ku theksohet se këta boksa përmbanin gjithsejtë 28 mijë e 800 copë cigare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

“Më datë 06.04.2025, rreth orës 10:30, në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor është ndaluar një udhëtar me fluturimin Prishtinë–Londër, shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë: Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftim.

Dogana ka shtuar se malli është ndaluar sipas procedurave si dhe rastit eshte duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, derisa mallrat janë konfiskuar.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani po armatoset, ekspertët: Kosova të rrisë buxhetin për ushtrinë!

Published

on

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen në vendet e Ballkanit Perëndimor është një tendencë e pashmangshme, e cila ka ardhur si pasojë e tensioneve gjeopolitike dhe luftës në Ukrainë. Shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, kanë investuar ndjeshëm në forcat e armatosura, një proces që ekspertët e sigurisë e shohin si të domosdoshëm për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në një periudhë të paqartë globale.

Gurakuç Kuçi, ekspert i sigurisë nga instituti Octopus, thotë për Kosovapress se kërkesa për riarmatim është rritur ndjeshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë. Ai thekson se, ndërsa disa shtete në rajon po investojnë për mbrojtje, të tjera, si Serbia, po përdorin armatimin si një mjet për të realizuar objektiva ekspansionistë. Përveç Kosovës, shtete të tjera si Kroacia, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë të fokusuar në forcimin e mbrojtjes, ndërsa Serbia vazhdon të rrisë shpenzimet për ushtrinë me qëllime të tjera gjeopolitike.

Profesori Mazllum Baraliu e shikon këtë fenomen si pjesë të një rendi të ri botëror, ku fuqitë e reja ekonomike dhe ushtarake janë në zhvillim e sipër. Sipas tij, çdo qeveri duhet të marrë masa për t’u armatosur dhe për të siguruar një mekanizëm mbrojtës, duke pasur parasysh se as NATO dhe as Bashkimi Evropian nuk mund të ofrojnë një siguri të plotë për shtetet e rajonit.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Lutfi Bilalli, thekson se ndryshimet gjeostrategjike dhe tensionet globale kanë çuar në një garë të armatimeve mes shteteve të Ballkanit. Ai shton se buxhetet për mbrojtje janë rritur, sidomos në Serbi, e cila ka bërë investime të konsiderueshme në ushtri. Sipas Bilallit, edhe Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të rrisin buxhetet për mbrojtjen, për t’u siguruar se do të jenë në gjendje të përballen me kërcënimet e mundshme.

Për vitin 2025, buxheti i Kosovës për ushtrinë është vlerësuar në 208 milionë euro, ndërsa Serbia ka ndarë 2.2 miliardë euro për mbrojtjen, një rritje prej 700 milionë eurosh krahasuar me vitin 2021. Kjo rritje e shpenzimeve është një reflektim i klimës të tensionuar ndërkombëtare dhe nevojës për të forcuar kapacitetet mbrojtëse në Ballkan./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Mbreti dhe mbretëresha e Britanisë së Madhe nisin vizitën shtetërore katërditore në Itali

Published

on

By

Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe dhe mbretëresha Camilla do të nisin sot një vizitë shtetërore katërditore në Itali, ku do të festojnë lidhjet mes dy vendeve.

Ata do të vizitojnë Romën dhe qytetin e Ravenës, duke përdorur diplomacinë e “fuqisë së butë” të monarkisë për të forcuar marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me aleaten e saj, Italinë.

Një vizitë e veçantë shtetërore në Selinë e Shenjtë – me qeverinë e Kishës Katolike Romake, në Vatikan – është anuluar, pasi papa Françesku është ende duke u rikuperuar -pas daljes nga spitali ku ai trajtohej për pneumoni të dyfishtë.

Në fundjavë papa Françesku bëri një dalje publike surprizë në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Ai u shfaq me një tub oksigjeni nën hundë – i ulur në një karrige me rrota.

Mbreti Charles do të bëhet monarku i parë britanik që i drejtohet të dy dhomave të parlamentit italian – dhomës së deputetëve dhe senatit të republikës.

Ai do të mbajë gjithashtu audienca me presidentin italian, Sergio Mattarella dhe kryeministren, Giorgia Meloni.

Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe dhe mbretëresha Camilla do të marrin pjesë në një banket shtetëror me kravata të zeza në “Palazzo Quirinale” – të organizuar nga presidenti – në mbrëmjen e përvjetorit të tyre të 20-të të martesës.

Bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes midis BM-së dhe Italisë do të shënohet nga një fluturim i përbashkët mbi Romë nga ekipi aerobatik i forcave ajrore italiane, Frecce Tricolori dhe Shigjetat e Kuqe të RAF.

Në Ravena, afër Bolonjës, Charles dhe Camilla do të shënojnë 80-vjetorin e çlirimit të provincës nga pushtimi nazist nga forcat aleate, më 10 prill 1945, gjatë një pritjeje në bashkinë e qytetit.

Ata do të festojnë kulturën letrare duke vizituar varrin e Dantes dhe mbretëresha do të bëjë një udhëtim në muzeun e Bajronit./ATSH/

Continue Reading

Të kërkuara