Sport

​Agueros i përkeqësohet gjendja shëndetësore në transmetim live

Ai pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu bashkëpjesëmarrësit e tij në këtë live.

Publikuar

Sergio Aguero mori pjesë në një transmetim live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos dhe në një moment të bisedës ai ndaloi fjalimin duke mbajtur gjoksin.

Ai pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu bashkëpjesëmarrësit e tij në këtë live, derisa vet argjentinasi tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës.

“Çfarë ka, burrë?”, e pyeti Ibai Llanos kur pa Agüero-n duke shtrënguar duart.

Aguero u përgjigj: “Mendoj se pata një mini-aritmi.” “A doni që të shkojmë te mjeku?” – u përgjigj transmetuesi. “Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal”, vazhdoi Aguero.

Sulmuesi argjentinas pësoi një aritmi në tetor të vitit 2021 kundër Alavés kur ishte anëtar i klubit futbollistik të Barcelonës dhe pasi u testua nga një kardiolog, atij më pas iu desh të tërhiqej nga futbolli. Që atëherë ai ka marrë pjesë me Ibai Llanos dhe në turne si Kings League.

Sport

Futbollisti deklaron se nuk është fajtor për akuzën për sulm seksual

Diamond u deklarua i pafajshëm në akuzën në lidhje me sulmin seksual.

Publikuar

nga

Sulmuesi i Sunderlandit, Jack Diamond, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për sulm seksual në Gjykatën e Newcastle Crown.

23-vjeçari u paraqit në gjykatë të premten në mëngjes për një seancë fillestare lidhur me një akuzë për përdhunim dhe një tjetër për sulm seksual që dyshohet se kishte ndodhur në një shtëpi në Tyne and Wear.

Diamond u deklarua i pafajshëm në akuzën në lidhje me sulmin seksual.

Për arsye ligjore procedurale, ai nuk u akuzua për të deklaruar pranimin në lidhje me akuzën e përdhunimit.

Nëse Diamond përfundimisht kërkohet të deklarohet kundër akuzës për përdhunim, ai do të deklarohet i pafajshëm.

Një datë e përkohshme gjyqi u caktua për 2 janar 2024, me Diamond të liruar me kusht.

Veprat e supozuara thuhet se kanë ndodhur mes 6 majit dhe 9 majit të vitit të kaluar.

Vazhdo të lexosh

Sport

UEFA nis hetimet ndaj Mourinhos për fyerje të gjyqtarit Taylor

Roma akuzohet për sjellje të pahijshme të ekipit, hedhje të gjësendeve në fushë dhe dëmtim.

Publikuar

nga

UEFA ka nisur hetimet ndaj Jose Mourinhos për fyerje të gjyqtarit Anthony Taylor gjatë finales së Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Romës.

Ky vendim u morr nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s, pasi që Mourinho u pa tejet i nervozuar pas ndeshjes me gjyqtarin Taylor, të cilin nuk e kurseu nga të sharat.

“Trajneri i Romës duhet të përgjigjet për gjuhën fyese drejt Taylor”, thuhej në deklaratën e Komisionit Disiplinor.

Po ashtu, nga hetimet nuk do të shpëtojnë as të dy klubet, Roma dhe Sevilla.

Roma akuzohet për sjellje të pahijshme të ekipit, hedhje të gjësendeve në fushë dhe dëmtim, kurse Sevilla akuzohet për hyrje në fushë me forcë, hedhje të gjësendeve dhe sjellje të pahijshme të skuadrës.

Vazhdo të lexosh

Sport

Kosova me dy xhudistë në Grand Prix Taxhikistan

Pjesëmarrëse do të jenë pesë kontinente, 40 shtete, 315 garues, nga të cilët 175 meshkuj dhe 140 femra.

Publikuar

nga

Ekipi kosovar i xhudos i rikthehet aksionit nesër, me qëllimin e vetëm për t’i sjellë medalje Kosovës nga Taxhikistani.

Kosova do të marrë pjesë me dy xhudistë në Grand Prix Dushanbe të Taxhikistanit, që zhvillohet nga data e sotme e deri më 4 qershor.

Pjesëmarrëse do të jenë pesë kontinente, 40 shtete, 315 garues, nga të cilët 175 meshkuj dhe 140 femra.

Xhudistët kosovarë që do ndeshen nesër janë Loriana Kuka në kategorinë deri në 70 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Ajaxi fillon kërkimin për një trajner të ri

Ajaxi ia ka bërë me dije John Heitingas se klubi do të fillojë të kërkojë një trajner të ri për klubin.

Publikuar

nga

Ajaxi ia ka bërë me dije John Heitingas se klubi do të fillojë të kërkojë një trajner të ri për klubin.

Pas shkarkimit të Alfred Schreuder në fund të muajit janar, Ajaxi arriti marrëveshje me Heitingan që ai të marr drejtimin e skuadrës për ndeshjet e mbetura të sezonit 2022/23.

“Ia kam thënë John këtë pasdite. Në nivel personal, ky ishte një vendim i vështirë, nuk ishte e lehtë për t’ia thënë atij. John pranoi ta ndihmojë klubin në një periudhë të vështirë dhe e bëri atë gjë me dedikim të madh”, tha drejtori sportiv i klubit, Sven Mislintat.

“Por, unë kam marr vendimin që Ajaxit i nevojitet një trajner me më shumë përvojë. Në fazën që jemi tani, dhe për paraqitjet më të mira të Ajaxit, kjo është një gjë shumë e rëndësishme”, tha më tej Mislintat.

Ajaxi e përfundoi sezonin në vendin e tretë në tabelë, jashtë Ligës së Kampionëve, pasi që vetëm dy vendet e para kualifikohen për në garën më prestigjioze evropiane në kampionatin holandez.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara