Lajmet

​32 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës

RTP ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës.

Published

on

Më 5 korrik 1990, forcat serbe me urdhër të Qeverisë së tyre ndaluan transmetimin e Radio Televizionet të Prishtinës.

RTP ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë.

Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do të kalonin 19 vjet derisa Televizioni i Prishtinës të fillonte transmetimin në vitin 1974. Ndërsa u mbyll në vitin 1990 për shkak të masave të dhunshme nga ish-regjimi.

Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë.

Në fillim të vitit 1974 TVP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e mandej dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.

Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi. Në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi. Në objektin e RTP-së sot, punon Radio Televizioni Publik i Kosovës. 

Lajmet

Osmani dhe ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës pas luftës, vdiq më 21 janar 2006. Ai ishte një lider pacifist dhe diplomat, i njohur për angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe udhëhoqi vendin gjatë periudhës së administratës ndërkombëtare (UNMIK), duke kontribuar në krijimin e kushteve për shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

Continue Reading

Lajmet

​Vrasje në tentativë në Gjakovë, rasti po hetohet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Gjakovë.

Sipas policisë dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë me veturë, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur disa gëzhoja.

“Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

KQZ-ja sot mban mbledhje

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës ku në rend dite janë katër pika.

Sipas KQZ-së ndër pikat që pritet të shqyrtohen janë miratimi i rekomandimit për pranimin dhe vlerësimin e dërgesave postare në institucionin e Avokatit të Popullit.

Poashtu do të shqyrtohet edhe miratimi i planit të prokurimit 2025.

Continue Reading

Lajmet

21 janari, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron

Published

on

By

Këtë të martë shënohen 14 vite nga protesta e 21 janarit e cila doli jashtë kontrollit dhe në momentet e mbylljes së saj u vranë 4 persona ndërsa u dhunuan shumë të tjerë.

Protesta e 21 janarit 2011 u thirr pas videos së famshme të Zv. Kryeministrit Ilir Meta me ministrin Dritan Prifti.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale në këtë 14-vjetor me një status në rrjete sociale me shprehjen ‘drejtësia vonon por nuk harron’.

Statusi i Ramës

21 Janar🌹
“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…
——————————————————————————————————
Kujtojmë që Gjykata e Strasburgut i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, edhe pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Në 21 janar 2011 mbetën të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa prokuroria e Tiranës çoi të pandehur ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite.

SPAK ka nisur marrjen në pyetje për dosjen e 21 janarit, ku deri më tani janë pyetur ish-drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron Kuliçaj, deputeti i PS, Xhemal Qefalia, si edhe Saimir Tahiri.

Continue Reading

Të kërkuara