Sport

​Arbnor Ramadani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit.

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë edhe këtë javë çmimin “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës.

Epitetit i më të mirit për javën e 10-të i ka takuar futbollistit të Gjilanit, Arbnor Ramadani.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit.

Ramadani ishte shpëtimtar i skuadrës gjilanase, pasi në duelin me Ferizajn realizoi golin e barazimit në minutën e dytë të lojës shtesë. Përveç golit, Ramadani u dallua me lojë të mirë gjatë tërë ndeshjes.

Pasi mori çmimin, Ramadani theksoi se ndihet mirë për vlerësimin dhe se atë e sheh si motivim për të ardhmen.

“Ky çmim besoj që do të më shërbej si një motivim shtesë për ndeshjet në vazhdimësi. @scgjilani përkundër problemeve të cilat janë të njohura për opinionin, po arrin ta mbajë hapin me skuadrat tjera. Edhe më tej do të synojmë kreun e tabelës dhe uroj që sa më shpejt problemet e klubit të gjejnë zgjidhje. Ne kemi skuadër të fortë dhe kualiteti na lejon që të besojmë dhe të punojmë për kreun e tabelës”, ka theksuar Arbnor Ramadani për faqen zyrtare të FFK-së.

Sport

Raçi lavdërohet nga trajneri i Hajdukut

Published

on

Qendërmbrojtësi Ron Raçi ishte prej më të mirëve në fushë të dielën mbrëma te Hajduku i Splitit.  Në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit kroat, Hajduku e mposhti në shtëpi Slaven Belupon me rezultatin e thellë 3:0.

Në këtë ndeshje, Raçi për herë të parë luajti nga minuta e parë te Hajduku.  Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, u nda i kënaqur me paraqitjen e reprezentuesit të Kosovës. Por ai tutje shtoi se Raçit i duhet ende punë për të bërë për ta treguar formën më të mirë.

“Ai ishte i mirë. Është i talentuar. Ka shumë energji. Ai ende duhet të punojë me ne për të kuptuar të gjitha kërkesat, por besoj se së shpejti do të shihni një mbrojtës shumë të mirë. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajti. Në disa momente bëri diçka gabim, pastaj në aksionin tjetër e bëri siç duhet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Garcia, shkruan të hënën “index.hr”.

22-vjeçari te gjiganti kroat u transferua muajin e kaluar nga Prishtina për 300 mijë euro.

Hajduku të enjten e kaluar u eliminua nga Dinamo City i Tiranës në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Continue Reading

Sport

Asllani në bisedime me skuadrën e njohur

Published

on

Pas tre sezonesh, aventura e mesfushorit shqiptar, Kristian Asllani tek Interi duket se po merr fundin. Lojtari është jashtë planeve të Interit, të cilët edhe i kanë konfirmuar lojtarit këtë vendim.

Ai dëshiron të qëndrojë në Serien A dhe për këtë Bolonja është skuadra që po insiston për të. Interi po tenton ta shesë shqiptarin për 16 milionë euro dhe të mbajë një përqindje të çdo fitimi kapital në të ardhmen.

Kjo javë do të jetë përcaktuese për të ardhmen e tij dhe se Bolonja dëshiron me çdo kusht të kryejë marrëveshjen para nisjes të Series A.

 

Continue Reading

Sport

Juventusi kontakton me Edon Zhegrovën, Lil bën vlerësimin për yllin e Kosovës

Published

on

Juventusi vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve vetëm pak ditë para ndeshjes hapëse të sezonit të Serie A kundër Parmës. Në orët e fundit, ka pasur kontakte me rrethin e Edon Zhegrovës, mbrojtësit të djathtë të Lilë i cili luajti kundër Juves në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar.

Ai luajti shkëlqyeshëm kundër Juan Kabal, duke e kaluar atë disa herë dhe i dha asist Xhonathn David, ky i fundit iu bashkua Juventusit si transferim i lirë në verë nga klubi francez.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës ka të ngjarë të largohet këtë verë, duke pasur parasysh se i ka mbetur vetëm një vit në kontratën dhe e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta rinovojë atë; në fakt, ai po përpiqet të largohet për një kapitull të ri në karrierën e tij.

Lilë, pasi e ka humbur Davidin në të njëjtën mënyrë, nuk ka ndërmend ta përsërisë transferimin e tij, dhe kështu ai do të lirohet në orët e ardhshme, sipas Corriere dello Sport. Në ditët e fundit, Marseja kishte treguar interes të fortë, duke i bërë një ofertë të konsiderueshme lojtarit dhe duke kërkuar një marrëveshje me Lilë, por ata nuk e mbyllën marrëveshjen.

Vlera e tij është midis 15 dhe 20 milionë euro, jo pak për një lojtar kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm, por paga e tij aktuale është pak mbi 1 milion euro, duke e bërë atë plotësisht të arritshëm për Juventusin.

Continue Reading

Sport

Liverpooli ia vendos çmimin Konates nëse Real Madridi synon transferimin këtë verë

Published

on

Real Madrid mund të ketë një mundësi të vetme për të transferuar mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, gjatë kësaj vere. 

Xabi Alonso ka sjellë tre mbrojtës të rinj në “Santiago Bernabeu”, si pjesë e një prapavije të re, përfshirë edhe Trent Alexander-Arnold, ish-bashkëlojtarin e Konates te Liverpooli.

Interesimi për mbrojtësin francez daton që nga muaji korrik, mes zërave se nuk është i gatshëm të nënshkruajë një zgjatje kontrate në “Anfield”.

Konate ka qenë në bisedime për kontratën me Liverpoolin që nga fillimi i vitit 2025, pasi marrëveshja aktuale skadon në fund të sezonit 2025/2026.

Drejtuesit e klubit anglez duan përgjigje përfundimtare para fundit të gushtit. Liverpooli do të shmangë një situatë ku Konate largohet si lojtar i lirë më 2026, por kjo është strategjia e Real Madridit për të.

“Los Blancos” mbeten të pakënaqur me faktin që iu desh të paguanin një tarifë transferimi për të liruar Alexander-Arnold nga javët e fundit të kontratës së tij, pasi ishin të bindur se do ta transferonin atë si lojtar të lirë.  Sipas raportimit nga Mundo Deportivo, kampionët e Anglisë kanë caktuar çmimin për Konaten, pasi nuk pranuan kërkesat e tij për pagë më të lartë.

Liverpooli ka bërë të ditur se do dëgjojë ofertat që sillen 35 milionë euro në ditët e fundit të afatit, ndërkohë Real Madrid ka vendosur tavan prej 21 milionë eurosh, larg kërkesës së “Të Kuqve”. Madrilenët mund të presin deri verën e ardhshme, duke shpresuar që ndonjë klub tjetër të mos paraqesë ndonjë ofertë zyrtare për Konaten në ndërkohë.

Continue Reading

Të kërkuara