Sport

​Arbnor Rifati, pjesë e shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Rifati ka drejtuar me sukses skuadrën prizrenase në vitet e fundit, derisa së fundi fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll.

Published

on

Trajneri i Prizrenit 16, Arbnor Rifati është emëruar ndihmës-trajner në Përfaqësuesen A të Kosovës në basketboll, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Rifati ka drejtuar me sukses skuadrën prizrenase në vitet e fundit, derisa së fundi fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll.

Në edicionin e kaluar drejtoi prizrenasit në vendin e parë në garat e rregullta. Rifati më herët ka qenë gjyqtar i Superligës, si dhe menaxher, duke transferuar shumë basketbollistë në Kosovë dhe më gjerë.

Rifati i bashkohet shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës, dhe në bashkëpunim me ndihmësit tjerë dhe përzgjedhësin Christos Marmarinos do të mundohen të kenë rezultate sa më pozitive me Kosovën.

Dardanët më 25 nëntor do të përballen me Norvegjinë në udhëtim, ndërsa më 28 e presin në shtëpi Danimarkën. Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të FIBA Eurobasket 2025.

Sport

Kosova e nis me humbje Kampionatin Ballkanik U17, mposhtet nga Mali i Zi

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, pasi u mposht nga Mali i Zi me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të turneut.

Skuadra malazeze dominoi takimin dhe fitoi të tre setet me rezultat 25:17, 25:16 dhe 25:17, duke siguruar tri pikët e para në garë.

Vajzat e Kosovës treguan angazhim dhe luftuan gjatë gjithë ndeshjes, por nuk arritën të gjejnë ritmin e duhur përballë një kundërshtari që u shfaq më i organizuar, më i saktë në sulm dhe më efikas në momentet kyçe të secilit set.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen hapëse, Kosova do të synojë të reagojë në përballjet e radhës të Kampionatit Ballkanik U17, me synimin për të përmirësuar lojën dhe për të siguruar rezultatet e para në turne.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U18 e nis me fitore Kampionatin Evropian

Published

on

By

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore aventurën në FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, duke triumfuar ndaj Andorrës me rezultat 87:79, pas vazhdimeve.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, me të dyja skuadrat që zhvilluan një duel të fortë. Pas 40 minutave të rregullta, rezultati ishte i barabartë, duke bërë që fituesi të përcaktohej në pesë minutat shtesë.

Në vazhdime, basketbollistët e Kosovës treguan më shumë qetësi dhe efikasitet, duke siguruar fitoren e parë në turne.

Kampionati FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C po zhvillohet në Shkodër të Shqipërisë, ku Dardanët e rinj e kanë nisur garën me sukses.

D.L

Continue Reading

Sport

Javier Tebas kërkon largimin e Gianni Infantinos nga drejtimi i FIFA-s

Published

on

By

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka drejtuar kritika të forta ndaj FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino, duke e akuzuar se mënyra aktuale e drejtimit po i shkakton dëm futbollit.

Tebas u shpreh se zgjerimi i vazhdueshëm i garave dhe ngarkesa gjithnjë e më e madhe mbi futbollistët po vendosin interesat ekonomike përpara zhvillimit të qëndrueshëm të sportit.

Sipas tij, ka ardhur koha që Infantino të largohet nga posti i presidentit të FIFA-s.

“Duhet të largohet, ka ardhur momenti. Por ai ka mbështetjen e sistemit dhe të federatave. Në Shtetet e Bashkuara kam dëgjuar shumë njerëz që janë kundër Infantinos dhe nuk pajtohen me mënyrën se si ai po vepron”, ka deklaruar Tebas.

D.L

Continue Reading

Sport

FIFA nis hetim ndaj katër argjentinasve pas incidenteve në finalen e Kupës së Botës

Published

on

By

Federata Ndërkombëtare e Futbollit  ka hapur një procedurë disiplinore ndaj katër anëtarëve të përfaqësueses së Argjentinës, pas përleshjeve që shpërthyen në fund të finales së Kupës së Botës, ku skuadra u mposht nga Spanja.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të shqyrtuar ngjarjet që ndodhën menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Nëse shpallen fajtorë, lojtarët ose anëtarët e stafit teknik të përfshirë mund të përballen me pezullime, ndërsa Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) rrezikon të ndëshkohet me gjobë.

Hetimi përfshin futbollistët Nahuel Molina, Leandro Paredes dhe Thiago Almada, si dhe ndihmës trajnerin Roberto Ayala.

Fillimisht, FIFA njoftoi se Leandro Paredes ishte ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Slavko Vinçiç, pasi dyshohej se kishte kapur për fyti mbrojtësin spanjoll Eric Garcia dhe e kishte shtyrë atë. Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kartoni i kuq i Paredes u hoq nga raporti zyrtar i takimit.

Spanja fitoi finalen ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë, falë golit të Ferran Torres, duke u shpallur kampione e botës për herë të dytë në histori.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara