Lajmet

​Ambasadori hungarez: Marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më shpejt

Published

on

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze nuk preferon të japë rekomandime për politikanët kosovarë, por thotë se do të ishte mirë që marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi të arrihet sa më shpejt që është e mundur. Ai thotë se rruga e integrimit evropian për Kosovën dhe Serbinë është e lidhur pikërisht me marrëveshjen e cila duhet të arrihet në mes të dy vendeve.

Ambasadori hungarez në një intervistë për fundvit për KosovaPress, thotë se Hungaria është një nga vendet që mbështetët Kosovën në rrugën e integrimit evropian. Ai thotë se mbështesin lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, pasi kjo e fundit ka përmbushur 95 kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave.

“Nuk na pëlqen të japim mesazhe konkrete, sepse së pari përgjegjësia kryesore është e popullit të Kosovës dhe e liderëve të Kosovës dhe nëse ata do të vendosin, ne mund t’i mbështesim, por dialogu Beograd-Prishtinë filloi shumë kohë më parë. Do të ishte mirë, të gjendet një zgjidhje e mirë sa më shpejt të jetë e mundur sepse Serbia mund të jetë anëtare e BE-së nëse dialogu Beograd-Prishtinë do të zgjidhet dhe anasjelltas, Kosova mund të shkojë përpara, nëse ky dialog Beograd-Prishtinë do të zgjidhej shumë pozitivisht, por varet nga të dy vendet. Ne mund ta mbështesim, Bashkimi Evropian mund ta mbështesë, SHBA mund ta mbështesë këtë proces, por puna e vërtet bëhet nga Kosova dhe Serbia”, thotë ai.

Duke komentuar dialogun Kosovë – Serbi, Bencze thotë se janë të interesuar për një zgjidhje sa më të mirë, teksa shton se në këtë aspekt nuk do të mungojë mbështetja hungareze.

“Ne jemi të interesuar për zgjidhjen sa më të mirë, nëse të dy vendet (Kosova dhe Serbia) do të bien dakord, ne mund ta mbështesim shumë fort këtë marrëveshje. Ne jemi të interesuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të jenë anëtare të BE-së dhe anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Kosovën”, shprehet ai.

Ai thotë se fakti se Kosova ka arritur të përmbushë kriteret që nevojiten për liberalizimin e vizave, bën që Hungaria të jetë pro liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Ju e dini që Hungaria është një nga mbështetësit më të mëdhenj për Kosovën dhe për integrimin evropian të Kosovës dhe liberalizimin e vizave”, thotë ai.

Bencze flet edhe për pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi, e cila goditi gjithë botën. Ai thotë se përkundër problemeve që shkaktoi ky virus, bashkëpunimi bilateral mes Hungarisë dhe Kosovës nuk mungoi asnjëherë, duke dhënë kështu rezultatet e veta në disa fusha.

“Pandemia ishte një problem vërtet i madh jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë. Vala e parë nuk ishte problem në Hungari, por vala e dytë është një problem i madh, por bashkëpunimi ynë dypalësh ishte shumë i suksesshëm në muajt e fundit. Pasi mbërrita në Prishtinë, në mes të shtatorit, kisha mundësinë të takoja 70 persona të ndryshëm, shumë të rëndësishëm në Kosovë, në Prishtinë, shumë ministra dhe shefa të organizatave të ndryshme, për shembull në polici, dogana dhe të tjerë, gjithashtu disa kryetarë komunash në vend. Nuk ishte problem. Disa programe u anuluan për shkak të pandemisë, por në muajt e fundit, ne patëm mundësinë të jemi të suksesshëm”, thekson ai.

E disa nga projektet e suksesshme që u realizuan në kuadër të këtij bashkëpunimi bilateral, Bencze thotë të jenë: zbulimi i bustit të Skënderbeut në Prizren, nënshkrimi i disa marrëveshjeve në fushën e arsimit dhe investimit, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes lidhur me kredinë e kushtëzuar, e cila përmban pesë projekte të ndryshme për Kosovën, katër prej të cilave kanë të bëjnë me menaxhimin e ujit, dhe e pesta është një projekt i sigurisë në trafik.

Për më tepër, përkundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, ambasadori hungarez tregon se edhe këtë vit, sikurse viteve të kaluara, studentët e Kosovës e kanë mundësinë që përmes programit për bursa “Stipendium Hungaricum” të shkojnë për studime në Hungari.

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara