Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur të tjerët i pëlqejnë gatimet e tua. Askush nuk mund t’ia kalojë aromës së bukës së sapo bërë në shtëpi, por përgatitja e saj kërkon një mjeshtëri që nuk e di çdokush.
Ndonjëherë brumi nuk fryhet mjaftueshëm, herë të tjera del i lagësht ose korja e bukës bëhet shumë e fortë. Të gjitha këto probleme lidhen me hapat e përgatitjes së brumit të bukës, dhe ne do t’ju mësojmë disa metoda për t’i shmangur ato.
Mielli që keni përdorur, për rezultate më të mira, përdorni miellin e bardhë që ndryshe njihet si mielli i bukëpjekësve, ai përmban më shumë proteina që mundësojnë që brumi i bukës të ketë elasticitetin e duhur, e nëse nuk gjeni miell për bukë, mund të përdorni të thjeshtin.
Temperatura e uji, nëse uji është i nxehtë, nuk do të veprojë me majanë e bukës dhe kështu brumi nuk do të fryhet në rastin kur uji është më i ftohtë seç duhet, brumit i duhet më shumë kohë që të fryhet.
Kripa elementi kryesor, kripa arrin të forcojë brumin dhe nuk e lejon të lëshohet gjatë pjekjes, siguroheni që mielli e majaja të jenë përzierë mirë para se të hidhni kripën.
Duhet të zgjidhni majanë e duhur, zakonisht majaja që përdoret për përgatitjen e bukës është ajo e thata e cila gjendet lehtë në markete, por nëse keni kohë që e keni blerë majanë, është më mirë që ta përzieni me pak sheqer dhe 125 ml qumësht të vakët. Lëreni të pushojë 5 minuta dhe të shihni nëse ka krijuar një ajkë në sipërfaqe. Shtoni këtë përzierje tek mielli e vazhdoni me hapat e recetës.
Punimi i brumit, është një nga fazat më të rëndësishme të përgatitjes së brumit, kjo e bën të mundur që majaja të përhapet mirë, punoni brumin me të dyja duart duke e shtypur e palosur derisa të jetë i lëmuar dhe elastik.
Pjekja e bukës, është e rëndësishme që furra të jetë e ngrohur në temperaturën që përcaktohet në recetë. Duhet të jetë e ngrohtë mjaftueshëm sa bulëzat e ajrit që gjenden tek brumi të fryhen. Prandaj sigurohuni që të ndiqni këshillat e recetës së bukës./UBTNews/