Lajmet

​Arrestohet një 48-vjeçar për vjedhje në Prizren

I dyshuari është në ndalim për 48 orë.

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet A. Q. (48) pasi sot rreth orës 05:15, në rrugën “Shto Galica” në Prizren, kishte thyer veturën tip VW Golf 7, me targa vendore, pas së cilës ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia pas një pune operative në identifikimin dhe zbulimin e kryesve të veprave penale vjedhje, ka arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit dhe lokacionin e tij se ku ndodhet.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe tri raste tjera te vjedhjeve nga veturat. Në lidhje këtë është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë, ndërkohë që rasti është duke u hetuar.

Lajmet

Gordana Siljanovska-Davkova, presidentja e parë grua në Maqedoni të Veriut

Publikuar

nga

Kandidatja e koalicionit opozitar “Maqedonia Jote”, drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska-Davkova, është presidentja e parë grua në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) i Maqedonisë së Veriut përderisa publikon rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, bazuar në 93,42% të votave të numëruara, Siljanovska-Davkova fitoi 65,01% të votave, ndërsa kundërshtari i saj, Stevo Pendarovski, mori 29,30% të votave.

“Unë pretendoj se do të veproj si president i të gjithë qytetarëve. Kjo do të thotë të gjitha grupet etnike, të gjithë anëtarët e partive, ata që nuk janë në parti, sepse asnjë president nuk mund të kërkojë unitet nëse i përmbahet linjave partiake”, tha Davkova, e cila fitoi në raundin e dytë të presidentit aktual dhe kandidatit të LSDM-së në pushtet, Steve Pendarovski .

Ajo theksoi se “duhet të përpiqemi t’i japim fund ballkanizimit, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të jemi politikanë”.

Në zgjedhjet parlamentare, me 94,02% të votave të numëruara, VMRO-DPMNE-ja udhëhoqi me 43,17% të votave dhe siguroi 59 mandate. LSDM-ja u rendit e dyta me 15,13% të votave dhe 19 mandate, ndërsa Fronti Evropian mori 14,03% të votave dhe 18 mandate. Koalicioni VLEN fitoi 10,93% të votave dhe 13 mandate deputeti.

Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan sot në Maqedoninë e Veriut, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt njëkohësisht. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Publikuar

nga

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut i dhanë fund qeverisjes shtatëvjeçare të Lidhjes Social-Demokrate në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare, që u mbajtën më 8 maj. VMRO DPMNE-ja, deri tash në opozitë, u shpall fituese si në balotazhin për kreun e shtetit, ashtu edhe në zgjedhjet për Parlamentin e ri. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kandidatja për presidente, Gordana Silanovska Davkova, fitoi mbi 65 për qind të votave, kundrejt presidentit të deritanishëm, Stevo Pendarovski, i cili mori rreth 30 për qind të votave.

VMRO DPMNE-ja shënoi fitore të thellë edhe në zgjedhjet parlamentare, me mbi 43 për qind të votave, apo 59 mandate nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Me këto rezultate, LSDM-ja përjetoi disfatën më të thellë që nga formimi i saj në vitin 1990.Ajo do t’i ketë 19 ulëse në Parlament, apo vetëm një më shumë se Fronti Evropian që kryesohet nga partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili mori 18 mandate.

Koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, arriti të sigurojë 13 mandate, ndërsa të tjerat u ndanë mes partisë E Majta dhe lëvizjes ZNAM.

Disfata e thellë e LSDM-së lidhet me disa faktorë, si: dështimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesa e sundimit të ligjit, kriza e thellë ekonomike, por edhe “lëshimet” që ka bërë ndaj partnerit të saj qeverisës, BDI-së, thonë analistët. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, e pranoi disfatën dhe nuk e përjashtoi mundësinë që së shpejti të largohet nga udhëheqja e partisë.

“LSDM-ja mori një grusht të rëndë. Kemi marrë dënimin nga votuesit. Askush nuk është realisht pa përgjegjësi”, tha Kovaçevski. Partia e tij fajësohet, njëkohësisht, edhe për politikën e jashtme.

Ajo në vazhdimësi është akuzuar për “tradhti”, pas marrëveshjes me Greqinë në vitin 2018 për ndërrimin e emrit të shtetit nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut, si dhe për pranimin e një marrëveshjeje me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez”, për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në të si popull shtet-formues.

Për shkak të këtyre marrëveshjeve, LSDM-ja ishte në shënjestër të akuzave për “shitje të interesave kombëtare maqedonase”. Zbatimi i marrëveshjes me Bullgarinë tani pritet të jetë sfida kryesore e Qeverisë së re, që do të formohet nga VMRO DPMNE-ja.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, në paraqitjen e parë para mediave pas shpalljes së rezultateve preliminare të KSHZ-së, u përqendrua në rezultatin e arritur dhe formimin e shpejtë të Qeverisë së re.

