Kronikë e zezë

​Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani

Prokuroria njoftoi se nga qershori i vitit të kaluar ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit.

Published

on

Dy persona janë arrestuar me dyshimin se kanë mashtruar qytetarë të shumtë për viza punë për në Kroaci dhe Gjermani.

Prokuroria Themelore në Prizren derisa ka treguar për ndalimin e dy këtyre personave ka bërë të ditur se nga qershori i vitit të kaluar ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për të pajisur qytetarët e Kosovës me viza punë për në shtetin kroat dhe gjerman.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, nga muaji qershor i vitit 2021 ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në shtetin Kroat dhe Gjerman. Më datë 19.01.2022 njëri nga të pandehurit, i kërkuar me urdhërarrest është arrestuar dhe në bazë të deklaratës së tij është arrestuar edhe personi i dytë si bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria, ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh për dy të pandehurit, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Tutje thuhet se “Këta të pandehur dyshohen se me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i mashtrojnë personat tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin ‘Timi & Zaimi’, si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shuma të ndryshme të të hollave”.

Më tej thuhet se prokuroria ka arritur që të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti.

“Deri në këtë fazë, prokuroria ka arritur të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti, mirëpo duke pas parasysh provat e grumbulluara deri në këtë fazë, rezulton se numri i të dëmtuarve është tejet i madh, andaj Prokuroria bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, përfundon komunikata.

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësoren

Published

on

By

Një këmbësore është goditur nga një veturë të martën, në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas kosovar, gjatë drejtimit të veturës dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas konsultimit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa ai është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje

Published

on

By

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, më 22 shtator është raportuar se një grua, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Mitrovicë të Jugut, më 21 shtator, është arrestuar një burrë kosovar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një viktimë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara