Sport

​Ademi zbulon premtimin që mori nga Ceferin

Premtimi ka të bëjë me zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi të mërkurën zhvilloi një takim me presidentin e UEFA-së Aleksandër Ceferin, së bashku edhe me ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Pas takimit, i pari i FFK-së ka zbuluar premtimin që mori nga i pari i UEFA-së e që ka të bëjë me zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi tejet të ngrohtë dhe përmbajtësor, ku temë qendrore e diskutimit ishte infrasktura e futbollit në Kosovë, ministri Çeku e shpalosi planin 5-vjeçar të MKRS-së për ndërtimin e stadiumeve të reja dhe renovimin e atyre ekzistuese në vendin tonë, e ku parashihet që 4 stadiume të jenë të kategorisë së katërt, 7 stadiume të kategorisë së dytë dhe 12 stadiume lokale”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Ai ka zbuluar se Ceferin i ka premtuar se do t’i mbështes projektet infrastrukturore dhe ndërtimin e stadiumeve të futbollit në Kosovë.

“Po ashtu, Çeferin na premtoi se do të gjejnë mënyra për ta mbështetur financiarisht këtë projekt, por edhe projektet e tjera që kanë për qëlllim përmirësimin e infrastrukturës në Kosovë, por edhe rritjen dhe masovizimin e futbollit”. 

Sport

Prishtina në ritmin e 3×3

Published

on

By

Kryeqyteti i Kosovës ka qenë dje në qendër të vëmendjes me një aktivitet të veçantë të basketbollit 3×3, ku u zhvilluan ndeshje 1 kundër 1, të organizuara nga Fis Juniku dhe 3×3 Prishtina.

Përveç përballjeve sportive, aktiviteti solli edhe atmosferë festive, me aktivitete të ndryshme dhe performanca nga këngëtarë, duke e kthyer ngjarjen në një spektakël për të gjithë të pranishmit.

Interesimi i madh u përqendrua te gara 1 kundër 1, ku basketbollistët patën mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre individuale. Për fituesin ishte rezervuar edhe një shpërblim prej 1,500 eurosh.

Por aktiviteti i djeshëm është vetëm një tjetër dëshmi e zhvillimit të basketbollit 3×3 në Kosovë. 3×3 Prishtina ka përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në FIBA 3×3 World Tour Challenger, një prej platformave të rëndësishme të basketbollit 3×3 në botë.

Organizimi i ngjarjeve të tilla në Prishtinë është një lajm i mirë për sportin kosovar. Fakti që gara të nivelit të lartë po zhvillohen në kryeqytet dhe ekipet nga Kosova më pas po përfaqësojnë vendin në garat ndërkombëtare, tregon potencialin që ka basketbolli 3×3 në Kosovë.

Me organizime të tilla, Prishtina po synon të krijojë një traditë të re sportive dhe ta afrojë edhe më shumë basketbollin 3×3 me publikun kosovar dhe skenën ndërkombëtare.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara