Lajmet
Arrestohet personi i dyshuar për sulmin në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës
Ndaj tij do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.
Published
1 year agoon
By
Betim GashiProkuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një hetimi intensiv në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është arrestuar personi i dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni.
Personi me iniciale F.B dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar dhe ndaj tij do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.
Lajmet
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Published
9 minutes agoon
November 26, 2024By
UBTNewsFondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inauguruar bustin e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë , ngjarje e cila organizohet në nderim të Ditës së Flamurit.
Aty u tha se heroi kombëtar, Hasan Prishtina, ishte udhërrëfyes i gjeneratave ndër vite, duke filluar nga Ukshin Hoti e deri të ish-ushtarë të UÇK-së.
Mehmet Prishtina, kryetar i Fondacionit “Hasan Prishtina”, tha se u realizua një qëllim i kamotshëm që të rikthehet pranë Bajram Currrit edhe figura e kolosit shqiptar, Hasan Prishtina.
Ai tha se që të dy Curri dhe Prishtina luftuan derisa vdiqën për të njëjtën kauzë.
“Sot është një ditë e bekuar sepse edhe moti po na përcjellë me diell sikur po na ngroh zemrat tona sepse arritëm që ta rikthejmë kolosin tonë, Heroin Kombëtar Hasan Prishtina, kryeministrin e tetë të Shqipërisë, një figurë e cila flet vet dhe jo rastësisht këtu krahas Heroit Bajram Currit, sepse ata jetuan, luftuan dhe derisa vdiqën së bashku për të njëjtën kauzë, për qëllimin e bashkimit të kombit shqiptar. Këtu ka qenë një ëndërr e kamotshme dhe një porosi e babait tim që mos të merrem me figurën e tij sepse ishim në luftë dhe vdiq dhe siç thoshte ai ‘unë jam i pashkollë’ por i kemi figurat që peshojnë rëndë në sallën e historisë, andaj të merresh me Hasan Prishtinën”, u shpreh Prishtina.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tropojës, Arber Çakraj ka thënë se Hasan Prishtina përfaqësoi lëvizjet kombëtare për liri dhe pavarësi, si dhe organizoi kryengritje shqiptare.
“Hasan Prishtina është një nga ideologët kryesor të çlirimit dhe bashkimit të shqiptarëve. Vepra dhe tërë jeta e tij ka qenë të lidhura me fatin e kombit dhe atdheut. Rrugën e tij jetësore iu kishte përmbajtur motos ‘Kam mem shtrue vetëm vdekja’. Krejt ideja e tij jetësore, trimëria dhe temperamenti tipik i shqiptarit, jo vetëm luftëtar, ai përfaqësoi lëvizjet kombëtare për liri dhe pavarësi, si dhe organizoi kryengritje shqiptare”, u shpreh ai.
Ndërsa, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, tha se asnjëherë nuk është ndjerë diplomat, por siç tha si në shtëpinë e tij.
“Në fakt unë jam rrit duke mësuar për figurën e Hasan Prishtinës dhe për gjithë ata burra e familje, por fati e deshi që të punojë e zë bashkëpunojë me ta në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë. Jam përpjekur të jem diplomat, por kurrë nuk kam mundur të jem i tillë dhe jam ndjerë si në shtëpinë time në gjithë shqiptarinë”, tha Çeku.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se Hasan Prishtina diti që t’i përfaqësojë gjitha trojet shqiptare edhe në Parlamentin turk.
“Për Hasan Prishtinën kemi çka të flasim sepse rrugëtimi i tij ishte aq i gjatë e aq i mundimshëm sa vetë rrugëtimi i popullit shqiptar. Hasan Prishtina diti t’i përfaqësojë gjitha trojet shqiptare edhe në Parlamentin turk, ishte ideatori kryesor për të gjitha lëvizjet për bashkimin e kombit shqiptar”, tha Beqa.
Lajmet
26 nëntor 1912, si u shpall Pavarësia në Tiranë?
Published
1 hour agoon
November 26, 2024By
UBT NEWSMë 26 nëntor 1912, një ngjarje historike e papërshkrueshme shënoi një moment kyç në historinë e kombit shqiptar, kur Tirana shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Pas më shumë se pesë shekujsh nën sundimin osman, ky moment i mbushur me entuziazëm dhe emocione të thella shënoi një kthesë të rëndësishme për shqiptarët, duke hapur një periudhë të re në historinë e shtetit shqiptar.
Në mëngjesin e 26 nëntorit, tellalli i qytetit njoftoi popullin për t’u mbledhur në sheshin e nënprefekturës, ku në një atmosferë të ngjeshur nga emocionet dhe nën kërcënimin e rrezikut nga ushtritë fqinje, u ngrit flamuri kombëtar shqiptar. Ndërtesa e nënprefekturës, ku ngjitej flamuri, ka qenë më vonë një pikë historike për Shqipërinë, pasi aty u shpall edhe statusi i Tiranës si kryeqytet i përkohshëm në vitin 1920.
Pas rrethimit të Shqipërisë nga ushtritë serbe, malazeze dhe greke gjatë Luftës së Parë Ballkanike, një grup patriotësh shqiptarë, të udhëhequr nga Abdi Toptani, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mit’hat Frashëri dhe Sali Gjuka, u mblodhën në shtëpinë e Abdi bej Toptanit dhe vendosën që të shpallnin Pavarësinë në emër të gjithë kombit shqiptar. Aty u mor vendimi që të mblidhen krerët e Shqipërisë së Mesme dhe të udhëtonin për në Vlorë për të shpallur formalisht Pavarësinë.
