Lajmet
70% e kandidatëve nuk e kanë kaluar testin për policë, dyshohet se ndikoi sistemi kompjuterik
Nga rreth 11 mijë të rinj sa kishin aplikuar, vetëm 1 mijë e 447 persona e kanë kaluar fazën e parë me shkrim.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPolicia e Kosovës ka shpallur listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë, por krahasuar me numrin e atyre që iu nënshtruan testit online, janë pak ata që e kaluan.
Policia e Kosovës për herë të parë ka aplikuar metodën online të testimit të kandidatëve për zyrtarë policorë, ku nga rreth 11 mijë të rinj sa kishin aplikuar, vetëm 1 mijë e 447 persona e kanë kaluar fazën e parë me shkrim.
E fajtor për krejt këtë rezultat, po thuhet se është testimi online, i cili u aplikua për herë të parë në këtë proces.
Kryetari i komisionit për siguri, Bekë Berisha thotë për KosovaPress, se do t’i propozojë Qeverisë që të përsëris edhe një rekrutim.
“Për të dështuar si proces është problem sepse ata që kanë fituar në këtë proces, kanë mundësi të ankohen, pra nuk mundemi të shkojmë ashtu. Të ulim kriteret nuk bënë ligjërisht, e vetmja formë është dhe do t’i kisha propozuar Qeverisë, që të përsërit edhe një rekrutim dhe testimi të mos bëhet më në formë kompjuterike, sepse ka dështuar ai sistem, ka rënë shpesh herë, edhe pyetjet janë më të lehta për kandidatët”, tha Berisha.
Berisha shton se ka pranuar ankesa të shumta pavarësisht asaj që ky është testi i parë, ndërsa problemi se pse ky test po cilësohet si testi më i dështuar që nga themelimi i këtij institucioni të sigurisë, po del të jenë problemet me sistemin kompjuterik dhe se ka pasur pyetje të vështira.
“Unë kam pranuar shumë ankesa nga kandidatët, ky është vetëm testi i parë, do të thotë aty do të reduktohet numri i atyre që e kanë kaluar testin edhe më tutje sepse do të ketë testime edhe të tjera, dhe e kam ngritur si çështje. Ka pasur ankesa për vonesa në testim, që sistemi kompjuterik ka rënë disa herë, pritjet kanë qenë të gjata, pyetjet kanë qenë të vështira. Andaj e kam treguar si një problem apo shqetësim të atyre kandidatëve”, tha Berisha.
Ndërsa njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, për KosovaPress, tha se ankesat nga kandidatët të cilët iu janë nënshtruar testit janë me arsye, dhe se sipas tij pavarësisht kohës që mund të merr ky progres, është mirë të rishikohet testi.
“Pasi është rasti i parë, duhet të rishikohet mundësia të vlerësohet. Krejt këto ankesa që janë marrë e kanë një arsye të vetën, pra vetë numri i të rënëve në provim gjithësisht atyre që janë diskualifikuar për testime të mëtejme, tregon që është mirë të rishikojmë një mundësi eventuale të rishikimit të saj, edhe pse kjo tash merr kohë për arsye se kjo është krejt në progres, pra çështja e testimeve me shkrim dhe njohurive me shkrim por edhe atyre që pasojnë testimeve fizike. Kështu që duhet realisht ata që kanë vërejte të shtrojnë ankesa dhe të presin procedurën e mëtejme të shqyrtimit”, tha Ibishi.
Ibishi theksoi që përmbajtja e testit nuk ka ndryshuar esencialisht, pasi që është formuluar në njohuri të përgjithshme, megjithatë problem po del të kenë qenë vonesat dhe pengesat teknike që janë hasur gjatë testimit.
“Sido që të jetë përmbajtja e testit nuk ka ndryshuar esencialisht sa kam unë njohuri, pasi që është bërë nga njohuri të përgjithshme dhe specifike. Pra, çështja është vetëm në aspektin teknik i qasjes në plotësimin e testit. Ajo ka qenë metodë me laps, ndërsa kjo është përmes sistemit me kompjuter. Ndoshta krejt kjo qasje ka ndryshuar pak edhe rezultatin edhe kjo ka bërë që një numër i madh gjithësisht të bie në testin e parë të njohurive”, tha Ibishi.
Sipas Policisë së Kosovës, numri i ankesave lidhur me testin për zyrtarë policorë, nuk është edhe aq i madh.
Policia nëpërmjet një përgjigje me shkrim i ka thënë KosovaPress-it, se numri i ankesave të pranuara nga kandidatët është 183.