“Në këto zgjedhje ka fituar Maqedonia, e cila u përket maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve, popullit krenar që tregoi vendosmëri dhe qetësi. Qeveria në Maqedoni ka rënë dhe ka një arsye për këtë. Krimi, korrupsioni, paaftësia, vlerat e rrejshme, shteti i konfiskuar, tenderët, nepotizmi dhe njëqind pasoja të tjera, që e bënë shtetin të vuajë dhe popullin të zhgënjyer”, tha Mickoski.

Ai paralajmëroi formimin e Qeverisë së re me koalicionin e opozitës shqiptare, VLEN, pavarësisht se zgjedhjet në mesin e shqiptarëve i fitoi Fronti Evropian, i kryesuar nga BDI-ja.

“Koha është që BDI-ja, së bashku me LSDM-në, të kalojnë në opozitë. Populli ia dha leksionin më të rëndësishëm Qeverisë [së deritashme] dhe shpëtoi vendin e tij”, tha Mickoski.

“Besojmë se, duke i pasur parasysh numrat, do të kemi një shumicë të sigurt, andaj jemi të bindur se Qeveria e re do të formohet shumë shpejt”, tha Bilall Kasami nga koalicioni VLEN.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili gjatë fushatës ka kritikuar vazhdimisht VMRO DPMNE-në për, siç ka thënë, “politika antievropiane”, bëri thirrje për respektimin e vullnetit të qytetarëve, të shprehur në zgjedhje, me qëllim të, siç tha, ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit.

“Sot, shteti jonë më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet, paqe, zero probleme me fqinjët, luftë kundër korrupsionit dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE”, tha Ahmeti. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mickoski nga VMRO-DPMNE: S’ka negociata me BDI për qeverinë e re

Publikuar

nga

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi negociata me të gjitha partitë politike opozitare, edhe pse sipas tij kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Mickoski me këtë rast la të kuptohet se pavarësisht numrit të mandateve që ka fituar BDI-ja, kjo e fundit nuk është në agjendën e VMRO-DPMNE-s.

“Nuk do t’i përsëris gabimet që i ka bërë kjo qeveri e cila injoronte partitë tjera politike. Ne kemi për qëllim që të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare. Por kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha Mickoski.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri më tani ka numëruar 90.40 për qind të votave për zgjedhjet e sotme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Fronti Evropian ka 14.09 për qind ose 127.596 vota, ose aktualisht 18 mandate, ndërsa VLEN, ka 10.99 për qind ose 99.534 vota që i siguron aktualisht 13 ulëse. Diferenca në vota është 28.062. Prin koalicioni “Maqedonia jote- VMRO-DPMNE” me 43.09 për qind ose 390.345 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate.

Ndërsa koalicioni për të ardhmen evropiane –  LSDM ka 15.10 për qind ose 136.748 vota ose 19 mandate. Ndryshe, Bilall Kasami nga VLEN ka bërë të ditur se nesër nisin negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut ndërmjet VMRO DPMNE dhe koalicionit VLEN. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Maqedoni: VMRO DPMNE fiton zgjedhjet presidenciale e parlamentare

Publikuar

nga

Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar deri më tash 95.65 për qind të votave sipas të cilave partia fituese VMRO DPMNE ka marrë 43.14 për qind ose 414 mijë e 134 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni për të ardhmen evropiane LSDM me 146 mijë e 488 vota ose 15.26 për qind që aktualisht i siguron 18 mandate. Fronti Evropian me BDI-në e Ali Ahmetit ka fituar 14.01 për qind ose 134 mijë e 473 vota – 19 mandate, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar VLEN 10.90% ose 104 mijë e 672 vota – 13 mandate.

Pjesëmarrje në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë e kanë siguruar edhe partia politike E Majta me 6.76 për qind ose 64.926 vota që aktualisht i sigurojnë 6 mandate dhe Lëvizja Unë di – Për Maqedoninë Tonë ka fituar 5.30 për qind ose 50.835 vota që aktualisht i sigurojnë 5 mandate.

VMRO DPMNE ka fituar edhe në garën për presidentin e shtatë të Maqedonisë së Veriut, pasi në raundin e dytë kandidatja Gordana Silanovska-Davkova ka fituar 539.686 vota ose 65.07% përballë presidentit aktual Stevo Pendarovski nga LSDM, i cili mori 242.760 vota ose 29.27%, pas numërimit të 96.62 % të votave. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara