Lajmet
Ambasadori amerikan: Kosova ka nevojë për një sektor dinamik privat
Hovenier tha se viti 2021 ishte vit i mirë për ekonominë e Kosovës.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiFuqizimi dhe thellimi i lidhjeve ekonomike dhe marrëdhënieve tregtare, i cili do të rezultojë në prosperitet më të madh për amerikanë dhe kosovarë është në mesin e prioriteteve më të larta për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Duke folur në mbledhjen vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ambasadori Hovenier tha se viti 2021 ishte vit i mirë për ekonominë e Kosovës dhe që sektori privat është nxitësi kryesor i rritjes ekonomike. Ai theksoi rëndësinë e një sektori dinamik privat, si dhe nevojën e fuqizimit të dialogut me komunitetin e biznesit, dhe shfrytëzimit të fuqisë së investimeve nga diaspora.
“Njëri ndër prioritetet kryesore të Ambasadës tonë është përkrahja e trajektores evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës. Kosova është treg i vogël, por ka potencialin të shndërrohet në një qendër të tregtisë dhe investimeve në Evropën juglindore”, tha ambasadori Hovenier, duke shtuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara përkrah iniciativat që krijojnë tregti më efikase ndërkufitare dhe që çojnë në një ekonomi më konkurruese dhe më përfshirëse kosovare.
Nëpërmjet një komunikate për medie nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) thuhet se veç kësaj, ambasadori amerikan tha se derisa sektori publik ka fuqi të arrijë shumë synime, është me rëndësi të largohet nga sektorë të caktuar të ekonomisë, për të lënë sektorin privat të bëjë më të mirën.
Në fund, ambasadori Hovenier u bëri thirrje kompanive në Kosovë të promovojnë dhe zbatojnë masat parandaluese si maskat e fytyrës, distancën sociale dhe vaksinimin brenda stafit dhe klientëve të tyre, derisa varianti Omicron vijon të jetë i pranishëm dhe po shpërndahet me shpejtësi në Kosovë.
Presidenti në largim i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, shprehu mirënjohjen për të gjithë anëtarët, Ambasadën e SHBA si dhe drejtorin ekzekutiv dhe ekipin e tij për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin përgjatë viteve. Ibrahimi tha se pavarësisht ndryshimeve të shpeshta në Qeveri, Oda Amerikane ka qëndruar fuqishëm në qëndrimet e saj, duke ofruar të jetë partner i secilës qeveri, pa bërë kompromise në avokimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj. Ai tha se me 210 anëtarët e saj, Oda Amerikane me krenari gëzon reputacionin e një asociacioni profesional dhe të fuqishëm të biznesit.
Drejtori ekzekutiv Arian Zeka tha se përgjatë dekadës së fundit, organizata është rritur gati tri herë për kah anëtarësia, financat dhe stafi, duke shtuar se sa më e fuqishme që organizata është bërë përgjatë viteve, aq më shumë e ka kuptuar që duhet t’u qëndrojë besnike vlerave dhe parimeve të Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, si dhe vlerave individuale që çdokush në Odën Amerikane përfaqëson. Ai falënderoi anëtarët në largim të stafit për udhërrëfimin dhe mbikëqyrjen e tyre, Ambasadën e SHBA-së për përkrahjen e tyre dhe institucionet e Kosovës për partneritetin e tyre.
Lajmet
Kaos dhe përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë
Published
1 hour agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën në karriget e ministrave të qeverisë duke u përplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës të cilët u përpoqën t’i largonin prej aty.
Për shkak të kaosit të krijuar, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim rendin e ditës.
Më herë, Endri Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit. I zgjedhur me firmat e mbledhura nga Partia Demokratike, Shabani u betua mes kaosit dhe përplasjeve të opozitës me gardën.
Deputetët e PD ndezën flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim.
Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët me gjithë vendimin vijuan të qëndrojnë në sallë.
Lajmet
Ndërhyrje në disa zona të kryeqytetit nga ujësjellësi, mund të ketë ndërprerje të ujit
Published
2 hours agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se në disa zona kryesore të kryeqytetit sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.
Në një njoftim thuhet se ekipet do të intervenojnë në rrugët: “Igballe Prishtina”, “Rruga e Mitrovicës”, “Selim Berisha”, “Xhon Sereqi”, “Ismajl Ismajli”, “Sadete Mekuli”, “Agim Ramadani”, dhe “Bill Klinton”.
“Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë” , njofton KRU “Prishtina”.
Lajmet
Edi Rama niset për në Hagë për ta takuar Hashim Thaçin
Published
2 hours agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas sa kohësh do ta takojë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë. Tashmë ai ka marrë edhe rrugën drejtë Hagës, e ku thekson se Thaçi bashkë me bashkëluftëtarët e tij po mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare, duke e quajt edhe turp të madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë këtë gjykim.
Rama teksa ka kritikuar gjykimin që po bën Specialja, ka uruar që Thaçi bashkë me të tjerët vitin e ardhshëm të lirohen dhe se ata nuk bën asgjë më shumë përveçse mbrojtën lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
“Jam rrugës për në Hagë ku do të takojë pas disa kohesh nga takimi i mëparshëm, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin e Republikës së Kosovës i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të gjithë atyre që e sponsorizojnë të lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor, në fakt është e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratisht nga populli së bashku me te bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmen Republikën e Kosovës mbahen të mbyllur, të izoluar dhe tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo provave të akuzës dhe që ka mbaruar edhe parada e dëshmitarëve qesharak të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare me akuza si dhe kanë mbaruar dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi.”, tha Rama në një video paraqitje.
Rama madje tha se nuk ka dy apo tre të drejta dhe se të vërtetën nuk e tundë dot askush e as edhe një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare.
“Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tundë dot askush dhe lere më pastaj një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare që në këtë rast ka lënë kokën e namit. Dua shumë të besoj që në fund e drejta do të fitojë e këtu nuk ka dy apo tre të drejta. Këtu ka vetëm një të drejtë dhe që është e drejta e bekuar përjetësisht mbi gjakun e heronjve, martirëve me dhimbjet e pa tregueshme të nënave. Motrave, grave e vajzave dhe të përdhunuarave e të sakatuarave gjatë një periudhe nga më të zymtat nga vetë Evropa, në zemër të Evropës”, thekson Rama.
Lajmet
Vrasja e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj R.M
Published
3 hours agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” në Burim të Komunës së Malishevës më 31 mars 1999.
Në komunikatë për media PSRK ka njoftuar se veprën penale R.M e kishte kryere në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe.
“Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë. R.M., akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në komunikatën për media.
I pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me qëllim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për kryerësit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Kaos dhe përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë
Ndërhyrje në disa zona të kryeqytetit nga ujësjellësi, mund të ketë ndërprerje të ujit
Edi Rama niset për në Hagë për ta takuar Hashim Thaçin
Vrasja e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj R.M
Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie
Meloni: Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të shtyhet
NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026
50 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës
Sot shënohet dita ndërkombëtare e emigrantëve
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
