Lajmet
”70 për qind e rasteve të grave të vrara kryhen nga familjarët”
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga misioni i OSBE-s në Kosovë me temën për sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat në familje.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiRreth 70 për qind e rasteve të grave të vrara janë kryer nga një anëtar i familjes dhe me armë zjarri. Vetëm në dy javët e fundit janë vrarë dy gra, dhunuar dy të mitur, tri gra janë dhunuar, dhe ka ndodhur një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga misioni i OSBE-s në Kosovë me temën për sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat në familje.
Shefi i këtij misioni në Kosovë, Michael Davenport ka thënë se parlamenti ka bërë një hap të madh kur ka votuar Konventën e Stambollit, por koha është që ligji të finalizohet.
“Mesazhi i OSBE-së gjatë kësaj fushate është që t’i japim fund tani dhe të bashkohemi për të luftuar dhunën kundër vajzave dhe grave. Dhe sot fokusi ynë është në mënyrë specifike në qasjen për drejtësi për viktimat e dhunës në familje. Të gjithë ne jemi tmerruar nga rastet e tmerrshme të vrasjeve këtu në Prishtinë gjatë javëve të kaluara. Dhe duke ju falënderuar Policisë së Kosovës, shifrave që na i kanë dhënë ata, mund të them se gjatë dy javëve të fundit në Kosovë ka qenë një vrasje e gruas, dy dhunime ndaj të miturve, tre dhunime ndaj grave, dhe një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren. Të gjitha këto duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne, për të dyfishuar përpjekjet tona për të luftuar këtë fenomen dhe për të çrrënjosur dhunën në familje një herë e përgjithmonë”, ka thënë ai.
Rastet e fundit të vrasjeve të grave, siç tha Davenport, tregojnë nevojën për ngritjen e vetëdijesimit dhe nevojën thelbësore për të kundërshtuar qëndrimet diskriminuese.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë është e përkushtuar që të mbështes partnerët tanë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në ndërtimin e politikave, në ndërtimin e kapaciteteve dhe në këmbimin e praktikave më të mira. Dhe unë zotohem se do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të përmirësuar bashkëpunimin dhe komunikimin mes tyre, për të siguruar një reagim profesional dhe me qendër viktimën… Është vërejtur se edhe në rastet e fundit që kanë ndodhur në Prishtinë që posedimi i armëve të lehta dhe të vogla është në mesin e faktorëve të tjerë që shumë shpesh të dhunës kundër grave, tragjikisht duke përfunduar me vrasjen e grave. Rreth 70 për qind të vrasjes së grave janë nga një anëtar i familjes, duke përfshirë një armë të zjarrit”, ka shtuar Davenport.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se dhuna në familje po shënon rritje. Sipas tij, MPB ka ngritur kapacitetet dhe policët janë të trajnuar e certifikuar për hetimin dhe trajtimin e dhunës në familje.
“Dhuna në familje për fat të keq po pëson rritje, me ç’rast vetëm për periudhën janar-tetor 2022 kemi 2333 viktima, 1901 prej të cilëve janë gra e vajza. Ky është një realitet i hidhur që po ndodhë në vendin tonë, por është edhe kambanë alarmi se angazhimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet, masat dhe veprimet e deritanishme nuk po mjaftojnë dhe duhet të avancojnë në mënyrë që të gjithë ne të jemi më efikas në parandalim dhe në reagim në rastet e cenimit të jetës së vajzave dhe grave tona. Në rastin e Hamide Magashit vërtetohet që ka pasur mungesë të koordinimit dhe neglizhencë në rastet me të cilat e ndjera është ballafaquar”, ka thënë Gashani.
Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se trajtimi më i mirë për gratë është parandalimi i rasteve të dhunës.
“Forma kryesore mbi të cilën është e nevojshme që të koncentrohemi është parandalimi i rasteve të dhunës dhe për këtë jemi të bindur që do të kenë efekt ndryshimet e fundit që kemi ndërmarrë me Kodin Penal dhe me atë Procedurës Penale, në rastet kur një person shpallet fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo të dhunës seksuale. Këto ndryshime për personat fajtor përfshin këto masa: u ndalohet punësimi në institucione publike, kandidimi në pozita në nivel qendror dhe lokal, nuk do të zbatohen rrethanat lehtësuese për dhunuesit, trajtimi i lëndës nuk zgjat më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve publikohen në faqen zyrtare të KGjK-së”, tha Sallahu.
Vetëm prej fillimit të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore janë vrarë dy gra. Në të dy rastet, dyshohet se bashkëshortët e tyre ua morën jetën.
Lajmet
27 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Published
43 minutes agoon
December 2, 2025By
UBT News
Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Ata u vranë më 2 dhjetor 1998 nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së Studentore në Prishtinë.
Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës.
