Lajmet

​Abdixhiku: Në ditët në vijim do prezantoj planin e LDK-së për kapërcimin e krizës

Sipas Abdixhikut, kryeministri Albin Kurti nuk e bën Kosovën shtet evropian.

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të prezantojë planin e kësaj partie për kapërcimin e krizës në vend. Ai ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të bisedojë me shoqëri civile, akademikë, politikanë e miq të Kosovës nëpër botë për të kërkuar mbështetjen e tyre për ndërtimin, siç ka thënë ai, të masës kritike e zërit alternativ. Sipas Abdixhikut, kryeministri Albin Kurti nuk e bën Kosovën shtet evropian.

“Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur. E vërteta është e trishtë. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë. Ne po humbasim. Kauza e tyre e autonomisë territoriale në Kosovë po merr formë teksa ne mjaftohemi me të drejtën tonë në përballje me gjithë botën”, ka thënë ai.

Ai ka shkruar se Kosova ka një rrugë të re e cila e dërgon shoqërinë drejt familjes euroatlantike, e sipas tij, kjo rrugë nuk e ka Kurtin në të.

“Prandaj, gjatë ditëve në vijim, do të ftoj akterë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, mërgatës, mediave e opinionistëve, partive politike, shqiptarëve në rajon e miqve të Kosovës nëpër botë për të ndërtuar rrugën e vërtetë. Do t’u prezantojë dhe planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës. Në këto takime do të kërkoj mbështetje për ndërtimin e masës kritike e zërit alternativ që bota perëndimore duhet ta dëgjojë nga ne tani. Vendi ynë ka një të ardhme ndryshe nga çfarë na projektohet sot. Kosova mundet më mirë. Kosova meriton më shumë”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Zemra e njeriut punon pa u ndalur gjatë gjithë jetës dhe mund të rrahë mbi 3 miliardë herë, duke pompuar gjak në çdo pjesë të trupit.
  2. Disa peshq kanë aftësinë të ndryshojnë gjininë gjatë jetës, varësisht nga nevoja e grupit të tyre për riprodhim.
  3. Ajri që thithim sot përmban atome që kanë ekzistuar për miliarda vite dhe mund të kenë qenë pjesë e frymës së dinosaurëve.
  4. Një rrufe është një shkarkesë elektrike shumë e fuqishme që mund të godasë të njëjtin vend disa herë rresht.
  5. Kameleontët nuk ndryshojnë ngjyrë vetëm për t’u fshehur, por edhe për të shprehur emocione si frikë, agresion apo qetësi.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës merr masa për mbarëvajtjen e protestës së OVL-UÇK-së në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet operacionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës së lajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, e cila do të mbahet sot në orën 12:00 në sheshet e Prishtinës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestë të qetë e demokratike dhe konfirmon se zyrtarët kompetentë kanë mbajtur tashmë një takim koordinues me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së për organizimin dhe masat e sigurisë.

Gjithashtu, policia iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të tregojnë kujdes e maturi, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të mos hedhin mjete të forta dhe të mos përdorin maska gjatë protestimit.

Për shkak të lëvizjes së protestuesve, në disa rrugë që shpien drejt shesheve të kryeqytetit mund të ketë kufizime apo ndërprerje të përkohshme të trafikut, ndërsa njësitë patrulluese do të kujdesen për riorientimin e automjeteve në rrugë alternative. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara