Lajmet

​A mund të jetë lëkura juaj më e prirë për plakje nëse hani natën vonë?

Published

on

Të gjithëve ndonjëherë ju pëlqen të hani diçka natën vonë, qofshin patate të skuqura, senduiç apo çokollatë. Megjithëse e dini që ky nuk është opsioni më i shëndetshëm, ndonjëherë nuk mund t’i rezistoni kësaj dëshire, veçanërisht nëse shikoni një film me një vakt të natës vonë. Por përveç faktit që ngrënia natën vonë ndikon shtimin në peshë, ajo është e dëmshme edhe për lëkurën.

Jason Emer, një dermatolog nga Nju Jorku, thotë se shijimi i vakteve natën vonë ose një vakti më të madh jo vetëm që kontribuon në fryrjen e barkut dhe shtim në peshë, por mund të ndikojë në plakjen dhe dëmtimin e lëkurës, madje duke çuar edhe në kancerin e lëkurës.

Vaktet e rënda para gjumit mund të dobësojnë enzimën që mbron lëkurën nga rrezatimi UV i diellit, ka treguar një hulumtim i kryer nga Universiteti i Teksasit Qendra Mjekësore Jugperëndimore. Shkencëtarët zbuluan se zakonet e papërshtatshme të ngrënies prishin orën biologjike të lëkurës së minjve, duke çuar në një dobësim të një enzime të lëkurës që bllokon rrezatimin e dëmshëm ultraviolet.

Ndërsa është e rëndësishme të mbani në mend se këto teste janë bërë te minjtë, jo te njerëzit, ky prapëseprapë bën një argument shumë bindës kundër ngrënies natën vonë.

“Me faktorin UV, është vërtetuar se ngrënia para gjumit (sidomos ëmbëlsirat) mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe të krijojë inflamacion, i cili përkeqëson gjendje të tilla si puçrrat dhe ekzemat”, thotë Emer. Megjithatë, duhet të dini se kur lejoheni të hani në mbrëmje më së voni.

“Varet nga ajo që hani. Sa më i rëndë të jetë vakti, aq më gjatë duhet të prisni para se të shkoni në shtrat. Unë rekomandoj të paktën dy orë, për aq kohë sa i duhet trupit tuaj për të tretur pjesën më të madhe të ushqimit. Ju kurrë nuk duhet të shkoni në shtrat i fryrë dhe i ngopur”, thotë dermatologu Stewart Kaplan.

Megjithëse dermatologët thonë se është përgjithësisht më së miri të përmbaheni nga ushqimet e lehta, Emer paralajmëron se disa ushqime mund të përkeqësojnë efektet anësore të lëkurës, duke përfshirë skuqjen dhe puçrrat. Fajtorët më të këqij për këtë janë produktet e qumështit, çokollata, ushqimet e skuqura dhe gjithçka me një indeks të lartë glicemik, i cili është treguar se rrit prodhimin e vajit brenda natës dhe kontribuon në shfaqjen e puçrrave.

“Të hash ushqime të kripura natën vonë mund të bëjë që trupi ynë të mbajë ujë ndërsa përpiqet të shtypë kripën e shtuar dhe tonin e ekuilibrit në sistemin tonë”, thotë Renée Rouleau, një estetist i njohur në Nju Jork.

Nëse vërtet keni nevojë të hani në mbrëmje, dermatologët thonë se qëndroni tek ushqimet organike dhe të papërpunuara, të tilla si frutat e pasura me antioksidues.

Pavarësisht se kur ose çfarë hani, sigurohuni që të bëni një rutinë të mirë të kujdesit për lëkurën mëngjesin tjetër, trajtoni fytyrën tuaj dhe vendosni një dozë të rëndë të kremit diellor, shkruan Real Simple.

Rajoni

Me shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së

Published

on

Këshilli Studentor i UBT-së ka zhvilluar procesin zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të studentëve, në një proces të drejtë, transparent dhe të monitoruar nga autoritetet akademike të institucionit. Me shumicë votash, Vesa Shatri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Studentor të UBT-së, duke marrë besimin e studentëve për të udhëhequr strukturën përfaqësuese të tyre.

Në përbërjen e re të kryesisë, janë zgjedhur këta përfaqësues:

  • Kryetare: Vesa Shatri
  • Nënkryetare: Eliona Kastrati
  • Sekretar: Mal Shehu
  • Këshilli Akademik: Ema Spahija
  • Komisioni për Ankesa: Elena Jashanica
  • Komisioni i Cilësisë: Odesa Mala
  • Komisioni Disiplinor: Rizgjim Sejdiu
  • Komisioni i Etikës: Arianit Hasani

Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga përfaqësues të lartë të UBT-së, përfshirë Prorektorin e UBT-së, Prof. Dr. Binak Beqaj, sekretarin e institucionit, Prof. Dr. Artan Tahiri, këshilltarin në Zyrën e Rektorit, Prof. Dr. Elmi Kelmendi, koordinatoren për Çështje Akademike në UBT, Mirlinda Jashanica, si dhe Ismije Pllana, nga zyra e sekretarit.

Zgjedhja e kryesisë së re vjen me synimin që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të jetës akademike e studentore në UBT. Përfaqësuesit e rinj do të angazhohen për të qenë zëri i studentëve, për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të bashkëpunuar ngushtë me menaxhmentin e institucionit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e re, Vesa Shatri, falënderoi studentët për besimin dhe theksoi angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ndërtuar ura komunikimi të qëndrueshme mes studentëve dhe strukturave drejtuese të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i kërkon KPK-së zbatimin e plotë të reformave: Shteti ligjor, parakusht i domosdoshëm për integrim

Published

on

By

Zyra e Bashkimit Evropian ka njoftuar se në takimin e zhvilluar me Këshillin Prokurorial të Kosovës, u është bërë thirrje të gjithë anëtarëve të tij t’i zbatojnë plotësisht reformat e KPK-së.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se shteti ligjor është parakusht thelbësor për Bashkimin Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të tij që të zbatojnë plotësisht dhe së bashku reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të mbrojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Pas shkarkimit të u.d. së kryeprokurorit Besim Kelmendi dhe përplasjeve brenda KPK-së, Zyra e BE-së dje ka kërkuar takim urgjent me të gjithë anëtarët.

Ndërsa tri organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut të kundërligjshmërisë në KPK.

Për këtë arsye ato kanë kërkuar ndërhyrjen e gjykatës./EO

Continue Reading

Lajmet

​Certifikohet NISMA

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.

Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.

Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

By

Lista Serbe, ka njoftuar se sot më 03.12.2025, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton KosovaPress.

Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua./KP

Continue Reading

Të kërkuara