Një ditë para shpalljes, më 25 nëntor, populli i Tiranës u mblodh për të diskutuar mbi situatën e rënduar, kur u mor vesh se ushtria serbe kishte hyrë në Krujë. Më 26 nëntor, pas një fjalimi emocionues të Refik bej Toptanit, flamuri kombëtar shqiptar u ngrit me brohoritje në sheshin e qytetit. Ai e shpalli Pavarësinë me fjalë të thjeshta, por të mbushura me zemër: “Me hidhërim të madh po ju tham se e pruë puna me u ndaë prej vllaznish tonë tyrq, dhe me e zbrit bejrakun e atyne qi ka valuë ktu me qindra vjetsh, edhe me ngref qeveriën komtare e me ngrejtë flamurin e Shqipniës.”
Momenti i ngritjes së flamurit ishte shoqëruar me duartritje të zjarrta dhe lot gëzimi. Kapiteni i xhandarmërisë, Hamid Borshi, ngriti flamurin kombëtar, dhe populli i Tiranës e përshëndeti atë si simbol të lirisë dhe të ardhmërisë së kombit. Ngjarja mori vëmendje edhe jashtë Tiranës, ku u dërguan telegrame në qytetet e tjera të Shqipërisë, si Durrës, Elbasan, Berat dhe Vlorë, për të shpallur gëzimin e Pavarësisë.
Në orën 15:00, një telegram i dërguar në Vlorë njoftoi Ismail Qemalin për shpalljen e Pavarësisë në Tiranë, duke kërkuar që të ruheshin të drejtat e pavarësisë dhe të mbroheshin interesat e Shqipërisë. Po atë ditë, përfaqësuesit e Tiranës nisën një tjetër telegram për qytetet e tjera të Shqipërisë, duke kërkuar që të shpallej Pavarësia në të gjithë vendin dhe të bëhej një front i bashkuar për mbrojtjen e atdheut.
Pas ngritjes së flamurit, komisioni i Tiranës formoi një delegacion për të shkruar një protestë ndaj komandantit serb në Krujë, duke kërkuar që ushtria serbe të mos kalonte në Tiranë, pasi Shqipëria kishte shpallur Pavarësinë dhe ishte një shtet i pavarur dhe neutral.
Ngjarja e 26 nëntorit 1912 mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, një ngjarje që simbolizoi fillimin e një periudhe të re, pas 500 vjetësh nën sundimin osman. Shpallja e Pavarësisë në Tiranë u shoqërua me gëzim, por edhe me shumë sakrifica dhe sfida për të ruajtur lirinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë./UBTNews/
Lajmet
112-vjetori i ngritjes së flamurit kombëtar në Durrës
Published
1 hour agoon
November 26, 2024By
UBT NEWSSot shënohet 112-vjetori i ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Durrës, një ngjarje historike që u realizua më 26 nëntor të vitit 1912, kur Hafiz Ali Podgorica ngriti flamurin në këtë qytet të rëndësishëm. Kjo ngjarje ka një rëndësi të madhe për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe për periudhën që i parapriu asaj ngjarjeje të lavdishme.
Hafiz Ali Podgorica, i cili në atë kohë mbante postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit, si dhe atë të kadiut dhe myftiut, pati një angazhim të rëndësishëm në proceset politike dhe fetare të atij periudhe. Ai kontribuoi në kapërcimin e dallimeve fetare mes besimeve të ndryshme në Shqipëri për hir të kauzës kombëtare. Ndihmesa e tij, ashtu si dhe e figurave të tjera fetare të kohës, ishte thelbësore për unitetin e kombit në një moment kyç të historisë.
Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit me brohoritje dhe me një atmosferë ngazëlluese. Më pas, mytesarifi i Durrësit u pushua, ndërsa Hamid bej Toptani u emërua guvernator provizor. Sidoqoftë, mitropoliti i qytetit refuzoi të pranojë administratën lokale dhe trupat mbrojtëse të qytetit u liruan. Sipas një radiotelegrami të dërguar nga nënkonsulli Rudnay drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme britanike, informohej se “paria e vendit u doli serbëve përpara”, por mungonin informata të sakta për lëvizjet e ushtrisë serbe, të cilët ishin nisur nga Kruja.
Dy ditë pas ngritjes së flamurit në Durrës, në Kuvendin e Vlorës, përfaqësues të Durrësit, si Dom Nikollë Kaçorri, Abaz Çelkupa, Mustafa Hanxhiu dhe Jahja Ballhysa, morën pjesë si delegatë dhe nënshkruan aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një hap i rëndësishëm drejt formimit të shtetit të pavarur shqiptar.
Ky moment historik do të mbahet mend si një ngjarje e paharrueshme në historinë e kombit shqiptar, një dëshmi e forcës dhe unitetit të popullit shqiptar në periudhën e luftës për liri dhe pavarësi./UBTNews/
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani, do ta bëjë sot inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Kolumbi, që ajo e ka cilësuar rezultat historik.
Gërvalla ka thënë se hapja e kësaj ambasade shënon një moment të rëndësishëm për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
“Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore. Ndihem shumë e nderuar që Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës”, ka shkruar Gërvalla.
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Rusia dëbon një diplomat britanik
26 nëntor 1912, si u shpall Pavarësia në Tiranë?
112-vjetori i ngritjes së flamurit kombëtar në Durrës
Ndizet Champions League: Interi, Barcelona dhe Atletico Madrid luftojnë për fitore!
Kosova sot hap Ambasadën në Kolumbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun
Osmani përmend luftën e Kosovës në Konferencën për Eliminimin e Dhunës Seksuale
Shaip Kamberi: “Një shtëpi, një flamur” – Mesazhi për Ditën e Flamurit në Luginën e Preshevës
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman