Lajmet

​24 vjet nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt

Tetë shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre atë ditë nga forcat serbe dhe u vranë në një vend të njohur si Te Pishat.

Publikuar

Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars të vitit 1999.

Pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serbë të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve, duke i ndarë më pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar te pishat dhe atje i kishin ekzekutuar.

Tetë shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre atë ditë nga forcat serbe dhe u vranë në një vend të njohur si Te Pishat.

Të njëjtën ditë në Skenderaj, 29 civilë të tjerë shqiptarë u vranë ose u zhdukën pa gjurmë.

Lajmet

Trupi i pajetë i Raisit mbërrin në Teheran

Publikuar

nga

Trupi i pajetë i presidentit iranian, Ebrahim Raisi ka mbërritur në Teheran si pjesë e ceremonive funerale të planifikuara për disa ditë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Sipas pamjeve të publikuara nga media shtetërore, një vend në aeroplanin presidencial ka mbetur bosh, i mbuluar vetëm me leckë të zezë dhe një foto e Raisit të vendosur mbi të.

Kortezhi i varrimit do të vazhdojë në qytetin e shenjtë shiit të Qom të martën pasdite, ku lutjet janë planifikuar në faltoren Fatima Masumeh./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qeveria vendos për emërimin e një komisioni që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të AME-së

Publikuar

nga

Qeveria e ka miratuar një vendim për emërimin e një komisioni ‘ad hoc’ që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Komisioni përbëhet prej pesë anëtarëve.

Kryeministri Albin Kurti nuk foli për përbërjen e këtij komisioni, por tha se ai do të angazhohet “për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tregoi se MPB-ja ka hapur rekrutimin për këtë pozitë.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur rekrutimin për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në pajtim me legjislacionin në fuqi, me të cilin komisioni ‘ad hoc’ do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në ligjin për zyrtarët publikë dhe rregulloren për procedurën e pranimit në shërbimin civil”, tha ai.

Kjo ishte pika e fundit e rendit të ditës, e cila nuk u përmend në faqen e Zyrës së Kryeministrit. Ky propozim-vendim është futur në pikën “të ndryshme”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme

Publikuar

nga

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka cilësuar të padobishme aksionin e Policisë së Kosovës në veri të hënën, për mbylljen e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore.

Në një konferencë për media të martën, Stano ka thënë se Bashkimi Evropian do të dalë me reagim së shpejti për ngjarjen.

“Ka qenë ngjarje shumë e padobishme. Reagimi jonë zyrtar do të lëshohet herët pasdite”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka mbyllur të hënën gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri, të cilat kanë vepruar ilegalisht që nga paslufta. Në to u konfiskuan rreth 1.6 milionë euro.

Përmes Bankës Kursimore distribuohen pagat, pagesat për skemat sociale dhe beneficionet tjera që Serbia i ndan për serbët e Kosovës në dinarë.

E aksioni u ndërmor pak ditë pasi dështoi edhe takimi i shtatë në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket dinarit në mesin e komunitetit serb.

Sipas rregullores së BQK-së, që u miratua në shkurt të këtij viti, valuta me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme është vetëm euro.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Arifi e quan propagandë mbi tragjedi njerëzore përfshirjen e Kurtit në rastin e Enver Sekiraqës

Publikuar

nga

Ish-përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund të përfitoj nga rasti i arratisjes së Enver Sekiraqës. Sipas Arifit, Kurti duhet të merret me çështjet e dështimit në KE dhe jo përfshirjes në gjyqësor.

“Propaganda ma e poshtër është propaganda që për të përfituar politikisht propagandon mbi dhimbjet e tragjedive njerëzore. Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt. Por mendon se mund të përfitoj nga arratisja e Enver Sekiraqës. Albini duhet të dijë se gjyqësori është i ndarë nga ekzekutivi. Albini le të tregoj se pse i dënoj 2 milion qytetarë të Kosovës nga anëtarësimi në KE. Këtë dështim le ta sqaroj sepse kjo është kompetencë e tij e sa i përket gjyqësorit duhet ta harrojë idenë se komesarët e tij politikë nga byroja e VV do të vendosin çka është drejtësi e padrejtësi”, ka shkruar Arifi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara