Kronikë e zezë

​Arrestohet për kanosje përmes telefonit

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se përmes telefonit ka kanosur një person.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo ka ndodhur në Graqanicë. Me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajmet

I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë ende në arrati

Published

on

By

Pas vrasjes së mbrëmshme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri, i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30. Viktima, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër, i cili pas incidentit është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në kërkim, derisa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Një i vdekur dhe një i plagosur pas therjes me thikë në Mitrovicë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një therjeje me thikë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Mitrovicën e Jugut.

Policia njoftoi se viktima është një 37-vjeçar, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, një person tjetër u lëndua nga i njëjti i dyshuar dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, raporton Ekonomia online.

Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 22:00, pasi një person i plagosur me mjet të mprehtë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut. Mjeku kujdestar konfirmoi se 37-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

I dyshuari, një 31-vjeçar, është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Ekonomia online.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kanoset një person zyrtar në Lipjan

Published

on

By

Në Policia e Kosovës është raportuar një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar në Lipjan.

Sipas njoftimit, një i dyshuar ka kanosur një viktimë grua në rrethana që lidhen me ushtrimin e detyrës zyrtare.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Malishevë: Familjarët dërgojnë një burrë në QKMF, konfirmohet vdekja

Published

on

By

Një burrë pa shenja jete në Malishevë është dërguar nga familjarët në QKMF Malishevë.

Sipas mjekut kompetent, ai ka qenë tashmë pa shenja jete në momentin e mbërritjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është hapur si “hetim i vdekjes” nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara