Lajmet

​Apple publikoi informacione të rëndësishme për disa modele iPhone

Pse është e rëndësishme të përditësoni iPhone?

Published

on

Apple ka lëshuar një sistem të ri operativ – iOS 17, por ka nga ata që nuk mund ta përmirësojnë atë në iPhone-in e tyre sepse është i vjetër.

Prandaj, Apple ka lëshuar gjithashtu një përditësim të rëndësishëm të softuerit për pajisjet e vjetra dhe, siç thonë ata, është e rëndësishme që të gjithë të kontrollojnë telefonat inteligjentë dhe të sigurohen se janë plotësisht të përditësuar, raporton Mirror.

iOS 16.7.1 tani është i disponueshëm për telefonat më të vjetër si iPhone 8, iPhone X dhe të gjitha modelet para tyre. Nëse iPhone juaj ka ende iOS 16, është e rëndësishme të ndiqni këshillat e Apple dhe të shkarkoni softuerin e ri sa më shpejt të jetë e mundur.

Pse është e rëndësishme të përditësoni iPhone?

Apple ka konfirmuar se një gabim në sistemin e saj operativ i është dhënë një vlerësim i frikshëm. Kjo terminologji teknologjike në thelb do të thotë që hakerët tashmë janë të vetëdijshëm për të metën dhe po e shfrytëzojnë atë në mënyrë aktive.

Konsumatorët po ankohen se iPhone 15 i ri po nxehet dhe Apple pretendon se fajin e kanë këto aplikacione.

“Apple është në dijeni të raporteve se ky problem mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive në versionet e iOS para iOS 16.6,” shpjegoi Apple në faqen e saj.

Së bashku me iPhone-t e vjetër, ky përditësim është gjithashtu i disponueshëm për një sërë modelesh iPad, duke përfshirë iPad Pro (të gjitha modelet), iPad Air të gjeneratës së tretë dhe më vonë, iPad të gjeneratës së 5-të e më vonë, dhe iPad mini të gjeneratës së 5-të e më vonë.

Për t’u siguruar që iPhone juaj është i përditësuar, thjesht shkoni te menyja e cilësimeve, më pas prekni General, Software Update dhe kontrolloni nëse ISO 16.7.1 ose iPadOS 16.7.1 është gati për t’u instaluar.

Këta skedarë mund të jenë të mëdhenj, andaj sigurohuni që të jeni lidhur me Wi-Fi përpara se të përpiqeni të shkarkoni.

Lajmet

Presidentja Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndërkombëtare të cilat do të marrin pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ceremonia zyrtare e hapjes së Forumit do të mbahet nga ora 10:00 dhe do të mirëpresë mbi një mijë pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete të ndryshme të botës.

Ky forum, që tashmë është shndërruar në një platformë ndërkombëtare me ndikim për çështjet e grave dhe sigurisë globale, këtë vit zhvillohet nën temën “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”.

Continue Reading

Lajmet

​Sot tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Për herë të njëzet e pestë deputetët sot do t’i drejtohen ulëseve të tyre në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet 9 shkurtit.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Vazhdimi i radhës sot pritet të mbahet në orën 10:30. Vazhdimet e kaluara kanë qenë të shkurtra, për shkak të mos votimit të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut – të cilin po e kërkon Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, por që nuk po votohet nga partitë e tjera parlamentare.

Këto të fundit po këmbëngulin që të ndërrohet emri i kandidatit për të parin e Kuvendit, duke thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Istvan Dux.

Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi, raporton KosovaPress.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës

Published

on

By

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar pagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro që komuna i detyrohet ndërmarrjes.

Pavarësisht ndryshimeve klimatike, ata qëndrojnë në tenda ditë e natë dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat.

Nënkryetari i Sindikatës, Shpend Qosa, në një intervistë për Ekonomia Online tha se janë në pritje të një takimi vendimtar me zyrtarët komunalë, ndërsa theksoi se kërkesat kryesore janë sigurimi i naftës, pagave dhe stabilizimi i kompanisë.

Sot kemi hyrë në ditë e nëntë të grevës, ne e kemi pasur një takim me zyrtarët komunal jemi në shqyrtim të kërkesave tona edhe sot jemi në pritje të një takimi. Deri sa të gjejmë një zgjidhje për kërkesat tona. Diçka konkrete nuk kemi që do të arrijmë një zgjedhje ne vazhdojmë punën dhe dalim në punë. Ato kërkesa tona që i kemi në takim kemi folur, edhe komuna ka dhënë disa zgjidhje të saj të cilat i kemi shqyrtuar. Sot i presim në takim për të arrijmë një marrëveshje, realisht kërkesat tona janë me pasur naftë paga dhe me stabilizuar gjendja e kompanisë. Punëtorët pagat i kanë marr”, ka thënë Qosa.

Punëtori Blerim Hajdini, i cili punon prej 16 vitesh në këtë ndërmarrje, tha se greva nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat.

Ai shprehu shqetësimin për pagat e ulëta dhe borxhet personale, duke theksuar se paga mujore prej 425 euro është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Jemi në grevë deri të na plotësohet kërkesat tona dhe kushtet tona nuk e kemi ndërmend ta ndalim grevën. Unë punoj që 16 vite këtu të gjithë kanë kredi të majme, unë i kam 15 euro kredi nuk mund t’ia dal assesi për arsye se paga është shumë vogël, e kemi 425 euro në kontratë. Kërkesa jonë është të na kthej borxhin 100 për qind dhe ta ndërpresin privatin menjëherë”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara