Lajmet

​20-vjet jetë parlamentare, KDI: 5 legjislatura me rregullore të vjetruar të punës

KDI ua rikujton përfaqësuesve të zgjedhur se Kuvendi i Kosovës përgjatë kësaj dekade është përballur me sfida serioze.

Published

on

Sot kur po shënohet 20-vjetori i konstituimit të Legjislaturës së Parë të Kuvendit të Kosovës së pasluftës, KDI kërkon nga përfaqësuesit e zgjedhur që të përkushtohen për rritjen e efikasitetit të punës së Kuvendit duke miratuar Rregulloren e Re të Punës që do të përmbyllte një debat të stërzgjatur prej më shumë se një dekade.

Më 29 prill, 2010 Legjislatura e III-të e Kuvendit, në përputhje me nenin 76 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës pati miratuar Rregulloren e parë të punës. Deri në atë kohë, Kuvendi i Kosovës, funksionimin e tij të brendshëm e rregullonte me Rregulloren e punës të dalë nga Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut.

“Sot, 11 vite pas, Kuvendi ende nuk ka arritur të nxjerrë një rregullore të re dhe më të avancuar, ndonëse praktikat parlamentare rekomandojnë që secila legjislaturë në fillim të punës së saj të përditësojë atë për t’iu përshtatur kontekstit politik dhe shoqëror. Përpjekjet e legjislaturave paraprake për të miratuar Rregulloren e re nuk kanë rezultuar të suksesshme për shkak të mungesës së konsensusit të grupeve parlamentare lidhur me përmbajtjen e saj dhe krizave politike të njëpasnjëshme nëpër të cilat është futur vendi”, thotë KDI.

KDI ua rikujton përfaqësuesve të zgjedhur se Kuvendi i Kosovës përgjatë kësaj dekade është përballur me sfida serioze të cilat kanë cenuar funksionimin normal të tij dhe kanë penguar përmbushjen e mandatit të tij kushtetues.

“Mungesa e kuorumit për vendimmarrje, mospjesëmarrja e rregullt e deputetëve në punime, përdorimi i praktikave dhe gjuhës joparlamentare, mbikëqyrja e dobët parlamentare, dështimi në përmbushjen e agjendës legjislative dhe organizimi i dobët i punës janë vetëm disa prej sfidave me të cilat po përballet Kuvendi për një kohë të gjatë”, vijon KDI.

KDI është e bindur që një pjesë e mirë e sfidave do të mund të tejkaloheshin me Rregulloren e re e cila do të përmbante rregulla të brendshme më efikase të cilat do të adresonin defektet e shfaqura.

KDI e vlerëson mbështetjen që deputetët e legjislaturës aktuale, kryetari i Kuvendit dhe grupet parlamentare po i japin procesit të draftimit të Rregullores së re. Duke qenë se grupi punues për Rregulloren e re është në përmbyllje të punës së tij, KDI kërkon që ajo të procedohet sa më parë në votim në mënyrë që sesioni i ardhshëm parlamentar të funksionojë me rregullat e praktikat më të mira të cilat do të vinin në pah gjithë potencialin e Kuvendit, e me këtë do të përmirësohej jeta parlamentare në Kosovë.

E gjithë kjo, sipas KDI, do të përkthehej në ligje më cilësore, mbikëqyrje më efektive të punës së qeverisë dhe përfaqësim më dinjitoz të interesave të qytetarëve të vendit.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara