Kronikë e zezë

​Arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj

Kështu njoftoi Policia e Kosovës.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për fajde në Ferizaj. Sipas njoftimit të PK-së, dy të dyshuarit i kishin dhënë fajde në një shumë prej njëzet mijë euro, për ta detyruar pastaj viktimën t’i kthejë shumën prej shtatëdhjetë e tre mijë euro.

Ky aksion është realizuar pasiqë policia Rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve kishte pranuar një informacion nga një person mashkull, kosovar i moshës 54-vjeçare për një rast të fajdes.

“Me datën 24.01.2023 Policia Rajonale e Ferizjat, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve kishte pranuar një informacion nga një person mashkull, kosovar i moshës 54 vjeçar ka deklaruar një rast të fajdes që ka ndodhur në Ferizaj. Policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet. Nga hetimet e para, intervistimit të viktimës është mësuar se dy persona i kishin dhënë fajde një shumë prej njëzet mijë (2 ) euro, për ta detyruar atë ti kthejë shumën prej shtatëdhjetë e tre mijë ( 73 ) euro, edhe pse deri më tani shumën prej gjashtëdhjetë mijë ( 60 ) euro, viktima u kishte paguar të dyshuarve. Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe mbledhjes së provave të nevojshme, hetuesit rajonal i kanë identifikuar e më pas sot, datë 10.02.2023 i kanë arrestuar dy të dyshuarit: A.G (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 49 vjeçar, të cilët i kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara