Lajmet

​AGK: Dy raste të pengimit të punës së gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kurtit dhe Rizvanollit

Reagon AGK-ja.

Published

on

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit, Kosovë Gjoci të Euronews Albania për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”.

Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë.

Ngjashëm, para disa ditësh gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“AGK-ja i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i bën thirrje qeverisë dhe dikastereve të saj të mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit”, thuhet në reagimin e AGK-së. 

Lajmet

Macron dënon kërcënimet me vdekje ndaj gjyqtares që e dënoi Le Penin

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar kërcënimet me vdekje ndaj gjyqtares Benedikte de Perthuis, e cila ishte ndër tre gjyqtarët që dënuan lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Macron e quajti këtë veprim “absolutisht të papranueshëm dhe të patolerueshëm” dhe tha se gjyqtarja është vënë nën mbrojtjen e policisë, ndërsa autoritetet po hetojnë kërcënimet. Ai gjithashtu theksoi se dega gjyqësore është e pavarur dhe ligji është i barabartë për të gjithë.

Në lidhje me dënimin e Le Pen, Macron theksoi se të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore. Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian për financimin e partisë së saj dhe është dënuar me katër vjet burgim, dy prej të cilave me kusht. Ajo gjithashtu është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet dhe është dënuar me një gjobë prej 100.000 euro. Dënimi për ndalimin e kandidimit është me efekt të menjëhershëm, ndërsa burgimi dhe gjoba do të zbatohen pas përfundimit të apeleve.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti flet për gjobën e Themelores: Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar gjobën prej 250 euro të vendosur nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të mosparaqitjes së tij në Prokurorinë Speciale (PSRK) lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kurti tha se ndonjëherë e dënojnë atë, por ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë. Ai bëri këto komente pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës.

Kurti është paralajmëruar për gjobë që nga fundviti i kaluar për shkak të refuzimit për t’u paraqitur në prokurori. Ai ka kërkuar që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij, duke theksuar se ka precedent për këtë, por Gjykata ka urdhëruar që ai të dëshmojë në prokurori lidhur me dyshimet për dëm ekonomik në rezervat shtetërore. Prokuroria dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600,000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.

Continue Reading

Lajmet

Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se autorët e sulmit në Banjskë dhe ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, më 2023, duhet të mbahen përgjegjës, dhe ka shtuar se kjo është përgjegjësi e Serbisë.

Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Kosovë dhe ka thënë se situata e sigurisë është përmirësuar që nga vitit 1999 dhe duhet të ruhet. Ai përmendi bisedat me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë çështje.

Në një konferencë për media në Bruksel, Rutte është pyetur gjithashtu nëse NATO është konsultuar për marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, të nënshkruar më 1 prill. Rutte ka përmendur se aleanca nuk është konsultuar, ndërkohë që ka përmendur edhe marrëveshjen e bashkëpunimit midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Continue Reading

Lajmet

Kurti për formimin e qeverisë: Kemi filluar takimet zyrtare me komunitetet jo shumicë

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njoftoi se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re. Ai theksoi se ka takuar kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Kurti shtoi se do të zhvillojë takime të tjera shpejt, por nuk specifikoi nëse do të ketë konsultime me ndonjë parti tjetër shqiptare.

Në lidhje me dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, Kurti reagoi me ironi, duke thënë se shpesh e dënojnë për raste të tilla. Ai u sugjeroi gazetarëve që të mos mërziten për një dënim të tillë.

Continue Reading

Të kërkuara