Lajmet

​Ambasadori Hovenier ka mirëpritur nisjen e punës së Gjykatës Komerciale

Puna e Gjykatës Komerciale ka filluar zyrtarisht me 1 gusht.

Published

on

Hovenier ka thënë se kjo gjykatë do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale

Mirëpresim inaugurimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës të hënën. Kjo gjykatë, e mbështetur nga USAID, do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar në Twitter Hovenier.

Pas vendimeve, rregulloreve, organogramit si dhe miratimit të planit të punës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës por edhe lëndëve të transferuara, puna e Gjykatës Komerciale ka filluar zyrtarisht me 1 gusht.

Lajmet

Policia në Prizren sekuestron tre patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë

Published

on

By

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave me vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik, më datat 29.10.2025 dhe 31.10.2025 kanë identifikuar disa kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë.

Gjatë kontrollit në zonën 50 km/h, janë regjistruar shpejtësi prej: 104 km/h, 107 km/h, 140 km/h“, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit personat e përfshirë janë ndaluar nga njësitet përkatëse dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore. Dy kundërvajtës janë ndëshkuar me: Gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj; Një kundërvajtës është ndëshkuar me: Gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj./KP

Continue Reading

Lajmet

Sot fillon zyrtarisht fushata elektorale për balotazh

Published

on

By

Sot ka nisur edhe zyrtarisht fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve me 12 tetor, shumica e komunave të Kosovës mësuan kryetarin e ardhshëm të tyre, kurse në 18 komuna do të votohet në balotazh për të përcaktuar kryetarin e ri.

Fushata elektorale përfundon të dielën në ora 06:59, teksa qendrat e votimit zyrtarisht pritet të hapen nga ora 07:00.

Kujtojmë se LVV është në balotazh në 12 komuna të Kosovës, LDK në 9 komuna, PDK në 6 komuna teksa AAK në 5 komuna./KP

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi i hapur të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës

Published

on

E ardhmja e Eduardo Camavinga-s te Real Madridi është vënë në dyshim, sepse sipas “Fichajes.net”, klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin francez, i cili nuk ka qenë titullar i rregullt që nga ardhja e trajnerit Xabi Alonso.

Liverpooli ka ringjallur interesin për 22-vjeçarin dhe po përgatit një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh, ndërsa Real Madridi pritet të kërkojë më shumë, ndoshta deri në 80 milionë euro.

Camavinga, që ka kontratë deri në vitin 2029, ka treguar shumë fleksibilitet në fushë, por me Valverden dhe Tchouaménin si titullarë, ai po has vështirësi për të gjetur hapësirë.

Liverpooli e sheh francezin si përforcim ideal për mesfushën, duke vlerësuar fuqinë fizike dhe përvojën e tij në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, largimi i tij gjatë dimrit duket i vështirë, pasi Real Madridi dëshiron ta mbajë skuadrën të plotë deri në fund të sezonit. Situata pritet të rishqyrtohet në verë, nëse Camavinga vazhdon të ketë pak minuta në Bernabeu./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Spiropali vizitë zyrtare në Hagë

Published

on

By

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.

Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit.

Gjatë ditës së sotme, ajo do të vizitojë Ish-presidentin Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, me studentët dhe akademikët e Programit të Studimeve Europiane rreth agjendës së angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të garantuar standardet europiane./TCh/EO

Continue Reading

Të kërkuara