“Pas publikimit të rezultatit të testit me shkrim me datë 16.03.2022, afati i ankesave ka qenë 5 dite kalendarike pas shpalljes se rezultateve dhe gjatë kësaj periudhe numri i ankesave të pranuara nga kandidatët ka qenë 183. Secila ankesë e pranuar nga kandidatët, e njëjta është shqyrtuar nga komisioni përzgjedhës dhe është marrë vendim për secilën ankesë. Lista meritore e pritjes është 2 vite aktive dhe bazuar në nevojat e Policisë së Kosovës, bëhet plotësim i numrit të nevojshëm nga lista e rangut sipas meritës. Në testin me shkrim për zyrtar policorë kanë marr pjesë 8510 kandidatë, ku prej tyre 1447 kanë kaluar testimin ndërsa të tjerët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë prej 70%. Sipas planifikimeve dhe procedurave pritet të vazhdohet me fazat tjera të testimeve të cilat po ashtu do të bëhen publike dhe transparente”, thuhet në përgjigjen elektronike të Policisë.
Ndryshe, testimi i shkathtësisë fizike fillon nga data 28 mars deri më 30 mars 2022.
Lajmet
Rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
Published
11 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Që nga mbrëmja e së mërkurës, Kosova është përfshirë nga rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore, pasi ditëve të fundit vendi u përball me vërshime të konsiderueshme që shkaktuan dëme në disa zona.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëroi për krijimin e ngricave dhe kushte të rrezikshme në rrugë, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Apelit të IHMK-së iu bashkuan edhe institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila kërkoi respektimin e rregullave të trafikut dhe përdorimin e pajisjeve dimërore.
Ndërkohë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) bëri të ditur se situata me vërshime ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Megjithatë, sipas AME-së, reshjet e borës dhe ngricat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa rajone të vendit.
“Disa rrugë mbeten ende të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në këtë situatë”, thuhet në njoftimin e AME-së të publikuar më 8 janar.
Sa i përket rrezikut nga vërshimet, AME-ja njoftoi se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka nisur të bjerë dhe se aktualisht nuk ka rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja. Sipas agjencisë, janë kryer disa intervenime në komuna të ndryshme, ndërsa situata vlerësohet si e menaxhueshme.
Si masë parandaluese, në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuuar përkohësisht disa familje. Ndërkohë, për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës janë shënuar probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
Autoritetet, po ashtu, kanë vendosur të shtyjnë rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor./REL
Lajmet
Deri në një orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova
Published
11 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare.
Aty bëhet e ditur se pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 90 minuta. Kjo situatë është në pikën kufitare në Jarinjë.
Pritje deri në 1 orë ka edhe në Merdarë, ndërsa 40 minuta janë pritjet tek Dheu i Bardhë.
Lajmet
Sot nis numërimi i fletëvotimeve të fundit nga diaspora
Published
11 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Sot në Kosovë pritet të arrijnë edhe 3,185 pako të fundit me fletëvotime të ardhura nga diaspora, të tërhequra nga kutitë postare në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.
Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se numërimi i tyre pritet të nisë sonte rreth orës 19:00, pas procesit të verifikimit.
“Fillimisht, këto pako do të përfshihen në procesin e vlerësimit dhe verifikimit, me qëllim të vërtetimit nëse të njëjtat janë dërguar nga votuesit e regjistruar jashtë Kosovës dhe pastaj, fletëvotimet e aprovuara do të numërohen. Planifikojmë që numërimi të fillojë sonte rreth orës 19:00”, tha Elezi.
Sipas tij, “numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”.
Elezi ka treguar se me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme të shpall rezultatin përfundimtar, por ky institucion duhet të presë të kalojë afati për ankesa të mundshme në administrimit e numërimit.
“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tregoi Elezi./EO
Lajmet
Arrestime nëpër Kosovë, BKS thotë se denoncoi shkeljet e dyshuara
Published
13 hours agoon
January 8, 2026By
UBTnews
Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë duke realizuar një aksion në disa rajone të Kosovës.
Byroja Kosovare e Sigurimeve tha se sa i përket këtij aksioni ai është iniciuar nga vetë byroja në cilësinë e palës së dëmtuar “rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm”.
Ish-zyrtar të kësaj byroje është raportuar se janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm.
“Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Byrosë për transparencë, integritet institucional dhe mbrojtje të interesit publik, pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, BKS ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore, duke i adresuar gjetjet përkatëse tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë”, tha BKS-ja.
BKS-ja shtoi se ka vënë në dispozicion autoriteteve të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha më herët për Radion Evropa e Lirë se cak i këtij aksioni janë “mbi 40 të dyshuar, në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës”.
Betimi për Drejtësi – ueb-faqe e specializuar për fushën e sundimit të ligjit – duke u thirrur në burime raportoi se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.
Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha. Ata dyshohen se u kanë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve, në vlerë prej mijëra eurosh. Ky medium mëson se nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në para të gatshme.
Raportohet se aksioni po zhvillohet lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomike”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim të dokumentit”.
Në këtë aksion thuhet se janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe policëve./REL
Rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
Deri në një orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova
Sot nis numërimi i fletëvotimeve të fundit nga diaspora
Arrestime nëpër Kosovë, BKS thotë se denoncoi shkeljet e dyshuara
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji
SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare
Evakuohen 15 familje në Mitrovicë
100 qytetet me ushqimin më të mirë në botë
25 divorcet të shtrenjta në histori
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