Hyzri Talla ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Maliqi– gazetar, eseist dhe poet, si dhe Ilir Durmishi ishte ushtar i shquar i UÇK-së./S.K/KP/
Lajmet
Administrata e presidentit Trump apel Izraelit: Mos ndërhyj në Siri
Published
1 hour agoon
December 2, 2025By
UBT News
Administrata e Presidentit Donald Trump i ka bërë apel Izraelit që të mos ndërhyjë në Siri teksa kjo pritet të jetë një nga temat kryesore gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, e cila do të mbahet këtë muaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi paralajmëron Izraelin të mos ndërhyjë në Siri dhe ky qëndrim i Trumpit vjen disa ditë pasi trupat izraelite u sulmuan gjatë një operacioni arrestimesh në Siri, duke shkaktuar përleshje në të cilat u vranë 13 persona, sipas raporteve siriane.
Rrjeti “Channel 12” citon një zyrtar amerikan që thotë se Siria nuk dëshiron probleme me Izraelin, dhe se situata nuk është si Liban, por paralajmëron se Netanyahu duhet të ndryshojë kursin përpara se të kthejë regjimin e ri në Siri në një armik të Izraelit.
Zyra e Netanyahut njoftoi vizitën e ardhshme, një ditë pasi ai kërkoi falje në gjyqin e tij për korrupsion nga presidenti Herzog, një lëvizje që Trump e mbështet gjithashtu.
Në fund të këtij viti pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad-it në dhjetor 2024, administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe po përpiqet të integrojë udhëheqësin e ri, Ahmed al-Sharaa, në një koalicion pro-perëndimor, duke synuar paqe rajonale dhe zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, transmeton RTSH.
Izraeli, nga ana tjetër, ka vazhduar bombardimet dhe operacionet në Siri për të parandaluar kërcënimet, duke shkaktuar frikë se po destabilizon qeverinë e re siriane./S.K/KP/
Lajmet
Dita Botërore kundër Skllavërisë, mbi 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne
Published
1 hour agoon
December 2, 2025By
UBT News
Sot shënohet Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.
Kjo ditë përkon me datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).
Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) më shumë se 40 milionë njerëz në të gjithë botën janë viktima të skllavërisë moderne.
Edhe pse skllavëria moderne nuk është e përcaktuar në ligj, ajo përdoret si një term ombrellë që mbulon praktika të tilla si puna e detyruar, skllavëria e borxhit, martesa e detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Në thelb, i referohet situatave të shfrytëzimit që një person nuk mund të refuzojë ose të largohet për shkak të kërcënimeve, dhunës, shtrëngimit, mashtrimit ose abuzimit të pushtetit.
Për më tepër, më shumë se 150 milionë fëmijë i nënshtrohen punës së fëmijëve, duke përbërë pothuajse një në dhjetë fëmijë në të gjithë botën. Rreth 40.3 milionë njerëz janë në skllavëri moderne, përfshirë 24.9 në punë të detyruar dhe 15.4 milionë në martesë të detyruar. Ka 5.4 viktima të skllavërisë moderne për çdo 1.000 njerëz në botë, ndërsa 1 në 4 viktima të skllavërisë moderne janë fëmijë.
Nga 24.9 milionë njerëz që kryejnë punë të detyruar, 16 milionë njerëz janë shfrytëzuar në sektorin privat siç janë puna shtëpiake, ndërtimi ose bujqësia; 4.8 milion njerëz në shfrytëzim seksual të detyruar dhe 4 milionë njerëz në punë të detyruar të imponuar nga autoritetet shtetërore.
Gratë dhe vajzat preken në mënyrë disproporcionale nga puna e detyruar, duke përbërë 99% të viktimave në industrinë e seksit tregtar, dhe 58% në sektorë të tjerë./S.K/KP/
Lajmet
KFOR: Ushtarët po i vazhdojnë patrollimet natë e ditë në veri
Published
1 hour agoon
December 2, 2025By
UBT News
Ushtarët e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta të ditës dhe natës, duke siguruar një prani konstante, të qëndrueshme dhe siguruese si në veri të Kosovës ashtu edhe në gjithë zonën e përgjegjësisë.
Sipas njoftimit, personeli i KFOR-it mbetet vigjilent, duke ruajtur ndërgjegjësimin situativ dhe duke nxitur stabilitetin anembanë rajonit.
“Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet nw njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./S.K/KP/
Maratona e Vlorës mbledh 400 vrapues nën moton “Vrapojmë për Pavarësinë”
Ylli i serialit “Home Improvement”, Zachery Ty Bryan, është arrestuar sërish
KQZ mblidhet sot për të vendosur rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit
27 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Gabimet që duhen shmangur kur kujdeseni për lulet në shtëpi
Nvidia investon 2 miliardë te Synopsys
Administrata e presidentit Trump apel Izraelit: Mos ndërhyj në Siri
Dita Botërore kundër Skllavërisë, mbi 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne
KFOR: Ushtarët po i vazhdojnë patrollimet natë e ditë në veri
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
