Kronikë e zezë

​Aksion antidrogë në rajonin e Dukagjinit, shtatë të arrestuar

Aksioni po vazhdon.

Published

on

Qysh në orët e hershme të mëngjesit njësitet policore të Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë kanë nisur një aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit. Deri më tani janë prangosur shtatë persona, derisa aktualisht aksioni po vazhdon.

Kështu ka bërë të ditur përmes telefonit zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi i cili deklaroi se deri tani janë bastisur 10 lokacione nën dyshimin për narkotikë, me ç’rast janë sekuestruar edhe sasi të ndryshme të llojeve të drogave.

Niqki po ashtu u shpreh se aktualisht në një plantacion rreth 180 bimë të llojit kanabis janë duke u asgjësuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Në orët e hershme të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës përkatësisht nga departamenti i krimeve të rënda, prokuror i shtetit është Ersan Qavolli që është bartës i këtij hetimi. Janë bastisur dhjetë lokacione nën dyshimin për narkotikë, me ç’rast janë sekuestruar sasi të ndryshme të llojeve të narkotikëve përfshirë kanabis dhe kokainë dhe prova të tjera materiale të cilat do të shërbjenë për ndriçimin e kësaj çështje penale. Aktualisht në një plantacion janë diku 180 bimë kanabis të cilat janë duke u asgjësuar nga njësitë relevante policore me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikqi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Niqki tha se deri tani në pranga kanë përfunduar shtatë persona, dhe se aksioni po vazhdon.

“Deri në këto momente janë të arrestuar shtatë persona….Aksioni është duke vazhduar aktualisht jemi në një plantacion ku është bërë prerja e rreth 100 bimëve në një plantacion që dyshohet se janë të llojit kanabis dhe të njëjtat janë duke u asgjësuar nga njësit relevante policore”, theksoi ai.

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara