Lajmet

​Abbott për situatën në veri: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e miqve

Sipas tij, Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj në lidhje me situatën aktuale në veri.

Published

on

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott deklaroi se nuk e ka lexuar ende draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Sipas tij, Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj në lidhje me situatën aktuale në veri.

Para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, Abbott tha se njësia speciale nuk duhet të veprojë si roje për ndërtesat.

“Nuk kam pasur kohë ta lexoj ende (draft statutin e Asociacionit të propozuar nga Rama). Dua të them, siç e imagjinoni, ne mbetemi të shqetësuar si të gjithë aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës për situatën në veri. Ne po vazhdojmë të kërkojmë dëpëshkallëzimin. Ne nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët e komunave të punojnë nga zyrat komunale dhe nuk besojmë realisht se ka nevojë që njësitë speciale të policisë të veprojnë si roje për ndërtesat. Ata kanë punë shumë më të rëndësishme për të bërë diku tjetër. Kështu që shpresoj shumë që në ditët në vijim të shohim një ndryshim. Do të shohim propozime, do të shohim shumë më tepër bashkëpunim ndërmjet agjencive të sigurisë. Natyrisht si Ambasador, unë jam duke folur me shumë njerëz të ndryshëm dhe po përpiqem të gjej se cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, deklaroi Abbott.

Ambasadori britanik shtoi se është një kohë e vështirë dhe Kosova duhet të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj.

“Kjo është një kohë e vështirë dhe mendoj se duhet të jetë krejtësisht normale që Kosova të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj. Shqipëria është një vend që është shumë afër Kosovës. Ne e dimë se javën e ardhshme do të ketë bisedime mes qeverive. Jam i sigurt se do të ketë shumë çështje në tryezë. Këshilla ime për qeverinë do të jetë që t’i dëgjojë të gjitha këto, të gjejë rrugën e duhur përpara, por një rrugë që tregon mirëkuptim për shqetësimet e miqve të saj”, u përgjigj Abbott.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Published

on

By

Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.

Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Të kërkuara