Kronikë e zezë

​Arrestohet i dyshuari për grabitje në oborrin e Spitalit të Pejës

I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.

Published

on

Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për grabitjen që ndodhi ditë më parë në oborrin e Spitalit Rajonal të Pejës.

Ndërsa, dy të dyshuarit tjerë momentalisht gjenden në arrati.

Policia bën të ditur se grabitja ka ndodhur më 18 shtator rreth orës 20:00. Ndërsa, rasti në polici është raportuar një ditë më vonë nga viktima së cilës të dyshuarit ia kishin marrë me forcë çantën nga krahu dhe tri unaza nga dora e saj.

“Pejë, 22 shtator 2022 -Me datën 19.09.2022, viktima femër kosovare ka ardhur nё Stacionin Policor Pejё, e cila ka deklaruar se me datёn 18.09.2022, rreth orёs 20:00, nё rrugën “Nëna Terezë” ( nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё) tre (3) persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri (3) unaza nga dora e viktimёs. Tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas njё pune intensive nga Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, me datёn 21.09.2022, kanё arritur ta indetifikojnё dhe ta arrestojnё njërin nga tё dyshuarit, ndёrsa dy të dyshuarit tjerё momentalisht gjenden nё arrati. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë”, njofton policia.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara