Teknologji

​Apple ndalon të gjitha shitjet e produkteve në Rusi

Kompania përshkroi një sërë veprimesh në përgjigje të pushtimit.

Published

on

Kompania Apple njoftoi sot se ka ndaluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi në përgjigje të agresionit ushtarak rus të Ukrainës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe bashkëndjejmë me të gjithë njerëzit që po vuajnë si rezultat i dhunës”, tha Apple në një deklaratë.

“Ne po mbështesim përpjekjet humanitare, duke ofruar ndihmë për krizën e refugjatëve që po shpaloset dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur ekipet tona në rajon”, thuhet më tej.

Kompania përshkroi një sërë veprimesh në përgjigje të pushtimit, duke përfshirë ndalimin e të gjitha eksporteve në kanalet e saj të shitjes në vend. Apple Pay dhe shërbimet e tjera kanë qenë të kufizuara, tha kompania.

Mediat shtetërore ruse, RT News dhe Sputnik News, nuk janë më të disponueshme për shkarkim nga Apple Store jashtë Rusisë.

Të martën, përdoruesit në Rusi ishin ende në gjendje të hynin në dyqanin online të Apple, por përpjekjet për të blerë një iPhone treguan se ato nuk ishin të disponueshme për dorëzim, transmeton Reuters.

Teknologji

Funksioni i ri i Inteligjencës Artificiale i Google ju lejon të provoni rrobat virtualisht

Published

on

Google ka lansuar një funksion të ri me Inteligjencë Artificiale që u lejon përdoruesve të provojnë rroba virtualisht duke ngarkuar një foto të plotë të trupit të tyre.

Ky shërbim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përdoret përmes Google Search, Google Shopping dhe Google Images.

Pasi të përzgjidhet një produkt, mjafton të shtypet ikona “try it on” për të nisur provën virtuale.

Përdoruesit mund të ruajnë pamjet dhe t’i ndajnë me miqtë. Ky funksion shënon një hap para nga versionet e mëparshme që shfaqnin rrobat vetëm në modele të ndryshëm.

Paralelisht, Google po teston edhe aplikacionin eksperimental Doppl, që krijon video AI për të paraqitur se si duket një veshje në lëvizje.

Një veçori tjetër që pritet këtë vjeshtë do të ofrojë ide për kombinime veshjesh apo dizajn dhomash përmes teknologjisë gjeneruese vizuale.

Continue Reading

Teknologji

Lamborghini prezanton veturën e re për gara

Published

on

Gama e Lamborghinit nuk është kurrë e plotë pa një përzgjedhje vetura garash dhe marka ka prezantuar të parën të bazuar në Temerarion e re.

Temerario GT3 heq dorë nga sistemi hibrid, për shkak të rregulloreve dhe paraqet një shumëllojshmëri përmirësimesh që e shndërrojnë atë në një veturë garash më të fortë.

Një motor V8 4.0 litra me dy turbo vazhdon të fuqizojë veturën, por prodhon 550 kuaj fuqi në vend të 800 që jep në veturën rrugore.

Riparueshmëria është një nga karakteristikat përcaktuese të veturës. Lamborghini e projektoi atë për të lejuar mekanikët të zëvendësojnë shpejt një shumëllojshmëri panelesh karrocerie, pjesësh pezullimi dhe komponentësh të tjerë.

Prodhuesi i automjeteve e thjeshtoi dizajnin, me pjesën e pasme të projektuar për të akomoduar transmisionin e ri me gjashtë shpejtësi.

Continue Reading

Teknologji

Një tjetër prodhues veturash heq dorë nga Apple CarPlay Ultra

Published

on

General Motors hoqi dorë nga Apple CarPlay dhe tani prodhuesit e automjeteve po kundërshtojnë CarPlay Ultra, përpjekjen e fundit të Apple për të kontrolluar më shumë përvojën në veturë.

BMW është markë e tillë. Prodhuesi gjerman i automjeteve konfirmoi se “aktualisht nuk ka plane” për të ofruar CarPlay Ultra në automjetet e saj.

Ka investuar shumë në sistemin e vet të infotainment të quajtur iDrive, i cili kontrollon një gamë funksionesh të automjetit për shkak të integrimit të tij të thellë. BMW i bashkohet Audi, Mercedes-Benz, Polestar dhe Volvo midis prodhuesve që nuk kanë plane për të ofruar teknologjinë, pavarësisht se Apple fillimisht tha se do ta bënin.

Kanë kaluar tre vjet që kur Apple prezantoi për herë të parë versionin e përmirësuar të CarPlay, duke renditur disa marka pjesëmarrëse, por industria vazhdon të evoluojë.

Continue Reading

Teknologji

Zvicra ndërpret prodhimin e 65 pajisjeve elektrike

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara