Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për gjueti të paligjshme në Prizren

Bëhet fjalë për zonën rurale të Novakut.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar më 16 tetor një person që po merrej me gjueti të paligjshme në zonën rurale të Novakut në Prizren.

Kjo zonë nuk është vend për gjueti të licencuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjuetia në këtë zonë konsiderohet e paligjshme.

Policia te personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka gjetur një armë gjuetie me leje të skaduar, e cila është sekuestruar dhe ndaj të dyshuarit ka nisur procedura penale për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe gjueti e kundërligjshme.

Me urdhër të prokurori rasti shkon me procedurë të rregullt.

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron armë, tetë thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, mjete të ftohta dhe gjësende të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar në zonën e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, aktiviteti është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësi të tjera policore, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar janë sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe gjësende të tjera që dyshohet se janë përdorur ose ishin të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë bashkëpunimin duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose përmes adresës elektronike zyrtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona dyshohen se keqpërdorën kartelën bankare, bënë blerje rreth 200 euro

Published

on

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për shpërdorim të pasurisë së huaj, pasi dy persona dyshohet se kanë përdorur një kartelë bankare të gjetur për të kryer blerje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:10 në rrugën “Adem Mikullovci” në Mitrovicën e Veriut.

Ankuesja ka raportuar se i kishte humbur kartela bankare, ndërsa përmes saj ishin kryer disa blerje.

Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi dy të dyshuar, të cilët gjatë intervistimit pranuan se e kishin gjetur kartelën dhe e kishin përdorur për të blerë artikuj në vlerë rreth 200 euro.

Me konsultim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vidhen para nga një kompani në Bardhosh, Policia nis hetimet

Published

on

Një kompani në fshatin Bardhosh të Prishtinës është bërë cak i një vjedhjeje, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë marrë para.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:09.

Ankuesi ka njoftuar policinë se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe, përveç vjedhjes së parave, kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara