Lajmet

​Ahmeti në Prekaz: Gjaku i Jasharajve, dritë për Kosovën

I pari i BDI-së tha se gjaku i Jasharajve u bë dritë për Kosovën.

Published

on

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të shënuar 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

I pari i BDI-së tha se gjaku i Jasharajve u bë dritë për Kosovën, derisa shtoi se falë këtij gjaku u ngrit në këmbë i gjithë kombi shqiptar, deri në fitoren përfundimtare.

“Sot bëhet çerekshekulli, po bëjmë homazhe pran varrezave lapidare të familjes Jashari bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë, ministra, në përkujtim të sakrificës, në përkujtim të këtij çerekshekulli që gjaku i tyre u bë dritë për Kosovën , gjaku i tyre ngriti në këmbë një komb të tërë deri në fitoren përfundimtare mbi ushtritë dhe hardhitë barbare që me shekuj kishin masakruar, dëbuar dhe ushtruar gjenocid të paparë, por edhe në Evropën plakë, e paparë një sakrificë kaq e madhe që një familje e tërë të vritet me vetëdije”, tha ai.

Bashkë me Ahmetin homazhe te varrezat e Jasharajve bënë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, e të cilët u shoqëruan nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. 

Lajmet

​Thaçi në EULEX, pritet të takojë anëtarët e tjerë të familjes

Published

on

By

Ish-presidenti, Hashim Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe shtëpisë së tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshortën e tij, është dërguar në EULEX, ku pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të familjes.

Tek hyrja e EULEX kanë dal edhe disa qytetarët të cilët e kanë pritur me brohoritje.

Përndryshe, disa media kanë raportuar se Hashim Thaçi sonte do të qëndrojë në EULEX, por është raportuar edhe mundësia që ai të qëndrojë dy ditë ne EULEX, për të takuar anëtarë e tjerë nga familja.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot vizitoi varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës

Continue Reading

Lajmet

​Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV ankohet në Gjykatën Supreme

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën për anulimin e rreth 19 mijë votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pasi konsideron se ato janë të manipuluara.

Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe njëherë kërkon rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve “që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe mos zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së.”

“Vetëm përmes pranimit të ankesës sonë mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë. Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”, thuhet në postim.

Continue Reading

Aktualitet

Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë

Published

on

Continue Reading

Lajmet

​Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë

Published

on

By

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është larguar nga shtëpia në Burojë të Skenderajt.

Thaçi pritet të qëndrojë dy ditë në Kosovë, në zyret e EULEX-it.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait dhe tri ditë pas varrimit.

“Te varri i yt erdha i fundit, babë”, shkroi ish-presidenti Hashim Thaçi, në kurorën të cilën e la të premten mbi varrin e babait të vet në Burojë të Skenderajt.

“Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është mesazhi i ish-presidentit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimi ne babait të vet të martën.

Ai mbërriti të premten më 21 mars në fshatin e tij rreth orës 11:00, me leje të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, që njihen si Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale konfirmoi vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, për të shkuar të varri i babait të vet si dhe për të takuar familjen e ngushtë.

“Gjatë vizitës, i akuzuari do të vazhdojë të mbahet në paraburgim dhe nën ruajtje të Dhomave të Specializuara”, tha gjykata në një deklaratë publike të premten më 21 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Continue Reading

Të kërkuara