Kronikë e zezë

​35-vjeçarja e vrarë mbrëmë ka pas urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj, ndaj të dyshuarit kishte aktakuzë

Në njoftim thuhet se kërkesa për lëshimin e urdhrit të mbrojtes ishte bërë më 8 shtator të këtij viti.

Published

on

Gjykata Themelore e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares e cila u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së. Në njoftim thuhet se kërkesa për lëshimin e urdhrit të mbrojtes ishte bërë më 8 shtator të këtij viti.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, lidhur me rastin që ka ndodhur mbrëmë me datë 30.11.2022, në oborrin e QKUK-së, ku i dyshuari S.H. dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë H.M, lidhur me këtë ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në bazë të dhënave nga Sistemi Informativ për Menaxhimin e Lëndëve SMIL, janë të evidentuar këto të dhëna. Me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje.

Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2022. Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës.

Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë.

Me datë 10.08.2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M. Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet. Gjykata në afatin prej 30 ditëve konform nenit 245, 249 dhe 250 të KPP-së, i ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Mbrojtësi i të pandehurit S.H. me datë 26.09.2022 ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Gjykata me datë 18.11.2022, ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësi të pandehurit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Kronikë e zezë

Dy raste të posedimit të paligjshëm të armëve në Kamenicë dhe Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka evidentuar dy raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Kamenicë dhe Prizren.

Në Kamenicë, më 27 shtator policia ka kryer bastisje në banesën e një të dyshuari mashkull kosovar, me vendim të prokurorit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tre doza me plumba. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetim të mëtejshëm.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Korishë të Prizrenit, po më 27 shtator.

Gjatë një bastisjeje në kulmin e shtëpisë së një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të dy rastet po hetohen nga autoritetet përkatëse.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Dosja 23”: Arrestohen 9 persona në Zubin Potok të dyshuar për krime lufte

Published

on

By

Në kuadër të një operacioni të koduar “Dosja 23”, Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën nëntë persona në komunën e Zubin Potokut, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të gjithë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të dyshuarit e ndaluar nga ky aksion janë personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. Operacioni është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ekzekutuar urdhër-kontrollet në disa lokacione të ndryshme në territorin e Zubin Potokut.

Gjatë realizimit të bastisjeve, zyrtarët policorë kanë sekuestruar si prova materiale rreth 23,000 euro dhe rreth 60,000 dinarë serbë para të gatshme, një armë të gjatë, një pushkë gjuetie, katër predha, si dhe fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe të pushkës së gjuetisë. Po ashtu, janë konfiskuar dy libreza ushtarake, nëntë telefona celularë dhe prova e materiale të tjera relevante që ndërlidhen me rastin.

Përmes kësaj komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë riafirmuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre të plotë në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulmohet një person në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është sulmuar fizikisht të dielën mbrëma në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 shtator 2026,ku viktima, një mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar nga një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara